
Trajtimi kapilarëve në formë rrjete
Emri mjekësor i ndryshimeve vaskulare të cilat ne i quajmë rrjedhje të kapilarëve apo zgjerim të kapilarëve, është kuperoza. Sasia e madhe e kapilarëve të zgjeruar të përqëndruar në një zonë, mbajnë emrin rrjete kapilare ose yje vaskulare. Shkak për shfaqjen e kapilarëve të zgjeruar janë muret e dobëta të enëve. Zakonisht ato shfaqen tek këmbët: kofshët, pulpa e këmbës, nyja e gjurit, nyja e poshtme e këmbës. Kapilarët e plasaritur mund të shfaqen edhe në pjesën e fytyrës, më së shumti në pjesën e faqeve dhe të hundës. Për dilemat rreth kësaj gjendje, përgjigje morëm nga Dr. Marina Jurukovska, kardiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.










