Zgjidhje për infertilitetin tek partneri

Edhe pse shumë persona mendojnë se infertiliteti është një “problem i grave”, madje një e treta e të gjitha rasteve ka të bëjë me infertilitetin mashkullor. Hapi i parë që duhet të bëj partneri juaj është që të kryej kontroll tek mjeku urolog.

Marrja mostër nga ekstrakti testikular (micro tese) është një procedurë kirurgjike e cila përdoret për gjetjen e spermatozoideve tek pacientët të cilët nuk kanë spermatozoide gjatë derdhjes së spermës (azoospermia).  Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se kjo metodë kryhet me anë të heqjes së një pjese të vogël të indeve nga testiset, nga ku merren spermatozoidet ndërkohë që pacienti është nën ndikimin e anestezisë.

Askush nuk lind me alergji, ajo shfaqet gjatë jetës

Statistikat tregojnë se çdokush  të paktën një herë në jetë ka pasur ndonjë lloj manifestimi alergjik. Askush nuk ka lindur me alergji, ajo shfaqet më pas në jetë. Mund të kemi predispozitë gjenetike e cila bën që të jemi të prirur ndaj alergjive – shprehet Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

5 shenja të cilat tregojnë se keni probleme me mëlçinë

Mëlçia është laboratoria më e madhe e trupit të njeriut e cila gjendet në hapësirën e barkut, poshtë harkut të brinjës së djathtë, e mbrojtur nga strukturat skeletore muskulore. Ajo furnizohet me gjak nga dy burime, nga gjaku arterial dhe nga qarkullimi portal, nëpërmjet të cilit gjaku i zorrës së pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqinj të cilët i kemi marrë nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi. Gjithashtu, mëlçia  ka një furnizim të pasur limfatik.

Ushqimi dhe osteoporoza

Lidhja e shëndetit me ushqimin është vërtetuar prej kohësh, kështu që kur ti mbledhim  efektet e osteoporozës, të cilat në rastin më të keq  kanë të bëjnë me thyerjen e kockave,  gjë e  cila më pas mund të shkaktojë  një shkallë të lartë të invaliditetit, reduktimit të aftësisë produktive, madje edhe me pasojat fatale për jetën, është mëse e qartë se sa vëmendje duhet ti kushtohet parandalimit të kësaj sëmundje.

Si trajtohet kanceri

Pacientët por edhe anëtarët më të afërt të familjes të cilët përballen me sëmundjen më të rëndë, kancerin, me siguri që para kohës së fillimit të trajtimit duan të informohen më tepër në lidhje me llojet e trajtimit, avantazhet e tyre, efektet anësore dhe rezultatet e paparashikuara. Në vijim, Dr. Deva Petrova, onkologe radioterapeute, shpjegon se cilat janë trajtimet e disponueshme për pacientët.

Riniti alergjik – inflamacioni kronik i mukozës së hundës

Sëmundjet alergjike janë në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në vendet e zhvilluara. Mendohet se çdo qytetar i dytë në Europë ka disa manifestime alergjike, dhe shumica e tyre (15-30%) e rasteve kanë të bëjnë me rinitin alergjik. Dr. Aleksandar Llazarevski, otorinolaringolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se riniti alergjik është një inflamacion kronik i mukozës në hundë, i cili manifestohet me simptoma të ngjashme të ftohjes siç është sekretimi nazal, kongjestioni nazal, teshtitje dhe me ndjesinë e rëndesës së sinuseve. Simptoma të tilla shkaktohen nga reaksione alergjike të alergjeneve të polenit, pluhurit të brendshëm në shtëpi, nga qimet e kafshëve, etj.  Tek shumica e pacientëve, simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit, ndërkohë që tek disa të tjerë, simptomat përkeqësohen në periudha të caktuara të vitit (pranverë, vjeshtë).

Reduktohet kufiri i moshës përsa i përket shfaqjes së alergjive

Në rast se para 10 vitesh alergjenet e polenit  shfaqeshin pas moshës 8-9 vjeçare, vitet e fundit këto alergjene shfaqen edhe tek fëmijët e moshës 4 vjeçare . Karakteristika bazë nëse një individ do të ketë problem me këtë fakt apo jo, varet nga kodi gjenetik i individit – shprehet Dr.  Gordana Maçeska – Baxhakova, pediatre pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Prof. Saveski bëri të pamundurën

Vigan Latifi është një djalë 28 vjeçar, nga Prishtina. I gëzohej aktiviteteve të tij të përditshme deri 8 muaj më parë, deri në momentin kur fati luajti me jetën e tij, e vuri atë në prag të vdekjes, dhe shanset e tij për të mbijetuar ishin të pakta.

Vigani është dizajner grafik dhe merret me krijimin e reklamave – shpjegon nëna e tij Tevide. Para se të ndodhte aksidenti, ai shkoi për të vendosur reklamën tek një nga klientët e tij. Këtë herë u vonua shumë më tepër se herët e tjera, filluam ta kërkonim në telefon. Zakonisht përgjigjet shpejtë në telefon, këtë rradhë, telefonit i kishim rënë 20 herë, por Vigani nuk përgjigjej.

Shpëtojini dhëmbët me apikotomi

Çfarë është apikotomia?

Apikotomia është një kirurgji e vogël orale me anë të së cilës hiqet maja e rrënjës së dhëmbit ku është shfaqur procesi patologjik. Zakonisht bëhet fjalë për pamjen e një cisti apo granulome. Ky intervenim bëhet atëherë kur të jenë kryer të gjitha modalitetet e terapisë endodontike për trajtimin e proceseve inflamatore të cilat janë të lokalizuara tek indet e kockave përreth rrënjës së dhëmbit. Prandaj nuk duhet të frikësoheni kur stomatologu do t’ju thotë se duhet të bëni apikotomi, në këtë rast, ju keni një arsye më shumë për të buzëqeshur pasi ende ekziston mundësia për të shpëtuar dhëmbin tuaj.

Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës tek pacientët e rinj

Intervenimi kryhet nëpërmjet disa shpimeve në bark, pacientja nuk do të ketë plagë të dukshme, në këtë mënyrë reduktohet koha e qëndrimit në spital deri në 5 ditë, gjithashtu reduktohet përdorimi i ilaçeve, analgjezikëve, antibiotikëve, ilaçeve tromboprofilaktike, ndërkohë që katetra hiqet në ditën e tretë.