
Lëkura e shëndetshme kundër nxirjes nga rrezet e diellit
Kanceri i lëkurës është lloji më i zakonshëm i kancerit. Këto lloje të kancerit shfaqen në pjesën sipërfaqësore të lëkurës, dhe mund të shërohen lehtësisht në rast se zbulohen në kohë. Lloji më i rëndë i kancerit të lëkurës është quajtur melanoma malinje, e cila zakonisht përhapet. Rrezet ultraviolet (rrezatimi UV) apo ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit, është një nga faktorët për shfaqjen e këtij lloj kanceri. Prandaj, para se ti dorëzoheni plotësisht diellit, mendoni për shëndetin tuaj.