Humbja e kujtesës – mungesë e vëmendjes apo një çrregullim serioz?

Shpesh herë gjendeni pothuajse në pyetjen e përditshme  - ku i kam lënë çelësat e makinës apo syzet. Ekspertët thonë se kjo është diçka mëse normale. A keni menduar ndonjëherë se ku qëndron në të vërtetë çrregullimi serioz i kujtesës dhe nëse duhet të kërkoni ndihmë mjekësore? Këtu bëjnë pjesë shembuj të humbjes së kujtesës të cilat ju pengojnë gjatë aktiviteteve të përditshme (në mbajtjen e higjenës personale, drejtimin e veturës, të harruarit shpesh përsa i përket takimeve të planifikuara më parë, rezervimeve të kontrolleve tek doktori, si dhe rastet kur nuk mbani mend se ku e keni parkuar veturën...).

Shpesh herë gjendeni pothuajse në pyetjen e përditshme  – ku i kam lënë çelësat e makinës apo syzet. Ekspertët thonë se kjo është diçka mëse normale. A keni menduar ndonjëherë se ku qëndron në të vërtetë çrregullimi serioz i kujtesës dhe nëse duhet të kërkoni ndihmë mjekësore? Këtu bëjnë pjesë shembuj të humbjes së kujtesës të cilat ju pengojnë gjatë aktiviteteve të përditshme (në mbajtjen e higjenës personale, drejtimin e veturës, të harruarit shpesh përsa i përket takimeve të planifikuara më parë, rezervimeve të kontrolleve tek doktori, si dhe rastet kur nuk mbani mend se ku e keni parkuar veturën…).

Çrregullime të rënda të kujtesës përfshijnë harresat e plota të bisedave, duke harruar emrat e të afërmve dhe të miqve, përsëritja e mendimeve të njejta ose përsëritja e pyetjeve të cilat i keni përmendur më parë.

Si ta ruani kujtesën?

Ekzistojnë disa gjëra të cilat ju ndihmojnë që ta ruani kujtesën, siç është kontrolli i kolesterolit dhe i presionit të gjakut, pirja e alkoolit dhe e duhanit në masë të kontrolluar, ushqimi i shëndetshëm, aktivitetet sociale, ruajtja e aktivitetit të trurit me anë të leximit, shkrimit, të mësuarit gjëra të reja, si dhe duke praktikuar hobi.

Çfarë mund të shkaktojë çrregullim të kujtesës?

Ekziston një numër i madh i faktorëve të rrezikut të cilët e reduktojnë aftësinë e kujtesës, siç është pirja e disa ilaçeve të caktuara, alkoolizimi kronik, stresi, depresioni, lëndimet në kokë, infeksionet (HIV, tuberkulozi, sifilizi, herpes …), problemet me gjendrat tiroide, pagjumësia, niveli i ulët i vitaminës B1 dhe B12.  Prandaj, në rast se keni ndonjë nga këto kushte, është vërtetë e rëndësishme që të bisedoni me mjekun tuaj për ta vënë nën kontroll gjendjen e kujtesës tuaj.

A reduktohet kujtesa me kalimin e viteve?

Si rezultat i plakjes, disa persona, gjithnjë dhe më tepër harrojnë disa informacione të caktuara, siç janë përshembull emrat.  Një çrregullim i tillë i humbjes së kujtesës shfaqet për shkak të kalimit të viteve, por nuk i çrregullon aktivitetet dhe detyrimet e përditëshme, prandaj konsiderohet si një çrregullim i lehtë i humbjes së kujtesës.

Çrregullimi më i rëndë i kujtesës quhet demencia. Demencia shkakton humbje  të rënda të kujtesës si dhe  probleme edhe me aspekte të tjera të të menduarit.  Këto çrregullime mjaftojnë për të ndikuar në cilësinë e jetës, dhe në çrregullimin e aktiviteteve të përditshme normale. Demencia shpesh është e pranishme tek personat të cilët vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Sëmundja Alzheimer shkakton një humbje progresive  të qelizave të trurit të shoqëruara me anomali të tjera të trurit. 

Shpërndaj

MERRNI NJOFTIME PËR LAJMET E REJA!