Mos lejoni që sëmundjet e zemrës t’ju prishin pushimet

Sëmundjet e zemrës nuk duhet të jenë pengesë që ju të mund të shijoni udhëtimet tuaja. Dr. Marina Jurikovska, kardiologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” këshillon se si ti shijoni pushimet tuaja, pavarësisht problemeve tuaja me zemrën. A mund të kem problem me shëndetin nëse shkoj me pushime? Shumica e pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës mund të shkojnë me pushime. Nëse zemra juaj është në gjendje të qëndrueshme, e kontrolloni mirë sëmundjen dhe ndiheni mirë, nuk duhet të ketë asnjë problem.

Përse ndodh humbja e zërit?

Secilit prej nesh na ka ndodhur që për shkak të ngjirrjes së zërit ta humbasim atë. Edhe pse kjo gjë shpesh herë nuk është e rrezikshme, gjithjësesi është diçka e sikletshme. Sipas Dr. Aleksandar Lazarevski, otorinolaringolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina’, shkaqet e humbjes së zërit mund të jenë të ndryshëm, zakonisht bëhet fjalë për inflamacion akut viral, të fytit dhe telave të zërit.

Pesë gabime të prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre të vegjël

Të qenurit prind, kërkon durim, dashuri dhe kohë. Prindërit duhet të dinë se për të ndryshuar çfarë do lloj gjëje, kërkohet kohë. Shpeshherë sjellja e fëmijës tuaj të vogël ju bën të ndiheni nervozë dhe pa ndihmë.  Edhe pse janë të vegjël, fëmijët duan një dozë të pavarësisë, por nga ana tjetër kanë një nevojë të madhe për dashuri dhe vëmendje nga ana e prindërve të tyre. Periudha nga mosha 3-5 vjeçare, është periudha më aktive dhe më e lodhshme për prindërit.  Pavarësisht se mundoheni për të dhënë më të mirën nga vetja përsa i përket kujdesit dhe edukimit të tyre, me siguri që do të gjeni  të paktën një nga gabimet që keni bërë me apo pa vetëdije:

Gjithçka që duhet të dini për kancerin e pankreasit

Vitet e fundit, kanceri i pankreasit është bërë një sëmundje aktuale  në media pasi me këtë sëmundje janë përballur disa persona të njohur publikisht, ndër të cilët edhe themeluesi i Apple, Steve Jobs, si dhe aktori dhe kërcimtari Patrick Swayze. Për fat të keq ata e humbën betejën me këtë sëmundje të heshtur, e cila në hapat e saja të para nuk shfaq asnjë simptomë. Çfarë është kanceri pankreatik, cilat janë simptomat dhe mundësitë e trajtimit, në lidhje me këtë, në vijim na shpjegon Dr. Alen Jovçevski, kirurg abdominal në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Pijet e lejuara për personat me diabet

Një numër i madh i personave me diabet, mund të konsumojnë disa lloje të caktuara të alkoolit. Ajo çfarë është e rëndësishme është që konsumimi i alkoolit të jetë në masë të kontrolluar dhe të bëjnë kujdes përsa i përket përbërjes së pijeve. Në ditët e sotme, ka pije të cilat përmbajnë alkool por nuk përmbajnë shumë sheqer pirja e të cilave lejohet edhe për personat me diabet. Para se të vendosni të konsumoni çfarë do lloj alkooli, duhet të keni dijeni për faktin se si ndikon ai  në nivelin e sheqerit në gjak.

Pirja e duhanit përkeqëson simptomat e urthit në stomak

I dëgjoni këshillat e mjekëve, shmangni  ushqimet të cilat zakonisht ju shkaktojnë urth në stomak, keni reduktuar peshën trupore, flini në jastek pak të ngritur dhe përsëri keni problem me urthin në stomak. Por pyetja është nëse e keni ndërprerë pirjen e duhanit? Një studim i ri tregon se duhanpirësit kanë shumë gjasa për shfaqjen e urthit në stomak, në krahasim me ata të cilët nuk pijnë duhan. Urthi është në fakt shfaqja e kthimit të përmbajtjes nga stomaku në ezofag. Kjo gjendje shkakton thartirë dhe një lloj djegie pas kafazit (hapësirës) së kraharorit.

Kafeina shëron, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke

Ndonjëherë, secili prej nesh ankohet nga dhimbja e kokës.  A keni menduar se ndoshta kafeina mund të jetë shkaku i dhimbjes së kokës, dhe nga ana tjetër pikërisht kafeina ju ndihmon që të liroheni nga nervozizmi? Studimet kanë treguar se kafeina luan një rol të dyfishtë, ajo shpesh  ndihmon por edhe muind të jetë shkak për dhimbjen e kokës.

Anemija – shkak për mungesën e oksigjenit në trup

Anemija është një gjendje e cila shfaqet kur gjaku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut (eritrocite) ose hemoglobinë. Hemoglobina është komponenti kryesor i qelizave të kuqe, funksioni I të cilës është që të furnizojë qelizat me oksigjen. Prandaj nëse keni rënie të numrit të qelizave të kuqe apo keni vlerë të ulët të hemoglobinës, qelizat në trupin tuaj nuk do të jenë në gjendje për të marrë oksigjen mjaftueshëm.

Si ta ruani mëlçinë tuaj

Mëlçia është laboratoria më e madhe e trupit të njeriut e cila gjendet në hapësirën e barkut, poshtë harkut të brinjës së djathtë, e mbrojtur nga strukturat skeletore muskulore. Ajo furnizohet me gjak nga dy burime, nga gjaku arterial dhe nga qarkullimi portal, nëpërmjet të cilit gjaku i zorrës së pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqinj të cilët i kemi marrë nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi. Sipas dr. Vladimir Avramovski, kirurg digjestiv në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ mëlçia është e domosdoshme për tretjen e ushqimit dhe për shkakrkimin e toksinave nga organizmi.

Çfarë ndodh me trupin kur nuk flejmë mjaftueshëm?

Ushqimi i duhur, stërvitja dhe të gjitha përpjekjet që bëni  nuk do të japin rezultat përsa i përket shëndetit në rast se nuk shoqërohen me një gjumë të shëndetshëm prej të paktën 7 orësh.  Duhet ti jepni prioritet gjumit pasi vetëm një organizëm i relaksuar mirë mund të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë të shëndetshme.