Çfarë fshihet pas kollës kronike?

Kollë kronike quhet çdo kollë që zgjat më shumë se 8 javë, ndërsa tek fëmijët 4 javë. Kjo është një gjendje e cila nuk shkakton vetëm siklet, por në disa situata shkakton çrregullim të plotë të mënyrës së jetesës, duke rezultuar me çrregullim të gjumit dhe lodhje.

Çfarë e shkakton?

Në disa raste është e vështirë për të gjetur shkakun. Dr. Oliver Jovkovski, pulmoalergolog, shpjegon se pirja e duhanit është shkaku më i shpeshtë i shfaqjes së kollës kronike, më pas rrjedhja e sekrecioneve nga hunda (postnasal drip), astma dhe refluksi gastroesofageal. Zakonisht shfaqet edhe në kombinim me shumë gjendje të pranishme në të njejtën kohë. Infeksionet shpesh shkaktojnë kollë kronike, si dhe disa ilaçe, veçanërisht inhibitorët ACE si ilaçet të cilat jepen për rregullimin e presionit të gjakut. Rrallë shfaqet për shkak të përmbajtjes së bronkeve, bronkiektazave, bronkiolitit, fibrozës cistike, kancerit në mushkëri dhe në fazën fillestare të sëmundjes kronike obstruktive pulmonare (SKOP).

Ndotja e ajrit dhe kolla

Ndotja e ajrit është një problem shumë kompleks. Grimcat më të përgjegjshme për efektet e dëmshme janë grimcat PM10 dhe PM2.5, por ka edhe grimca të tjera, shumë më të vogla dhe substanca gazi të cilat janë përgjegjëse për efekte të ndryshme të dëmshme. Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i shfaqjes së kollës kronike në jetën e sotme moderne, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Simptoma të tjera

Kolla kronike shoqërohet edhe me simptoma të tjera si hundë të bllokuara, shtim i sekrecionit, zhurmë, pengesë, djegie në pjesën e pasme të kockës së kraharorit, ndonjëherë mund të provokojë edhe kollë të shoqëruar me gjak. Format më të rënda mund të shkaktojnë të përzjera, të vjella dhe thyerje të brinjëve.

Si diagnostikohet?

Diagnoza vendoset me anë të marrjes së historisë së gjërë dhe të thellë dhe me anë të njohjes me sëmundjet dhe veset apo zakonet e mëparshme. Më pas bëhen testet diagnostikuese, zakonisht për diagnozën funksionale të mushkërive në të cilën përfshihet spirometria, matja e kapacitetit të shpërndarjes ose bodiproduktografia, RTG e mushkërive ose tomografia e kompjuterizuar, si dhe bronkoskopia.

Trajtimi

Trajtimi varet nga shkaku i shfaqjes së kollës kronike, kryesisht përfshin antihistaminë, glukokordikoide, inhalim me bronkodilatorë dhe në raste të rënda antitusivë (ilaçe për qetësimin e kollës).

Shpërndaj