Hulumtimet e fundit – Kafja e zvogëlon rrezikun e cirozës
Nëntë studimet e kryera të cilat përfshijnë 430 000 persona të testuar, kanë treguar se pirja e kafes ndikon në mënyrë të favorshme në funksionimin e mëlçisë, dhe çon në reduktim të ndjeshëm për rrezikun e zhvillimit të cirozës. Shfaqja e cirozës në mëlçi, shfaqet si rezultat i sëmundjeve virale (hepatiti B dhe C) dhe mund të shfaqet si rezultat i konsumimit të tepërt të alkoholit dhe përdorimit të tepërt të ilaceve. Ciroza zhvillohet ngadalë, gjatë së cilës indi i shëndoshë i veshkës kalon në indin lidhës dhe kështu nuk është në gjendje për ti përpunuar proteinat, hormonet, ilaçet dhe toksinat. Gjithashtu zvogëlohet dhe aftësia për të prodhuar proteina dhe substanca të tjera të rëndësishme për sistemin digjestiv dhe eliminimin e toksinave. Më shumë se një milion njerëz në botë vdesin nga kjo sëmundje.