Dietat pa gluten janë moda me e fundit për ata që duan të humbin shpejt kilogramët e tepërt , por a është kjo ajo çfarë duhet? A është gluteni shkaktar i mishit të tepërt në ije?
Përgjigja është ‘jo’ , por le t’ju shkojmë gjërave deri në fund.
Çfarë është gluteni dhe sëmundja e celiakisë?
Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër, elb dhe produkte të tjera të shumta si buka, makaronat, drithërat, etj. Disa njerëz i shmangen konsumit të glutenit pasi vuajnë nga sëmundjet e celiakisë. Kjo sëmundje është një çrregullim autoimun e cila reagon ndaj glutenit. Rezultat i saj është fryrja dhe dhimbja e barkut, të pëziera dhe diarre. Kjo sëmundje pengon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve duke shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e peshës. Disa të tjerë, i shmangen glutenit pasi trupi i tyre nuk e toleron praninë e tij. Intoleranca e glutenit imiton simptomat e sëmundjes së celiakisë pa reagimin e imunitetit.