Ndonjëherë dhimbja e shpinës mund të shtrihet në zonën e ijeve. Shpesh, dhimbjet në zonën e ijeve dhe pjesës së poshtme të shpinës vijnë si rezultat i harxhimit të disa pjesëve të caktuara të trupit.
Kur dyshojmë se kemi problem me ijet?
Është e habitshme se ijet zakonisht shkaktojnë një dhimbje të fortë në zonën e kryqit, ndoshta sepse kyçi i rrezikuar është i vendosur në afërsi të shtyllës kurrizore.
Mjekët thonë se dhimbja e kryqit (qendrës) shpesh vjen si rezultat i problemeve me ijet, dhe kjo deri atëherë sa të provohet e kundërta. Dhimbjet mbi mesin nuk janë të lidhura me ijet.
Shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në zonën e ijeve është esteoartriti në kyçin e ijeve. Është e mundur që të keni artrit në ije nëse:
– Ekziston dhimbje në pjesën e bigëzimit (zona midis këmbëve) e cila shtrihet deri tek gjuri.
– Keni dhimbje në kryq (qendër)
– Ndjenja e parehatisë shfaqet dhe zhdoket, dhe kjo ndodh gjithnjë e më shpesh me kalimin e kohës.
– Dhimbja bëhet më e fortë gjatë momentit kur ngriheni në këmbë, gjatë ecjes apo gjatë ndonjë aktiviteti tjetër, ndërkohë që lehtësohet kur jeni duke pushuar.
– Ndjeni tension dhe parehati
– Ecni jo siç duhet ( çaloni me njërën këmbë)
Nekroza Avaskulare (AVN)është një gjendje e rëndë në të cilën del jashtë funksionit pjesa e mbigjuri (kofsha). Dhimbja është e fortë dhe më e shpeshtë në krahasim me atë që shkakton osteoartriti.
Kur është fajtore shtylla kurrizore?
Pjesa më e madhe e problemeve lidhur me pjesën e poshtme të shpinës vijnë si rezultat i sëmundjes hernie diskale e cila shtyp nervat të cilët ndodhen jashtë palcës kurrizore.
Kjo gjendje bën që të shfaqet dhimbja e njohur me emrin nervi shiatik, dhe mund të ndihet edhe në zonën e ijeve. Ekziston mundësia që të keni hernie diskale nëse:
– Dhimbja është e kufizuar në shpinë, ije apo të ndenjurat.
– Keni kontraktim apo mpirje të këmbës.
– Dhimbja përkeqësohet kur uleni ose përkuleni.
– Dhimbja përmirësohet gjatë ecjes ose kur qëndroni
Nëse djersitni gjatë natës, ju ose ndonjë pjestarë tjetër i familjes keni pasur kancer, ose nëse dhimbja nuk ju pushon për një kohë të gjatë, duhet të vizitoni mjekun, problem mund të jetë shumë më serioz.
Tek disa persona mund të shfaqen probleme me ijet dhe në të njejtën kohë me pjesën e poshtme të shpinës. Kjo nuk është diçka që shfaqet rrallë pasi me kalimin e viteve, osteoartriti dhe ndryshimet në shtyllën kurrizore janë gjithmonë e më të shpeshta.
Hapat e parë të cilat duhet t’i kryeni për të zvogëluar dhimbjen në zonën e ijeve:
– Fillimisht vizitono mjekun tuaj. Ai do t’ju lëshoje terapi e cila përfshin ilaçe anti inflamatore.
– Reduktoni peshën e tepërt trupore. kilogramët e tepërt mund vetëm që t’jua përkeqësojnë gjendje dhe t’jua shtojnë dhimbjen.
– Humbja e peshës së tepërt zakonisht i zvogëlon simptomat në atë faze kur akoma nuk është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike. Gjithashtu, nëse humbisni ndonjë kilogram plus, rritet norma e suksesit të intervenimit, sigurisht nëse është i nevojshëm të kryhet.
Hapat e pare të cilat duhet të zvogëluar dhimbjen në zonën e shpinës:
– Vizitoni mjekun tuaj dhe mundohuni të jeni aktivë. Ai do t’ju lëshojë terapinë e duhur dhe ka të ngjarë t’ju rekomandojë të qëndroni activë.
– Nëse dhimbja ju vazhdon edhe pas dy javësh, atëherë është mirë që të shkoni në fizioterapi. Me ndihmën e kësaj terapie, do të jeni në gjendje t’i forconi muskujt të cilët kryejnë funksionin kryesor të shpinës.
– Reduktoni peshën tuaj trupore dhe ndërpritini cigaret. Ruajtja e peshës trupore të shëndetshme, apo humbja e peshës nëse është e nevojshme, do ta zvogëlojë presionin në shtyllën kurrizore. Gjithashtu, është e rëndësishme që t’a lini pirjen e duhanit. Nikotina ndikon në mikroqarkullimin, duke bërë që shtylla kurrizore të degradojë më shpejt.
Nëse keni problem që të lokalizoni dhimbjen, vizitoni doktorin specialist në fushën e ortopedisë apo traumatologjisë.