Avokadoja redukton kolesterolin

Nutricionistët e klasifikojnë si një ushqim bombë, i cili ka vlera të vërteta ushqyese. A e dini se përmban më shumë se 20 vitamina, minerale dhe përbërës që bllokojnë absorbimin e kolesterolit në trup? Përveç kësaj, përdore edhe antioksidantë të cilët luajnë rol në parandalimin e sëmundjeve malinje dhe sëmundjeve të zemrës. Avokadoja përmban edhe vitaminë E, vitaminë C, acid folik, fibra, hekur, kalium, lutein dhe beta karroten. Përveç kësaj, stimulon trupin dhe bën më të lehtë absorbimin e vitaminave A,D,E dhe K. avokadoja ka një vlerë të ulët kalorike dhe mund t’ju ndihmojë për të arritur peshën e dëshiruar trupore.
Përgatituni në kohë për maratonën e vrapit

Maratona e vrapit është një nga disiplinat sportive më të lodhshme. Sikurse edhe me sportet e tjera, edhe përsa i përket maratonës, përgatitjet zgjasin për një periudhë më të gjatë, me qëllim për të arritur performanca më të mira. Gjatë periudhës së përgatitjes, duhet të kujdeseni veçanërisht që të mos pësoni dëmtime të sistemit muskulo-skeletor. Përsa i përket përgatitjes para maratonës, por edhe kthimit në formë, biseduam me Dr. Anica Haxhi – Petrusheva Jankijeviq, fiziatre në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Para se të filloni të vraponi, duhet detyrimisht të kontrolloni zemrën

Para fillimit të Maratonës së Shkupit Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, ju këshillon se për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve më të mëdha fizike.
Stërvitja e rregullt është e shëndetshme për zemrën tuaj. Por aktiviteti fizik duhet gjithmonë të jetë i përshtatur me moshën dhe shëndetin tuaj. Para fillimit të Maratonës së Shkupit Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, ju këshillon se për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve më të mëdha fizike.
Diabeti dhe dëmtimi i veshkave

Një nga komplikimet e shumta të diabetit është nefropatia diabetike, sëmundje e cila I sulmon veshkat, zhvillohet shumë ngadalë dhe zgjat me vite të tëra. Kjo sëmundje paraqet një nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit të veshkave. Përqindja e personave të prekur nga kjo sëmundje është shumë e madhe. Nga tre pacientë të sëmurë nga diabeti, një prej tyre është i prekur edhe nga dëmtimi i veshkave. Dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog, shpjegon se pacientët të cilët vuajnë nga nefropatia, zakonisht I ndjejnë pasojat e mëposhtme: ënjtje të këmbëve, e cila mund të përhapet në të gjithë trupin, presion I lartë I gjakut, dobësi, të vjella, dhimbje koke, dhimbje shpine.
Si shfaqet sindromi Down (intervistë)

Sindromi Down është një nga sëmundjet më të vjetra të njohura në historinë e njerëzimit. Bëhet fjalë për një sëmundje kormozonale – çrregullim i nivelit të kromozomeve. Në vitin 2000 është hartuar një kod gjenetik i kromozomit 21 dhe janë zbuluar 29 gjene në këtë kromozom të cilët janë shkaktarë të vetë kësaj sëmundje.
Në lidhje me shfaqjen e kësaj sëmundje, biseduam me Dr. Marinela Vasilevska, shefe në laboratorinë citogjenetike në “Acibadem Sistina” ku me anë të kariotipizimit zbulohen anomalitë e mundshme kromozomale.
Aneurizma në tru

Vendi ku ndahen enët e mëdha të gjakut në tru, mund të jetë një “bombë e vërtetë” , aneurizma, e cila nuk i dihet se kur mund të shpërthejë. Aneurizmat apo arteret e zgjeruara, zakonisht janë anomali të lindura, të cilat mund të jenë të pranishme për një kohë më të gjatë tek pacienti, edhe pse ky i fundt mund të mos ndjejë asnjë simptomë. Sipas Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, aneurizma nuk mund të diagnostikohet gjatë kontrolleve rutinë pasi ajo në fakt nuk jep asnjë shenjë. Në shumicën e rasteve ajo zbulohet atëherë kur të ketë shpërthyer, gjendje kjo e cila vë në rrezik jetën e pacientit.
10 arsye përse duhet të bëni mamografi

Mund të gjeni justifikime pafund për të mos kryer kontrolle të rregullta mamografike, por udhëhiquni nga fakti se kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më frekuente tek gratë. Dr. Maja Stojçevska Çapova , radiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shprehet se vetëm diagnoza e hershme shpëton jetë.
Lindja e parakohëshme – shkaqet

Në nivel botëror rreth 10% e foshnjave janë foshnja të lindura parakohe, apo një nga dhjetë fëmijë është i lindur para kohe. Lindje e parakohëshme konsiderohet çdo lindje para javës së 37 gestatike. Përqindja e foshnjave të lindur parakohe është gjithnjë dhe në rritje. Nëse para 10-15 vitesh ishte 7-8%, tani statistikat tregojnë se numri është rritur deri në 10%. Ekspertët tregojnë se në Maqedoni kjo përqindje është më e lartë, rreth 12%. Shkaqet e lindjes së parakohëshme ndahen në dy grupe: shkaqet nga ana e nësës dhe shkaqet nga ana e fëmijës.
A ndikon moti tek ju?

A ju kujtohet kur gjyshërit tuaj ankoheshin nga dhimbja e kokës, dhimbja e kockave dhe e kyçeve për shkak të ndërrimit të motit? Sot, pothuajse të gjithë reagojmë ndaj kushteve të këqija të motit. Ne jemi dëshmitarë të ndryshimit të menjëhershëm të motit kur temperaturat gjatë ditës ndyshojnë nga 15- 20 gradëC. Pranvera dhe vjeshta zgjasin vetë disa ditë ose më mire të themi se këto dy stinë të vitit mungojnë, nga stina e dimrit hymë në stinën e verës dhe anasjelltas.
Riktheni rininë në dekoltenë dhe duart tuaja

Duart dhe dekolteja janë pjesë të trupit të cilat nuk mund ti fshehim dhe jemi gjithmonë të ekspozuar ndaj syve të njerëzve. Edhe pse janë dy simbolet më të forta të feminitetit, ne gjithmonë i lëmë ato pas dore, dhe për këtë arsye, pikërisht aty shfaqen shenjat e para të plakjes. Në rast se nuk […]