Gjithnjë dhe më shumë të rinj diagnostikohen me kancer të zorrës së trashë

Gjëja më e rëndësishme është që pacientët të diagnostikohen në fazë të hershme të sëmundjes, ku vetë trajtimi kirurgjik dhe mënjanimi i zorrës së trashë e cila është e sëmurë, tek një  numër i madh pacientësh ka të bëj me shërimin e përhershëm, shprehet Prof. Dr. Vasko Vasilevski specialist në gastroheteropatologji, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Roli i PET/KT në diagnostikimin e kancerit

PET/KT është një nga teknikat më efektive të imazheve të cilat janë të disponueshme në ditët e sotme. PET (Positron emission tomography) është teknika e imazhit e cila shfaq ndryshimet funksionale të organeve dhe indeve në metabolizmin e trupit e njeriut. Kjo metodë e kombinuar me KT (tomografi kompjuterike) siguron informacione të detajuara anatomike. PET/KT përdoret veçanërisht në onkologji për identifikimin e tumoreve, për përcaktimin e shkallës së tumorit, për planifikimin e radioterapisë, si dhe për vlerësimin e e përgjigjes apo reagimit nga marrja e terapisë.

Koliti ulçeroz dhe sëmundja kron (Crohn)

Mjekimi pothuajse gjithmonë fillon me trajtim mjekësor.  Në rastet e formave më të rënda të sëmundjes, të cilat nuk reagojnë ndaj trajtimeve biologjike të reja dhe trajtimeve konvencionale, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik.  Ai mund të jetë elektiv (i planifikuar) dhe urgjent në rastet e rënda dhe të komplikuara. Përveç trajtimit mjekësor, një pjesë e rëndësishme e trajtimit është regjimi dietik, aktiviteti fizik, reduktimi i stresit, shprehet Dr. Dimitar Trajkov, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Çfarë pas diagnostikimit të kancerit të gjirit

Diagnoza e kancerit të gjirit është ajo të cilës i frikësohen pothuajse të gjitha gratë. Shkaku i frikës është një statistikë e cila tregon se kanceri i gjirit është diagnostikuar tek një nga tetë gra. Sikurse tek çdo sëmundje malinje, edhe në rastin e kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm zbulimi në kohë i sëmundjes.  Pacientet të cilat gjenden në fazën e parë dhe të dytë të sëmundjes, atëherë kur kjo sëmundje është e lokalizuar në gji dhe ka prekur  një numër të vogël të nyjeve limfatike rajonale, kanë më shumë mundësi për shërim në krahasim me pacientet të cilat gjenden në fazë të avancuar, shprehet Dr. Deva Petrova, onkologe  në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  Përveç  ekzaminimit të rregullt, sa herë që gratë të ndjejnë ndryshime lidhur me gjendjen e gjirit si: skuqje, ngurtësim (kokërr) në gji  apo në sqetull, tëheqje nga brenda të sipërfaqes së lëkurës së gjirit, tërheqje nga brenda të thithës së gjirit, apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës së gjirit, duhet patjetër të paraqiten tek mjeku.

10 pyetje dhe përgjigje në lidhje me veshkat

Veshkat përpunojnë 200 litra gjak në ditë, ndërkohë që “produkti” i tyre përfundimtar  është  1.5 litër  urinë. Veshkat janë “stacioni “ i përkryer për filtrimin e gjakut dhe çlirimin e trupit nga toksinat e shumta.  Për pyetjet më të shpeshta në lidhje me reagimin e veshkave, përgjigje morëm nga Dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog.

Çfarë duhet të bëni në rast se fëmija juaj pëson konvulsion febril

Fëmija juaj është me  ethe dhe papritur përjeton konvulsion febril (lëvizje të pakontrolluara  në të gjithë trupin në formë ngërçesh). Në këto momente jeni të tmerruar  pasi edhe shikimi i fëmijës duket i humbur dhe kjo ju shkakton një gjendje paniku. Është mëse e vërtetë që kjo gjendje e njohur si “konvulsion febril” është një nga eksperiencat më të këqija që kanë përjetuar shumë prindër.

Kontrollet e detyrueshme të cilat duhet ti kryej çdo grua

Mënyra moderne e të jetuarit tek grave, bën që ato të jenë të suksesshme në punë, të jenë nëna të suksesshme, bashkëshorte të mira, dhe në jetën e tyre të përditshme janë të pashmangshme punët dhe dekorimin e shtëpisë. “Super gratë” në ditët e sotme  japin maksimumin për kujdes dhe sukses ndaj familjes dhe pothuajse shumë pak i kushtojnë vëmendje dhe kohë vetes dhe shëndetit të tyre. Shpesh ndjejnë dhimbje koke, probleme të tjera shëndetësore, dhe  përsëri nuk vendosin të kërkojnë ndihmën e mjekut. Doktorët në spitalin klinik “Acibadem Sistina” këshillojnë të gjitha gratë të kryerjnë kontrollet preventive të cilat konsiderohen si të detyrueshme, pasi vetëm kryerja e këtyre kontrolleve mund t’jua shpëtoj jetën.

Çfarë është radiokirurgjia?

Radiokirurgjia është pjesë e terapisë rrezatuese, e cila përdoret për trajtimin e tumoreve, zakonisht në tru, të cilat nuk mund të mënjanohen me anë të kirurgjisë. Për herë të parë në rajon, ky lloj i terapisë rrezatuese gjendet në spitalin klinik “Acibadem Sistina” me ndihmën e apartatit më të fuqishëm dhe më të sigurt për radioterapi TRILOGY. Përsa i përket pyetjes se kur dhe si kryhet radiokirurgjia, përgjigje morëm nga Dr. Sllavica Kraleva, onkologe-radioterapeute në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Sarkoma – kanceri i cili prek indin lidhës

Sarkoma është një lloj i kancerit i cili zhvillohet tek indi lidhës, mund të prekë çdo pjesë të trupit por zakonisht zhvillohet thellë në pjesën e ektremiteteve (duart dhe këmbët).  Përveç ekstremiteteve prek edhe : kockat, kërcin, muskujt, tendinat, enët e gjakut, nervat, indet fijore përreth nyjeve.  Qindra mijëra pacientë në mbarë botën, luftojnë me këtë sëmundje.  Dr. Sllavica Kraleva, onkologe-radioterapeute, në qendrën për onkologji dhe radioterapi në spitalin klinik “Acibadem Sistina” thotë se ekzistojnë mbi 50 lloje të sarkomës, të cilat kryesisht ndahen në sarkoma të indeve të buta dhe sarkoma të kockave.

Ushqimet të cilat ndihmojnë kundër procesit të plakjes

Shumica e ushqimeve kanë benefite shëndetësore, por ekziston një grup i këtyre ushqimeve të cilët janë të njohur si ushqime kundra plakjes, ushqime të cilat ndihmojnë në luftën e kalimit të viteve dhe rekomandohen për personat nga mosha 30 vjeçare, këto ushqime mbulojnë disa nevoja specifike ushqyese që kanë të bëjnë me vetitë e kundra plakjes.