Zbuloni sinjalet e trupit tuaj

Jeta e shpejtë, zakonet e këqija të jetës, duke përfshirë edhe ushqimin e shpejtë, mund të çojnë deri në mungesë të vitaminave dhe mineraleve të cilat janë të nevojshme për trupin tuaj që të mund të funksionojë normalisht. Nëse trupit tuaj i mungon diçka , ai menjëherë do t’ju sinjalizojë për këtë.  Duhet të jeni të informuar dhe t’i njihni simptomat. Në vijim do të gjeni këshilla se si t’i lexoni sinjalet të cilat ju dërgon trupi juaj. Por mos harroni, për çdo problem tuajin shëndetësor duhet të konsultoheni me mjekun.

10 këshilla për të qenë të lumtur

1- Duhet të jeni të kënaqur

Nëse nuk jeni të kënaqur nga ajo çfarë tashmë keni, vështirë se ndonjëherë do të jeni të kënaqur. Vendosni qëllime reale në jetë dhe kënaquni me çdo arritje të tyre.

2- Duhet të jeni optimistë

Njerëzit të cilët mendojnë me optimizëm dhe e shohin botën ngjyrë rozë, janë shumë më të lumtur. Në rast se keni ndonjë problem i cili ju shqetëson, është mirë që ti ndani ndjenjat tuaja me dikë, mundohuni të shikoni dhe anët pozitive të asaj gjëje e cila ju shqetëson, duke bërë që të ndiheni më mirë.
Mos harroni, ju vendosni se në çfarë këndvështrimi i shikoni gjërat, nëse gota është gjysmë plot apo gjysmë bosh.

Pije e shëndetshme e cila eliminon celulitin

Celuliti është armiku më i madh i çdo gruaje, një makth i cili i jep lëkurës një pamje jo të rrafshtë të ngjashme me lëkurën e portokallit, në pjesën e kofshëve të vitheve  dhe në pjesën e barkut. Celuliti shfaqet nën ndikimin e shume faktorëve, mund të jetë gjenetike, hormonale, pamjaftueshmëri e ujit në trup, të ushqyerit të keq, mungesa e aktivitetit fizik, etj.

Zgjidhja e këtij problemi është lëngu I frutave të tharta dhe xhenxhefil. Ky lëng frutash jo vetëm që do t’ju freskojë gjatë ditëve të nxehta të verës, por gjithashtu do t’ju ndihmojë që ta eliminoni sa më shpejtë celulitin në pjesët më delikate të trupit tuaj.

A është nishani diçka e zakonshme apo mund të shndërrohet në melanoma?

Shenja e parë e melanomës është ndryshimi i madhësisë, ngjyrës apo i formës së nishanit. Melanomi mund të shfaqet dhe si një ‘njollë’ e re, e cila duket si e pazakontë me një pamje të zezë dhe të shëmtuar.

Mbani mend: nishanët që të gjithë i kemi, zakonisht i kemi që nga lindja, ose shfaqen deri në moshën 40 vjeçare, më pas zbehen. Për të mbajtur mend se në çfarë duhet të bëni kujdes, kujtoni 4 gërmat e para të alfabetit ‘ABCD’.

A e dini dallimin mes frutave dhe perimeve?

Sipas botanistëve, fruti zhvillohet nga lulet. Gjithashtu, kjo është pjesë që përmban vetë fara e frutit. Lloje të tjera të bimëve konsiderohen perime. Ato përfshijnë kërcellin, gjethet dhe rrënjët – madje dhe lulen e sythit apo gonxhes.

Bimët e mëposhtme teknikisht janë fruta:

Avokado, fasule, misër, kastravec, drithëra, arra, fruta të thata,  ullinj, speca, kungull, domate dhe farat e lule diellit.

Te perimet përfshihen:  selino (kërcelli), marule ( sallata jeshile), lulelakër dhe brokoli, panxhari, patatet dhe karrotat.

Çfarë domethënie kanë yndyrërat në gjak?

Në analizat e rregullta laboratorike doktori ju thotë se keni kolesterol apo rritje të yndyrës në gjak. Menjëherë ju shfaqen pyetje të panumërta, nëse është kjo diçka e rrezikshme dhe çfarë duhet të bëni.

Këtu ju do të gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme në lidhje me kolesterolin:

Çfarë duhet të hani nëse keni osteoporozë?


Karakteristikë e kësaj sëmundje janë kockat e holla dhe të dobëta, të prirura për tu thyer, veçanërisht në pjesën e kukut dhe legenit.

Për t’i ruajtur kockat tuaj të shëndetshme, duhet të ushqeheni në mënyrën e duhur, kjo do të thotë se duhet të merrni me anë të ushqimit më tepër kalcium dhe vitaminë D.

6 mënyra për të qëndruar në formë pa shpenzuar para

Nëse doni të qëndroni në formë të mirë tripore, dhe nga ana tjetër nuk doni të shpenzoni para, mos u shqetësoni. Çdo gjë që ju nevojitet janë disa ide dhe më tepër dëshirë. Kjo listë me 6 teknika për përmirësimin e gjendjes tuaj fizike, përbëhet nga ushtrime të cilat nuk kërkojnë pajisje të shtrenjta.

1.       Ecje

Ecja për tridhjetë minuta në ditë mund të ndihmojë në uljen e peshës së tepërt, kontrollin e sheqerit në gjak, si dhe uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

Përveç të tjerash, ecja ndihmon edhe në uljen e stresit. Duke i ditur të gjitha këto anë pozitive, vallë a nuk mund t’i kushtoni vetes 30 minuta ecje në ditë? Atëherë, provoni të shkoni në punë më këmbë dhe të ktheni nga puna gjithashtu duke ecur.

Investimi: Çdo gjë që ju duhet janë një palë këpucë të rehatshme dhe veshje të lehta në varësi të stinës së vitit.

Ushqimi I cili zvogëlon rrezikun e goditjes në tru

Lloji i ushqimit të cilin ju e keni në menynë tuaj të përditshme luan një rol të madh jo vetëm në kontrollimin e peshës tuaj trupore por edhe në parandalimin e goditjeve të papritura në tru.

Zgjedhja e ushqimit tuaj mund të zvogëlojë rrezikun e rritjes së kolesterolit të arterieve, pasi ato janë shkaku kryesor i goditjes në zemër, këshillojnë mjekët. Ushqimi i shëndetshëm mund t’ju mbroj nga goditjet e trurit dhe të zemrës. Si duhet të bëni zgjedhjen e vërtetë të ushqimit tuaj dhe ti zvogëloni këto rreziqe?

Kafeina – sa është e mjaftueshme?

sistina


Kafeina mund të ketë ndikim pozitiv në organizëm, por  në të njejtën kohë  mund t’I shkaktoj atij probleme. Mësoni sa kafeinë është e nevojshme në ditë, dhe zvogëloni atë nëse e kalon dozën e nevojshme.

Nëse jeni të varur ndaj kafeinës, për zgjimin tuaj në mëngjes apo për të qënë aktivë gjatë ditës, duhet të dini që nuk jeni vetmit. Kafeina stimulon sistemin qendror nervor, lehtëson lodhjen, rrit përqëndrimin dhe ju mban zgjuar.