Lëkurë rinore dhe e shëndetshme pas moshës 40 vjeçare
Me kalimin e viteve ne bëhemi më të ditur dhe më të pjekur, por, vitet reflektohen në trupin tonë. Për shkak të plakjes bie dhe niveli i estrogjenit, kolagjenit, yndyrës dhe elasticitetit dhe ndryshimet e lëkurës bëhen të dukshme. Fatmirësisht, ju mund të përballeni me pasojat të cilat shkaktohen nga procesi i plakjes. Dr. Vesna Pljakoska, dermatologe në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, këshillon se si duhet të kujdesini për lëkurën pas moshës 40 vjeçare.
Zemërimi dhe kanceri

Shpesh ky emocion shfaqet sepse njerëzit në një moment të caktuar ndjejnë se duhet të ndalen me menyrën e tyre të zakonshme të jetesës dhe duhet të mesohen të jetojnë me një gjendje të re. Mërzitja dhe zemërimi janë dy gjendje mëse normale tek personat të cilët tashmë janë të diagnostikuar me kancer. Edhe pse zemërimi ësht reagimi i parë emocional, mërzitja mund të zhvillohet gjatë periudhëps së trajtimit. Zakonisht ky emocion shfaqet për shkak se njerëzit në një moment të caktuar ndjejnë se duhet të ndalen me menyrën e tyre të zakonshme të jetesës dhe duhet të mesohen të jetojnë me një gjendje të re. Shumë njerëz pyesin veten “përse unë?”.
Dhimbjet kronike shkaktojnë depresion

Personat të cilët përballen me dhimbje kronike, përballen edhe me vështirësi të tjera, para së gjithash me probleme psikologjike dhe sociale. Personat me dhimbje kronike kanë rrezik të lartë edhe ndaj depresionit, i cili mund të shkaktojë probleme serioze në rast se nuk trajtohet.
Simptomat të cilat tregojnë disbalancë hormonale

Ndiheni të fryrë, nervozë apo thjesht kjo nuk është dita juaj më e mirë. Fajtorët për faktin që ndiheni kështu mund të jenë hormonet. Hormone janë përbërës kimik të cilët ndikojnë në funksionimin e qelizave dhe të të gjithë organizmit. Është mëse normale nëse ndikimi i tyre varion në një periudhë të caktuar të muajit, zakonisht para dhe gjatë ciklit menstrual. Disbalancimi hormonal ndodh gjatë menopauzës. Përveç kësaj, ndryshimi i hormoneve mund të ndodhë si rezultat i sëmundjeve apo pirjes së disa ilaçeve të caktuara.
Shtatë rregulla të personave të cilët kanë një mënyrë jetese të shëndetshme

A e keni pyetur ndonjëherë veten se si e kalojnë kohën personat të cilët kujdesen për shëndetin e tyre të cilët për këtë respektojnë disa rregulla të shëndetshme? Nëse vërtetë e praktikojnë këtë gjë çdo ditë apo bëjnë dhe lëshime. Lexoni shtatë rregullat e personave me mënyrë jetese të shëndetshme, dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, filloni ti praktikoni ato që sot.
Ndihma e parë gjatë lëndimit në shtyllën kurrizore

Vera është stina gjatë të cilës nëpër spitale rritet numri i pacientëve me lëndime në shtyllën kurrizore. Hedhjet me kokë në ujë, sportet në ujë, aksidentet e trafikut (me makinë, biçikletë dhe motorë) janë vetëm një pjesë e rreziqeve që shpesh vuan shtylla kurrizore. Sipas Prof. Dr. Jordan Saveski, traumatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, pasojat më të mëdha shkaktohen nga lëndimet, kur i lënduari , zhvendoset në mënyrë jo profesionale nga vendi ngjarjes për në spital, gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim të palcës kurrizore dhe paralizë të gjymtyrëve apo të të gjithë trupit. Mund të kemi lëndim të shtyllës kurrizore nëse:
Humbja e kujtesës – mungesë e vëmendjes apo një çrregullim serioz?

Shpesh herë gjendeni pothuajse në pyetjen e përditshme – ku i kam lënë çelësat e makinës apo syzet. Ekspertët thonë se kjo është diçka mëse normale. A keni menduar ndonjëherë se ku qëndron në të vërtetë çrregullimi serioz i kujtesës dhe nëse duhet të kërkoni ndihmë mjekësore? Këtu bëjnë pjesë shembuj të humbjes së kujtesës të cilat ju pengojnë gjatë aktiviteteve të përditshme (në mbajtjen e higjenës personale, drejtimin e veturës, të harruarit shpesh përsa i përket takimeve të planifikuara më parë, rezervimeve të kontrolleve tek doktori, si dhe rastet kur nuk mbani mend se ku e keni parkuar veturën…).
Mënyra më e mirë për ta luftuar melanomën është që ti njihni simptomat

Si me të gjitha llojet e tjera të kancerit, edhe në rastin e melanomës, zbulimi në kohë i sëmundjes rrit mundësitë për shërimin dhe trajtimin e duhur të sëmundjes. Në shumicën e rasteve, kanceri i lëkurës shërohet në rast se zbulohet apo diagnostikohet në kohë. Prandaj, zgjidhja më e mirë është që të bëni vetëkontrolle të rregullta dhe të plota të trupit tuaj. Kontrolloni të gjitha nishanet në trupin tuaj për të vërejtur ndonjë ndryshim të mundshëm të tyre. Melanoma është lloji më i rëndë i kancerit të lëkurës. Zakonisht shfaqet nga qelizat të cilat prodhojnë melaninën – pigmenti i cili i jep ngjyrën lëkurës tuaj. Megjithatë, melanoma mund të shfaqet edhe në sy, dhe shumë rrallë ndodh që të përhapet edhe në organet e tjera të brendshme.
Ushqimet e shëndetshme të cilat do t’ju ndihmojnë të humbisni peshën tuaj trupore

Formula për humbjen e peshës trupore është e thjeshtë. Konsumoni më pak kalori dhe shpenzojini ato më tepër. Nëse jeni duke kërkuar ushqimin i cili do t’ju mbajë më gjatë të ngopur, dhe nga ana tjetër të jetë i pasur me të gjitha proteinat dhe lëndët ushqyese, atëherë lexoni listën tonë të produkteve:
Keni dhimbje koke, ndoshta keni problem me sinuset

Sinuset janë zgavra kockore të cilat gjenden ndërmjet kockave të fyturës (sinusi frontal, maksilar, etmoid, sfenoidal). Shkaku më i zakonshëm i inflamacionit të sinuseve është infeksioni ose reaksioni alergjik. Kur sinuset janë të irrituara ato prodhojnë mukozë e cila zbret deri në kanalet e zgavrës së hundës. Rritja e presionit të sinuseve shkakton ndhimbje e cila reflektohet si dhimbje koke.