Ndihma e parë gjatë lëndimit në shtyllën kurrizore

Vera është stina gjatë të cilës nëpër spitale rritet numri i pacientëve me lëndime në shtyllën kurrizore. Hedhjet me kokë në ujë, sportet në ujë, aksidentet e trafikut (me makinë, biçikletë dhe motorë) janë vetëm një pjesë e rreziqeve që shpesh vuan shtylla kurrizore. Sipas Prof. Dr. Jordan Saveski, traumatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, pasojat më të mëdha shkaktohen nga lëndimet, kur i lënduari , zhvendoset në mënyrë jo profesionale nga vendi ngjarjes për në spital, gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim të palcës kurrizore dhe paralizë të gjymtyrëve apo të të gjithë trupit. Mund të kemi lëndim të shtyllës kurrizore nëse:
Humbja e kujtesës – mungesë e vëmendjes apo një çrregullim serioz?

Shpesh herë gjendeni pothuajse në pyetjen e përditshme – ku i kam lënë çelësat e makinës apo syzet. Ekspertët thonë se kjo është diçka mëse normale. A keni menduar ndonjëherë se ku qëndron në të vërtetë çrregullimi serioz i kujtesës dhe nëse duhet të kërkoni ndihmë mjekësore? Këtu bëjnë pjesë shembuj të humbjes së kujtesës të cilat ju pengojnë gjatë aktiviteteve të përditshme (në mbajtjen e higjenës personale, drejtimin e veturës, të harruarit shpesh përsa i përket takimeve të planifikuara më parë, rezervimeve të kontrolleve tek doktori, si dhe rastet kur nuk mbani mend se ku e keni parkuar veturën…).