Çdo grua ka PMS të ndryshme

Dikush më pak dhe dikush më shumë, megjithatë, çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit, përballet me sindramat paramenstruale (PMS). Konsiderohet se 85 % e grave, para fillimit të ciklit menstrual, ndjejnë simptoma si fryerje, dhimbje koke, lodhje dhe nervozizëm. Lexoni si ti kakloni më lehtë këto ‘ditë të këqija’ ndaj të cilave meshkujt nuk janë të prekur.

Dikush më pak dhe dikush më shumë, megjithatë, çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit, përballet me sindramat paramenstruale (PMS). Konsiderohet se 85 % e grave, para fillimit të ciklit menstrual, ndjejnë simptoma si fryerje, dhimbje koke, lodhje dhe nervozizëm. Lexoni si ti kakloni më lehtë këto ‘ditë të këqija’ ndaj të cilave meshkujt nuk janë të prekur.

Hormonet janë faktorët kryesorë të PMS

Sindromi paramenstrual i njohur si PMS është një gjendje e cila shfaqet tek një numër i madh i grave gjatë moshëa apo periudhës riprodhuese. Është i dallueshëm për shkak të simptomave psiko-fizike të cilat shfaqen para se të fillojë gjakderdhja menstruale. Shkaku i saktë i shfaqjes së PSM ende nuk është bërë i ditur, por konsiderohet se faktori kryesorë për këtë është ndryshimi i nivelit të hormoneve, kryesisht estrogjenit dhe progesteronit.

Si e përshkruajnë gratë atë?

Simptomat variojnë në mënyrë individuale, dhe ato mund të jenë të ndryshme nga muaji në muaj. Në përgjithësi, simtomat të cilat i përjeton pothuajse çdo grua janë: fryerja e barkut, fryerja e gjinjve shpesh me dhimbje gjatë prekjes, rritja e peshës trupore, nervozizëm, probleme me përqëndrimin, dhimbje koke, rritje të oreksit, lodhje, nervozizëm, ankth dhe nndryshim të gjendjes së humorit.
Ju mund të konsideroni se keni simptoma të PMS nëse:

  • Simptomat tuaja shfaqen dy javët e fundit që nga fillimi i ciklit menstrual.
  • Simtomat e dëmtojnë cilësinë e jetës
  • E përjashtoni praninë e sëmundjeve të cilat japin simptoma të ngjashme siç janë: tiroidet, depresioni, migrena, lodhja kronike, etj.

Si ti lehtësoni simptomat?

Simptomat e PMS nuk mund të parandalohen, por ju mund ti vini në ndihmë vetes duke i lehtësuar ato. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet reduktimi i konsumimit të kripës në mënyrë që të mos keni ruajtje të lëngjeve shtesë të cilat ju bëjnë të ndiheni të fryrë. Reduktoni edhe futjen e kafeinës dhe të sheqerit. Mendohet se shtimi i vitaminës B6, magnezit, kalciumit dhe vitaminës E, mund të përdoren për reduktimin e nervozizmit dhe dhimbjeve apo ngërçeve në mitër gjatë ciklit. Ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm dhe shmangia e situatave stresuese mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e nervozizmit dhe krijimit të konflikteve. Gjëja më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe është që të pushoni dhe të relaksoheni. 

Shpërndaj