Bëni kontrolle parandaluese

Një numër i madh sëmundjesh malinje, nuk shfaqin simptoma gjatë fazës së tyre fillestare. Zakonisht, kur sëmundja të ketë shfaqur simptoma, kjo do të thotë se ka arritur në fazë të avancuar. Pikërisht për këtë arsye, është shumë e rëndësishme kryerja e ekzaminimeve të rregullta parandaluese, të cilat ndihmojnë në detektimin e ndryshimeve të caktuara në fazë të hershme të sëmundjes. Zbulimi i hershëm i sëmundjes, do të thotë një mundësi e madhe për tu trajtuar dhe për të pasur një jetë më cilësore. Në vijim do të gjeni një gamë testesh jo-invazive të cilat mund të japin një diagnozë të qartë.

Gjinjtë

Mos harroni të bëni vetëkontrolle të rregullta. Ai është hapi i parë me të cilin mund të zbuloni ndryshimet në fazë fillestare të gjirit. Çdo grua mbi moshën 40 vjeçare, duhet detyrimisht të kryej kontroll mamografik. Për vajzat apo gratë mbi moshën 20 vjeçare duhet të kryejnë eko të gjirit çdo 1-3 vjet (në varësi të historisë familjare dhe faktorëve të rrezikut).

Zorra e trashë

Për zbulimin e ndryshimeve në zorrën e trashë, rekomandohet kryerja e kolonoskopisë dhe kryerja e testit për praninë e gjakderdhjes së fshehur në jashtëqitje. Rekomandohet që meshkujt mbi moshën 50 vjeçare të kryejnë kolonoskopi.

Prostata

Rekomandohet që meshkujt mbi moshën 50 vjeçare të kryejnë kontroll rutin të prostatës, dhe përcaktimin e vlerave të tumor markerit PSA. Meshkujt të cilët kanë histori familjare të kancerit  në prostatë, duhet të fillojnë me kryerjen e kontrolleve parandaluese që në moshën 45 vjeçare.

Lëkura

Përveç vetëkontrolleve të rregullta të lëkurës dhe monitorimit të nishanëve, rekomandohet kryerja e kontrollit dhe monitorimit të të gjithë nishanëve njëherësh dhe mundësisht evaluimi (vlerësimi) i tyre. Me ndihmën e dermatoskopit bëhet skanimi i të gjithë nishanëve në trup, dhe fotografimi i tyre ruhet në mënyrë digjitale. Gjatë kontrollit të ardhshëm bëhet krahasimi i gjendjes aktuale me atë të fotografimit i cili është bërë gjatë kontrollit të mëparshëm.

Qafa e mitrës

Ndryshimet e qafës së mitrës mund të zbulohen me anë të PAP testit. Prandaj është e nevojshme që çdo grua një herë në vit të kryej PAP test, dhe të ndjek gjendjen e qafës së mitrës. Për gratë tek të cilat janë zbuluar ndryshime apo prania e infeksionit HPV, rekomandohet kryerja më e shpeshtë e PAP testit në konsultim me mjekun gjinekolog. 

Shpërndaj