Kanceri i gjirit i trashëguar

Kanceri i gjirit i trashëguar (trashëguar ose familjar) është i pranishën tek 5-10% e të gjithë pacientëve me kancer. Të dy gjenet BRCA1 dhe BRCA 2, janë përgjegjës për 80% të kancerit të gjirit të trashëguar. Rreziku i shfaqjes së kancerit tek gratë me mutacione BRCA1 deri në moshën 70 vjeçare, është 85%, ndërsa rreziku i kancerit ovarian (vezoreve) është 45%. Rreziku i kancerit të gjirit me mutacion gjenetik BRCA2, është 84%, ndërsa rreziku ndaj kancerit ovarian është 76%.

Yapay kalp implantasyonu Makedonya’da ilk kez gerçekleşti

Dünyada  bu tür ameliyatlardan 1.800 adet gerçekleşmiş olup, ülkemiz, ABD, Kanada, Fransa, Almanya, Türkiye, Ingiltere, Italya gibi ülkeler arasinda kalp cerrahisinde en ciddi ve en kompleks müdahalenin yapıldığı dünyadaki 25 ülke arasına girmiştir. Üsküp’teki Acıbadem Sistina Hastanesi’nde, Makedonya’daki ilk yapay kalp implantasyonu yapıldı. İştip’ten olağanüstü kalp yetmezliği tanısı ile gelen hastanın ameliyat sonrası durumunun son […]

Presioni jo i rregullt i gjakut

Stili i jetës moderne ka bërë që çdokush të paktën një herë në jetë të përballet me çrregullimin e presionit të gjakut. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për presion të lartë apo të ulët të gjakut, kjo gjendje nuk duhet lënë pas dore, por menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Kur presioni i gjakut është i lartë, mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut. Pokështu, një situatë e rrezikshme është edhe presioni i ulët i gjakut, atëherë kur nëpër organe rrjedh gjak i pamjaftueshëm. Vlerat e presionit të gjakut mund të ndryshojnë në një periudhë të shkutër, ndryshimet varen nga pozita e trupit, numri i marrjes dhe nxjerrjes së frymës, aktiviteti fizik, lodhja psikologjike, stresi.

Përse noti është një sport ideal për çdo fëmijë?

Noti është I vetmi aktivitet fizik me të cilin duhet të njihet çdo fëmijë që në moshë të hershme. Ky sport I cili kryhet në ujë zgjon tek fëmijët emocione të bukura dhe të lumtura. Kudo në botë noti është lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, gjë e cila i’u mundëson fëmijëve ti zhvillojnë dhe ti përvetësojnë teknikat e notit, dhe në të njejtën kohë fëmijët të arrijnë të qëndrojnë vetë mbi ujë. Noti, përveç përfitimeve të shumta që ofron, gjithashtu ndikon pozitivisht në shëndetin dhe në zhvillimin e fëmijës.

Bostani – antioksidant i fuqishëm dhe ruajtës i zemrës

Bostani përmban 92% ujë. Ky perim freskues i cili për shkak të shijes së tij të ëmbël njerëzit e konsiderojnë si frut, përmban shumë përbërës ushqyes.  Me anë të konsumimit të bostanit ju merrni sasi të konsiderueshme të vitaminës  A, B6, C, likopen, antioksidantë dhe aminoacide.  Bostani nuk përmban yndyrë, por përmban shumë pak kripë prandaj dhe konsiderohet si “fruti” ideal gjatë stinës së verës.  Një nga përbërësit kryesorë që e bën bostanin  ‘frut’ i shënsetshëm  I cili shërbehet si desert, është saisa e lartë e likopenit, karrotenoidi i kuq i cili gjendet tek frutat dhe tek perimet. Likopeni konsiderohet si një nga antioksidantët më të fuqishëm I cili forcon imunitetin, zemrën, kockat dhe lufton kundër sëmundjeve ndër të cilat është edhe kanceri.

Diagnoza dhe trajtimi parakanceroz i qafës së mitrës

Ndryshimet cervikale prekin qafën e mitrës (cervikun), pjesa e cila  bashkon vaginën me mitrën. Ndryshimet ndodhin në kufirin e epitelit i cili mbështjell qafën e mitrës dhe vaginën. Në këto zona shfaqen anomali të cilat klasifikohen si ndryshime të një shkalle të lartë ose të ulët.  Tek ndryshimet e shkallës së lartë bëjnë pjesë kanceri apo karcinomi in city,  ndryshimi i qelizave  pa invazim të cilat trajtohen me metoda më të thjeshta.  Nëse nuk diagnostikohen në kohë, të gjitha këto ndryshime mund të shndërrohen në kancer invaziv.

Motivoni fëmijët që të merren me aktivitete fizike

Organizmi i shëndetshëm në moshë të rritur është rezultat i investimit të veseve të mira që në moshën e fëmijërisë. Diabeti, arterioskleroza, sulmi në zemër dhe sëmundje të tjera serioze, asnjëherë nuk i lidhim me fëmijët tanë, por duke i mësuar ata me zakone të shëndetshme i parandalojmë këto sëmundje të cilat mund të shfaqen edhe më vonë në jetën e tyre. Para se të filloni të motivoni fëmijën tuaj që të merret me aktivitete fizike, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

Trajtimi i bajameve të irrituara tek fëmijët

Gjatë periudhës së vjeshtës është mëse normale shfaqja e inflamacionit të bajameve, atëherë kur fillon viti shkollor dhe kur fëmijët shkojnë në kopësht. Sipas Dr. Aleksandar Lazarevski, otorinolaringolog, shkaku më i shpeshtë për mënjanimin e bajameve është përsëritja e inflamacionit akut të fytit (pesë apo më shumë inflamacione të bajameve në vit), apo inflamacioni kronik i bajameve me dhimbjeve të vazhdueshme në fyt.

Si të kujdeseni për shëndetin digjestiv?

Sistemi digjestiv luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Sipas studimeve një nga tre persona ka problem me sistemin e tretjes. Prandaj, Prof. Dr. Vasko  Vasilevski, gastro- enterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se është shumë e rëndësishme që të mësoni  si ti dalloni simptomat  kur sistemi juaj tretës ka problem dhe si të reagoni në kohë.

Si ta përgatisni tupin për sportet gjatë muajve të verës?

Vera e gjatë dhe e nxehtë sjell momente të këndshme në plazh, por këtu lind edhe dëshira dhe nevoja për të pasur një tup të bukur dhe të shëndetshëm. Sporti i përditshëm mund të na ndihmojë për të arritur pamjen e dëshirueshme, por gjatë stinës së verës sportet duhet të praktikohen me shumë kujdes.  Temperaturat e larta dhe rritja e lagështisë në mjedisin e jashtëm ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe në punën e muskujve. Kjo shkakton lodhjen kronike të muskujve dhe rrit rrezikun e lëndimeve gjatë sportit. Sigurisht që gjatë periudhës së verës duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të shmangni sindromin e mbinxehtësisë dhe dehidratimit kronik të organizmit.