Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Çajrat për lehtësimin e kollës

Të gjithë çajrat bimorë janë të shëndetshëm.  Por ka disa çajra të tjerë të cilët janë veçanërisht të mirë për lehtësimin e kollës.  Një avantazh tjetër i çajrave bimorë është se përgatiten lehtë dhe janë relaksues. Më poshtë do të lexoni se cilët çajra janë të mirë për kollën:

Të gjithë çajrat bimorë janë të shëndetshëm.  Por ka disa çajra të tjerë të cilët janë veçanërisht të mirë për lehtësimin e kollës.  Një avantazh tjetër i çajrave bimorë është se përgatiten lehtë dhe janë relaksues. Më poshtë do të lexoni se cilët çajra janë të mirë për kollën:

Ekspektorante natyrore

Emri shkencor i lules së blirit është ‘tilia’ dhe është i njohur si ‘nektari i mbretërve’ për shkak të benefiteve të saj të mëdha për shëndetin njerëzor. Që në kohët e lashta është përdorur si ilaç për shërimin e shumë sëmundjeve.  Çaji i blirit është një ekspetorant natyror. Gjithashtu ndihmon në lehtësimin apo heqjen e kollës, lehtëson bronkitin dhe shëron rrugët e frymëmarrjes.

Çaj  xhenxhefili

Xhenxhefili është një bimë e cila rritet nën tokë, me origjinë aziatike, ka shije pikante,  aromë limoni dhe kultivohet në zona me klimë tropikale. Prisni një copëz xhenxhefil dhe hidheni në një tenxhere me ujë të valuar.  Lëreni të valojë për disa minuta, kullojeni dhe hidhini pak mjaltë blete. Pihet tre herë në ditë derisa të mos keni më kollë.

Çaj mente / nenexhiku

Menta është një bimë e cila është përdorur me  mijëra vjet për të zgjedhur një shumëllojshmëri të çrregullimeve gastrointestinale dhe ndihmon në tretjen e ushqimit , që është një nga përfitimet kryesore të çajit të mentës. Kjo pije e shishme ndihmon për uljen e gazrave të cilat akumulohen në organizëm, gjithashtu rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e tretjes dhe mundëson lëvizjen e shëndetshme të zorrëve.  Përveç  të tjerash, çaji i mentës ndihmon edhe për qetësimin e kollës.

Çaj kamomili

Çaji i kamomilit është veçanërisht i dobishëm për kollën e thatë. Për të dhënë një efekt më të mirë mund ti shtoni pak lëng limoni dhe mjaltë blete.  Ky çaj është shumë i mirë për shëndetin dhe nuk shfaq efekte anësore, megjithatë nuk rekomandohet pirja e tij nga gratë shtatzëna gjatë tremujorit të parë  si dhe nuk duhet ta pini nëse jeni alergjikë ndaj margaritave.

Çaj i bimës së limonit

Kolla e thatë mund ta irritojë fytin duke ju shkaktuar pagjumësi. Prandaj, para se të flini pini një filxhan me çaj limoni. Në fakt, shumica e çajrave ndihmojnë për të lehtësuar apo hequr kollën e thatë, por çaji i limonit nuk përmban kafeinë, kështu që ai do t’ju mundësojë një gjumë të qetë. Ai  është i pasur me vitaminë A, B dhe C si dhe me minerale si mangan, kalcium, magnez dhe fosfor.

Shpërndaj