Kanceri dhe dhimbja

Zakonisht, kanceri shfaqet dhe zhvillohet në heshtje, pa shfaqur asnjë ndjenjë dhimbje, kjo është dhe arsyeja përse diagnostikohet me vështirësi. Kanceri në vetvete nuk është i dhimbshëm, mund të shkaktoj dhimbje vetëm në rast se shkakton presion apo ndonjë çrregullim në disa pjesë të trupit. Dr. Sllavica Kraleva, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se dhimbja shfaqet atëherë kur tumori apo metastazat  vijnë në kontakt apo nëse depërtojnë në ndonjë pjesë të ndjeshme të trupit.

Sëmundja e arteries karotide – një arsye e shpeshtë për shfaqjen e sulmit në tru

Dëmtimi i artereve të mëdha në qafë, të cilat e furnizojnë trurin me gjak, është një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së infarktit në tru.  Dr. Zharko Hristovski , kardiolog intervent  këshillon se në spitalin klinik “Acibadem Sistina” si në asnjë vend tjetër të rajonit, ekziston mundësia e përqasjes së integruar  me pjesëmarrje konsultative të shumë ekspertëve  për zgjedhjen e mënyrës së vërtetë dhe të duhur të vendosjes së diagnozës,  dhe për kryerjen e shqyrtimit të plotë të sëmundjeve të tjera shoqëruese, në përputhje me standardet më të larta botërore, duke ndjekur rekomandimet dhe duke zbatuar trajtimet më bashkëkohore të sëmundjes së arterieve karotide.

10 ushqimet të cilat janë të ndaluara për fëmijët deri në moshën dy vjeçare

Stomaku i ndjeshëm i fëmijëve nuk pranon çfarëdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sitemit digjestiv bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara gjatë muajve të parë të jetës së tij. Nga ana tjetër, qumështi i nënës është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat ushqyese të fëmijës. Megjithatë, pas 6 muajsh, fëmija ka nevojë për ushqime të tjera shtesë, të cilat prindërit i përgatisin ato sipas rekomandimit të mjekut pediatër dhe zakonisht përgatitin një program ditor apo javor të këtyre ushqimeve për fëmijët e tyre.

Gjatë dhimbjeve të barkut mos pini ilaçe – konsultohuni me mjekun

Tek 80% e rasteve, inflamacioni i apandesitit fillon me dhimbje në pjesën e sipërme të abdomenit, e cila pas një periudhe kohore të caktuar kjo dhimbje zberet në pjesën e poshtme në anën e djathtë të barkut. Dr. Alen Jovçevski, kirurg abdominal këshillon: në rast se keni dhimbje në bark, të konsultoheni me mjekun dhe të mos pini ilaçe të cilat mund ta bëjnë më të vështirë diagnostikimin e apandesitit.

Trajtimi i artritit reumatoid

Me terapinë medikamentoze për artrit reumatoid mund të ngadalësohet përparimi I sëmundjes.  Trajtimi kirurgjik mund të kryhet tek pacientët të cilët kanë dëmtim të rëndë të kyçeve (nyjeve). Në rastet kur është e pamundur që të bëhet operacioni biologjik i kockave dhe indeve të buta, atëherë kryhet artroplastika apo zëvëndësimi i plotë i kyçeve, zakonisht i kyçeve më të mëdha.

Hidroterapia

Hidroterapia ose e quajtur ndryshe si terapia e ujit, është një metodë trajtimi  gjatë të cilës përdoret efekti i favorshëm i ujit (të ftohtë, të nxehtë, avullit të ujit) mbi gjendjen e përgjithshme të organizmit.  Efekti terapeutik i ujit vijon nga Romakët e lashtë, kur edhe natyralistët si Galen dhe Celsius kanë lënë dokumentin e parë të shkruar mbi efektet e ujit të ftohtë dhe të nxehtë mbi organizmin.

Divorci dhe fëmijët – si ti ndihmoni ata pas ndarjes

Divorci ndodh ndërmjet të rriturve, por me humbjen e martesës mund të shfaqen efekte të thella tek fëmijët.  Ndihmoni fëmijën tuaj të mbajtur një marrëdhënie të fortë dhe ta ruaj dashurinë për prindin tjetër, pasi mbështetja e të dy prindërve është rruga më e mirë dhe më e padëmshme që fëmija juaj të mund ti pranojë sfidat e divorcit.

Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, ju jep disa këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj:

Studimet thonë – dashuria ndodh në tru dhe jo në zemër

Egjiptjanët e lashtë besonin se zemra është një burim i shpirtit, emocionit dhe personalitetit. Aristoteli gjithashtu ka besuar se zemra është një burim i inteligjencës, lëvizjes dhe ndjesisë.  Gjatë gjithë historisë, edhe sot e kësaj dite zemra është sinonim i parë kur bëhet fjalë për dashurinë. Por studime të shumta kanë treguar se dashuria është një emocion i ndërlikuar i shkaktuar nga 12 pjesë të veçanta të trurit.

Kanceri – diagnoza dhe trajtimi

Sëmundjet malinje janë një problem shëndetësor serioz. Duke pasur parasyshë faktin se tek një në tre persona mund të zhvillohet kancer, do të thotë se çdo familje mund të jetë e prekur nga kjo sëmundje. Disa lloje të kancerit mud të jenë shkak i shfaqjes së më shumë simptomave, siç është ndryshimi i lëkurës, ndryshimi i gjinjve, shfaqja e ndonjë gjendre apo kokërre në ndonjë pjesë të trupit, kolla e vazhdueshme e cila nuk ndalet për një kohë të gjatë, gjaku në urinë apo në jashtëqitje, humbja e peshës trupore në mënyrë të pashpjegueshme, probleme me ushimin, humbja e oreksit, dhimbje barku, ethe dhe djerësitje gjatë natës. Sipas Dr. Sllavica Kralevës, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, këto simptoma jo gjithmonë lidhen me kancerin, pasi ato mund të shfaqen edhe gjatë sëmundjeve beninje.

Trajtimi mikrokirurgjikal i hernies diskale lumbale

Discektomia është një procedure kirurgjike e cila nënkupton heqjen e dëmtuar të diskut. Ky dëmtim shkakton irritim dhe presion mbi nervat përreth, kjo është dhe arsyeja përse pacientët ndjejnë dhimbje, ngurtësim apo dobësi. Simptomat mund të shfaqen në pjesën e poshtme të shpinës, ose në pjesën e këmbëve. Pjesa më e madhe e personave të cilët i ndjejnë këto simptoma, mund të çlirohen prej tyre me anë të trajtimit konzervativ – me ilaçe ose me terapi fizikale.