Bostani – antioksidant i fuqishëm dhe ruajtës i zemrës

Bostani përmban 92% ujë. Ky perim freskues i cili për shkak të shijes së tij të ëmbël njerëzit e konsiderojnë si frut, përmban shumë përbërës ushqyes.  Me anë të konsumimit të bostanit ju merrni sasi të konsiderueshme të vitaminës  A, B6, C, likopen, antioksidantë dhe aminoacide.  Bostani nuk përmban yndyrë, por përmban shumë pak kripë prandaj dhe konsiderohet si “fruti” ideal gjatë stinës së verës.  Një nga përbërësit kryesorë që e bën bostanin  ‘frut’ i shënsetshëm  I cili shërbehet si desert, është saisa e lartë e likopenit, karrotenoidi i kuq i cili gjendet tek frutat dhe tek perimet. Likopeni konsiderohet si një nga antioksidantët më të fuqishëm I cili forcon imunitetin, zemrën, kockat dhe lufton kundër sëmundjeve ndër të cilat është edhe kanceri.

Bostani përmban 92% ujë. Ky perim freskues i cili për shkak të shijes së tij të ëmbël njerëzit e konsiderojnë si frut, përmban shumë përbërës ushqyes. Me anë të konsumimit të bostanit ju merrni sasi të konsiderueshme të vitaminës  A, B6, C, likopen, antioksidantë dhe aminoacide.  Bostani nuk përmban yndyrë, por përmban shumë pak kripë prandaj dhe konsiderohet si “fruti” ideal gjatë stinës së verës.  Një nga përbërësit kryesorë që e bën bostanin  “frut” i shënsetshëm  i cili shërbehet si desert, është saisa e lartë e likopenit, karrotenoidi i kuq i cili gjendet tek frutat dhe tek perimet. Likopeni konsiderohet si një nga antioksidantët më të fuqishëm i cili forcon imunitetin, zemrën, kockat dhe lufton kundër sëmundjeve ndër të cilat është edhe kanceri.

Likopeni i jep bostanit ngjyrën e kuqe, e cila gjendet edhe tek domatet, grejpfruti i kuq, papaja, etj.  Më tepër likopen gjendet tek bostani i pjekur mirë, kështu që, sa më i kuq të jetë bostani aq më tepër likopen përmban ai.

Përveç likopenit, bostani përmban citrulinë, aminoacid, i cili në organizëm shndërrohet në argininë aminoacid. Këto aminoacide përmirësojnë qarkullimin e gjakut, dhe sipas studimeve të fundit ndikojnë edhe në përmirësimin  e mosfunksionimit erektil.

Benefitet shëdetësore të bostanit

Parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Dozat e larta të likopenit janë efektive për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e mundshme, dhe ndihhmojnë në reduktimin e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Koncentrimi i citrulinës dhe argininës ndikojnë pozitivisht në zemrën tuaj. Ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit e gjakut dhe ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të akumulimit të yndyrës.

Efekt anti-inflamator

Përmbajtja e likopenit e bën bostanin një “frut” i cili lufton kundër proceseve inflamatore në trup  duke e zvogëluar procesin e inflamacionit, si dhe ka ndikim antioksidues nëpërmjet neutralizimit të radikaleve të lira. Përveç kësaj bostani përmban edhe choline, substancë e cila e qetëson reaksionin inflamator.

Hidraton trupin

Bostani është ushqimi i përsosur për hidratimin e trupit, përmban ujë dhe elektrolite të cilat janë kombinimi ideal për ti siguruar trupit ujë dhe minerale gjatë ditëve të nxehta.

Përmirëson tretjen

Fibrat që gjenden në bostan ndihmojnë në tretjen e ushqimit  dhe  ato janë të shumta.

Ushqen flokët dhe lëkurën

Vitamina A e ruan lëkurën tuaj, vetëm një gotë lëng bostani përmban pothuajse një të katërtën e dozës ditore të nevojshme të kësaj vitamine.  Vitamina A ndihmon për të ruajtur vitalitetin e lëkurës dhe flokëve dhe gjithashtu nxit rritjen e shëndetshme të kolagjenit të ri.

Zvogëlon dhimbjen e muskujve

Lëngu i bostanit para stërvitjes apo ndonjë aktiviteti tjetër sportiv, ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve dhe tensionit të muskujve, kjo kryesisht i detyrohet efektit të aminoacideve të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Parandalon kancerin

Sikurse edhe frutat dhe perimet e tjera, bostani me veprimin  e tij antioksidant  ndikon në reduktimin e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve malinje. Likopeni  vepron në mënyrë të veçantë në parandalimin e kancerit të prostatës.

Shpërndaj