Mos zbritja e testiseve në moshën e fëmijërisë
Kriptorhizëm është kusht apo gjendje ku njëra apo të dyja testiset gjatë periudhës së zhvillimit fetal nuk kanë zbritur përmes kanalit inguinal në skrotum. Normalisht, procesi i zbritjes së testiseve ndodh pas javës së 28 të shtatzënisë. Por për fat të keq, tek disa foshnja ky ndryshim nuk ndodhë para lindjes dhe testisi ndalon ose në pjesën e parë të vendit në të cilin zhvillohet në hapësirën e barkut ose gjatë rrugës së tij drejt skrotumit ndalon në kanalin inguinal. Tek një pjesë e këtyre foshnjave, gjendja korrigjohet dhe testiset zbresin gjatë muajve të parë të lindjes. Mjekët pediatër thonë se kjo gjendje është mëse normale tek bebet e lindura para kohe. Zakonisht bëhet fjalë vetëm për njërin testis, tek 10% e tyre ndodhe që të mos zbresin të dyja testiset.
Çfarë e stimulon djerësën e tepërt
Çdo person i çliron toksinat e tepërta të trupit me anë të djersës. Disa njerëz djersiten së tepërmi edhe gjatë aktiviteteve më të lehta fizike, disa të tjerë nuk djersiten aspak edhe pas shëtitjeve me biçikletë apo stërvitjeve. Lexoni se çfarë e shkakton djerësitjen dhe si ta reduktoni djersitjen e tepërt.
Çrregullimet e ciklit menstrual duhet të shqyrtohen

Përshëndetje,
Jam 41 vjeçe, kam kryer gjithmonë kontrolle të rregullta dhe gjithçka ka qenë siç duhet. Para një viti më kanë filluar simptomat e menopauzës. Ndonjë muaj kam menstruacione, ndonjë muaj nuk kam. Tani kam gjakderdhje gjatë gjithë muajit, ndonjëherë më shumë ndonjëherë më pak , por nuk ndalon. Kam shkuar tek gjinekologu, më ka thënë se tani për tani është gjithçka në rregull, por nëse gjakderdhja vazhdon për një kohë më të gjatë duhet të kryej kontroll. Do të doja të dija nëse kjo është diçka serioze apo është çrregullim hormonal , dhe nëse duhet të pij diçka për ta ndaluar gjakderdhjen apo duhet të bëj pastim (curettage). Faleminderit dhe do t’ju lutesha që të më përgjigjeni sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithë të mirat!
Katër gjëra normale tek të porsalindurit

Sëbashku me të porsalindurin vijnë edhe ditët e mbushura plot me ndjenja të përziera, me dashuri, kujdes dhe përkushtim. Doni që gjithçka të jetë në rregull me vogëlushin tuaj, kaloni orë të tëra duke e shikuar dhe analizuar çdo detal të tij. Në vijim ju japim këshilla se si të bëni dallimin ndërmjet atyre gjërave të cilat janë normale dhe atyre të cilat duhet t’ju shqetësojnë.
Kondicioneri duhet të ftohë ambientin tuaj, por jo juve

Gjatë temperaturave tepër të larta në periudhën e verës, qëndrimi në ambient të freskët ju relakson. Sapo mbërrini në shtëpi, menjëherë drejtoheni drejt telekomandës së kondicionerit. Gjetë periudhës së verës, rritet së tepërmi përdorimi i kondicionerit. Pothuajse çdo shtëpi, vend pune apo makinë është e pajisur me kondicioner. Meqënëse, të tre këto hapësira janë pjesë e përditshmërisë në jetën tonë, formojnë një zinxhir të pashkëputur të qëndrimit në ambient të freskët gjatë këtyre ditëve të nxehta të stinës së verës.
Infeksionet urinare – problem për çdo grua

Mundësitë për të marrë infeksion në traktin urinar për gratë janë shumë të mëdha. Studimet kanë treguar se pothuajse çdo grua, disa herë në jetë përballet me këtë problem. Dr. Ana Kacarska Mickovska, gjinekologe obstetër në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se infeksionet urinare përcaktohen si depërtim i mikroorganizmave në traktin urinar. Nëse nuk trajtohen në kohë dhe në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave.
A mund të dëgjojë fëmija juaj?

Për fëmijët, dëgjimi dhe të folurit janë mjetet thelbësore për të mësuar, për të luajtur dhe për të zhvilluar aftësitë sociale. Në fakt, fëmijët mësojnë të komunikojnë duke imitiar këngët të cilat ato i dëgjojnë dhe në rast se e humbasin dëgjimin e tyre, mund të humbasin një pjesë të mirë të të folurit dhe të gjuhës gjatë zhvillimit të tyre. Dr. Borisllav Gogushevski, otorinolaringolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se përveç zhvillimit të vonshëm të të folurit tek fëmijët, edhe humbja e dëgjimit mund të shkaktojë probleme sociale dhe vështirësi në shkollë.
Celiac – një sëmundje me më shumë se 300 simptoma

Edhe pse diagnostikimi i ndonjë sëm,undje të caktuar është një lajm negativ, për personat e diagnostikuar me Celiac diagnoza e saktë do të thotë fund i problemeve. Celiac është sëmundje gjenetike autoimune e cila shfaqet nga konsumimi i ushqimeve të cilat përmbajnë gluten. Personat me sëmundje Celiac, trupi glutenin e njeh si trup i huaj dhe fillon të reagojë duke i sulmuar qelizat e veta. Termi gluten në interpretimin laik ka të bëjë me proteinën e grurit, thekrës, elbit i cili është i pranishëm në kombinime të ndryshme të përbërësve të tij – proteina bimore prolamine dhe glutenine.
Gjashtë arsye përse duhet të vizitoni stomatologun

Ndryshimet në hapësirën e gojës dhe ndryshimet tek dhëmbët, janë arsyeja përse ju duhet të vizitoni stomatologun. Lexoni më poshtë gjashtë simptomat të cilat tregojnë se keni problem me shëndetin oral.
Dhimbja e dhëmbëve
Dhimbja e dhëmbit është alarmi i parë për të vizituar stomatologun. Nëse prisni që dhimbja të kalojë vetë mund të shkaktoni problem më të madh. Me kalimin e kohës, procesi i dhëmbit të sëmurë vazhdon ta gërryej dhe ta dëmtojë më tepër dhëmbin, ndërkohë që dhimbja vazhdon të shtohet më tepër.
Këshilla për një bark të rrafshët në plazh

Ndonjëherë janë të nevojshme disa ndryshime të vogla të rregullave apo zakoneve tuaja, për të pasur rezultate të shkëlqyera. Nëse keni problem me tretjen e ushqimit, keni dhimbje dhe fryerje të barkut gjatë gjithë vitit, provoni që të bëni disa ndryshime të vogla gjatë stinës së verës. Me ndihmën dhe praktikimin e këtyre këshillave do të mund ta reduktoni fryerjen e barkut dhe do të ndiheni të lehtë dhe të rehatshëm në kostumin tuaj të banjës.