Tek cili mund të shfaqet sindromi “ Sy i thatë” dhe cila është arsyeja?

Ky sindrom mund të shfaqet te çdo person, por ata të cilët janë më të rrezikuar ndaj këtij sindromi janë personat mbi moshën 50 vjeçare. Edhe pse kjo gjendje i prek më shumë femrat, ndodh që shumë shpesh t’i prekë dhe meshkujt.

Mosha

Ky sindrom shpesh shfaqet tek personat mbi moshën 50 vjeçare.

Si të kemi kocka të forta dhe të shëndetshme?

Ushqimi i duhur është hapi i parë për të patur kocka të forta dhe të shëndetshme. Kjo para së gjithash i referohet faktit se në ditë duhet të merrni nga 1000 mg kalcium nëpërmjet ushqimit. Burimet më të mira të kalciumit janë prodhimet e qumështit me nivel të ulët të përmbajtjes së yndyrës siç është jogurti. Por gjithashtu një burim i pasur i kalciumit është dhe salmoni, sardelja, perimet me gjethe jeshile (brokoli, lakër jeshile, spinaq) fiku dhe kumbullat e thata. Perimet e errëta jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile në një sasi prej një gote përmbajnë 100 mg kalcium.

Pse duhet të marrim frymë thellë?

Jemi kaq të zënë me mënyrën e shpejtë të jetesës, saqë shumë rrallë mendojmë për cilësinë e saj. Në fund të ditës të gjithë ne duam të relaksohemi dhe të bëjmë një gjumë të qetë. Përveç të tjerash, ne duhet t’a mbrojmë shëndetin tonë nga stresi i përditshëm, depresioni, rritja e presionit të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.

Pacientët të cilët vuajnë nga zemra duhet t’i kushtojnë vëmendje depresionit

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët janë të prekur nga depresioni, janë të prirur ndaj goditjeve të zemrës.
Përse?
Depresioni kronik dhe ankthi, mund të rrisin nivelin e hormoneve të stresit të cilët qarkullojnë nëpër trup. Këto hormone shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut, dhe në këtë mënyrë përshpejtohet shkalla e rrahjeve të zemrës. Si rezultat i kësaj, mund të shkaktohet inflamacion i arterieve, si dhe formimi i trombozës (mpiksjes së gjakut).

Çfarë është dializa?

Dializa është një procedurë e cila kryhet tek pacientët veshka e të cilëve ka dalë përkohësisht ose përgjithmonë jashtë funksioni.

Si mund të zëvendësojë dializa funksionin e veshkave?

Veshkat në trupin tonë luajnë funksionin e pastrimit të gjakut. Ato mënjanojnë materiet e dëmshme të cilat vijnë si rezultat i procesit të degradimit në trup, gjithashtu luajnë funksion në rregullimin e lëngjeve të trupit, balancion e elektroliteve, dhe ruajtjen e vlerës së pH në gjak.

Për çfarë ka më së shumti dëshirë një grua shtatzënë?

Një nga gjërat më të mira por në të njejtën kohe më të këqija të shtatzënisë është dëshira e madhe për të ngrënë.Dëshira për të ngrënë gjatë periudhës së shtatzënisë nuk mund të krahasohet me dëshirën e një personi normal, pasi ajo është një milion herë më e madhe dhe më e fortë.
Zgjoheni me një dëshirë të madhe për të ngrënë çokollatë apo pure frutash (shake) ultrakalorik të ftohtë. Zgjoni në mes të natës bashkëshortin për t’ju blerë apo skuqur proshutë. Sigurisht që bebja e arrin atë që dëshiron!

Super ushqime për shëndetin

Luleshtrydhja

Luleshtrydhja përmban vitaminë K, e cila mungon tek shumë prej nesh. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm për forcimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me Omega3. Vetëm një gotë me luleshtrydhe përmban 5% Omega3 acide yndyrore, dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të lartë të gjakut dhe në koalugimin e gjakut (trashje, mpiksje e gjakut).

Norma normale e zemrës gjatë kryerjes së ushtrimeve

Para se t’i përkushtoheni kryerjes së ushtrimeve, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun tuaj, për të ditur se cilat ushtrime ju përshtaten më mirë juve, lidhur me psikofizikën e organizmit tuaj. Do të numërojmë disa informacione bazë dhe të dobishme lidhur me normën e zemrës gjatë kryerjes së ushtrimeve dhe parametrat të cilat janë domosdoshmërisht të nevojshme për t’i ndjekur për të patur shëndet optimal dhe aktivitet fizik.

Është koha për te kardiologu!

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten në krye të shkaqeve më të zakonshme të vdekjeve në vend dhe në botë. 29 shtatori është Dita Botërore e Zemrës, prandaj rezervoni që sot kontrollin tuaj kardiak.

Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por ekzistojnë edhe zakone të cilat mund t’i ndryshoni dhe t’i zvogëloni rreziqet e mundësisë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.  Gjëja e parë dhe kryesore të cilën duhet të mbani mend është kontrolli i rregullt te kardiologu, edhe atëherë kur nuk ndjeni ndonjë problem. Për të ditur se kur është koha për të kontrolluar zemrën tuaj, konsultohuni me ekipin kardiologjik të Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’.

Ndryshime në gjuhë të cilat tregojnë disa sëmundje të caktuara

Kur mjeku do t’ju thotë që të hapni gojën dhe të nxirrni gjuhën jashtë, që me shikim të parë ai tashmë ka marrë informacion mbi gjendjen tuaj shëndetësore momentale. Në mjeksinë kineze mësohet se gjuha tregon çdo sëmundje të trupit. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë po ju ndodh me gjuhën, mire do të ishte të vizitonit otorinolaringologun.
Më poshtë ndodhen disa nga ndryshimet e gjuhës të cilat tregojnë parregullsi të caktuara:
1. Shtresë e hollë e bardhë në sipërfaqe të gjuhës, shenja të dukshme të dhëmbëve dhe disa pika të kuqe – kjo pamje e gjuhës tregon mungesë të energjisë në trup e cila shkakton lodhje, mungesë të oreksit dhe djersitje të tepruar. Kjo shpesh reflekton edhe në gjendjen shpirtërore, shpesh këto të dhëna janë shqetësuese dhe shkaktojnë nervozizëm.