Përcaktimi i fazës së kancerit të gjirit

Pasi ta keni diagnostikuar kancerin e gjirit, hapi tjetër është përcaktimi i fazës ose shkalla e zgjerimit. Përcaktimi i fazës në të cilën ndodhet kanceri, mund të ndihmojë në parashikimin dhe planin e trajtimit. Ndonjëherë nuk mund të përcaktohet shkalla e zgjerimit të kancerit nëse pacienti nuk kryen ndërhyrje kirurgjike.

Kryerja e kontrolleve të rregullta mund t’ju shpëtojë jetën

Kanceri i gjirit shërohet, por duhet të zbulohet në kohë. Në vijim ju shpjegojmë se cilat teste dhe procedura përdoren në diagnozën e kancerit të gjirit:

Ekzaminimi klinik i gjirit

Doktori do të kryej një kontroll të gjinjvë tuaj, në mënyrë që të përcaktojë nëse ndodhen kokrra apo anomali të tjera në gji.

Mamografi

Mamografia ka të bëjë me imazhin e gjirit. Këto pajisje zakonisht përdoren për diagnozën e kancerit të gjirit. Për çdo grua mbi moshën 40 vjeçare rekomandohet kryerja e mamografisë një herë në vit. Nëse keni në familje të sëmurë nga kanceri i gjirit, me kontrollet mamografike duhet të fillohet shumë më herët.

Ushqehuni shëndetshëm

Që të ushqeheni shëndetshëm nuk do të thotë të ndiqni rreptësisht ndonjë dietë, të jeni tepër të dobët dhe të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar. Ushqehuni shëndetshëm para së gjithash që të ndiheni mirë, të keni më tepër energji dhe të stabilizoni gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse jeni të lodhur nga “ekspertët” të cilët vazhdimisht ju thonë se cili është ushqimi i duhur për ju dhe cili jo, besoni se nuk jeni vetëm ju.

Rritja e sëmundjeve reumatoide

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike dhe progresive autoimune, e cila shkakton inflamacion dhe dhimbje në nyje dhe indet përreth nyjeve. Inflamacioni fillon në membranën e kyçeve e cila i mbron dhe i mundëson ushqim kyçeve , kërcit dhe i bën ato më të lëngshme. Në kuadër botëror nga kjo sëmundje vuajnë 1 % e popullsisë dhe raporti femër mashkull është 3:1. Ekzistojnë dy lloje: faza e fillimit: tek e cila simptomat zgjasin më pak se 3 muaj, si dhe artrit reumatoid i diagnostikuar tek i cili ekzistojnë simptomat e inflamacionit dhe ënjtja e kyçeve.

1 minutë në ditë e cila mund të zbulojë se në çfarë gjendje ndodhet organizmi juaj

Këshilla të dobishme për kontrollin sistematik që ju mund të bëni në shtëpi për më pak se një minutë.

Shikoni sytë

E bardha e syrit mund t’ju thotë shumë në lidhje me shëndetin tuaj. Ajo duhet të ketë ngjyrë të bardhë, ndërsa ngjyra e kuqe shkaktohet nga kapilarët e vegjël të cilët për shkaqe të caktuara përhapen dhe bëhen të dukshme. Por e bardha e syrit mund të shndërrohet edhe në ngjyrë të verdhë. Mundohuni t’a vëzhgoni për 7 ditë me rradhë të bardhën e syrit në dritën e ditës. Nëse keni ndryshim të ngjyrës, atëherë shkaku i kësaj mund të jetë lodhja, mundimi, alergjia apo irritime të ndryshme, prandaj është koha të kërkoni ndihmë nga okulisti/ oftamologu.

Kanceri i gjirit dhe mamogrami

Çfarë nëse doktori vëren diçka të çuditshme në gjirin tuaj gjatë kryerjes së mamogramit?
Sigurisht që ekziston frika e këtij skenari dhe askush nuk dëshiron që t’i ndodhë diçka e tillë.
Por ekzistojnë fakte të cilat nëse i dini, ndoshta do t’ju qetësojnë sadopak. Shumica e anomalive që shfaqen në mamogram, nuk kanë të bëjnë me kancerin e gjirit.

Simptomat e kancerit të gjirit

Çfarë është kanceri i gjirit?

Pas kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është diagnostikuar si kanceri më i shpeshtë tek gratë. Mund të shfaqet edhe tek meshkujt edhe tek femrat, por tek këto të fundit është tepër më i përhapur.
Falë rritjes së ndërgjegjësimit të grave përsa i përket kancerit të gjirit, studimet e fundit tregojnë se diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj sëmundje po tregon rezultate gjithnë e më të mira. Shkalla e mbijetesës është gjithnë e në rritje, ndërsa numri i rasteve të vdekjeve është gjithjë në ulje falë faktorëve të shumtë të zbulimit të hershëm të sëmundjes, trajtimet e reja dhe rritja e nevojës për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo sëmundje në të vërtetë.

Avantazhet e ushqimit pikant

Të gjithë ne gëzohemi kur në tavolinë kemi ndonjë ushqim djegës. Edhe pse nuk duhet të konsumohet shpesh, ushqimi pikant gjithashtu ka avantazhet e veta. Ai ndihmon në humbjen e peshës, parandalon kancerin, ul presionin e gjakut, mbron zemrën si dhe ndihmon në uljen e stresit.

Specat djegës mbrojnë organizmin tonë nga sëmundjet kardiovaskulare, gjithashtu janë të dobishëm edhe për zvogëlimin e efekteve të dëmshme të kolesterolit të keq.

Shkaqet e shfaqjes së kancerit në gji

Arsyeja e shfaqjes së kësaj sëmundje nuk është ende e njohur. Mjekët thonë se kanceri i gjirit shfaqet kur disa qeliza rriten jashtë normales. Këto qeliza përhapen shumë më shpejtë nga ato të shëndetshmet dhe akumulohen duke formuar një gungë apo masë dhe të njejtat mund të përhapen nëpër gji në nyjet limfatike ose në pjesë të tjera të trupit.
Kanceri i gjirit zakonisht formohet ose nis tek qelizat të cilat janë të vendosura tek kanalet të cilat prodhojnë qumësht (kancer duktal invaziv). Kanceri i gjirit gjithashtu mund të formohet tek gjendrat e indeve të quajtura (kancer lobular invaziv), ose në qelizat e tjera në gji.