Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Çfarë janë bakteret dhe si të mbrohemi prej tyre?

Janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta.  Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali,  apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Disa prej tyre janë fotosintetike, që do të thotë se mund ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre, me anë të energjisë diellor, siç bëjnë bimët. Ndërkohë që disa baktere të tjera thithin materialin në të cilin jetojnë.

Janë mikroorganizma të formuara nga një qelizë, të cilat mund të mbijetojnë në ambiente të ftohta dhe të nxehta.  Ato mund të gjenden mbi apo brenda pothuajse çdo materiali,  apo jetojnë në vende si: toka, uji, ajri si dhe tek organizmi i njeriut dhe i kafshëve. Disa prej tyre janë fotosintetike, që do të thotë se mund ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre, me anë të energjisë diellor, siç bëjnë bimët. Ndërkohë që disa baktere të tjera thithin materialin në të cilin jetojnë.

Bakteret janë shkaktare të shumë sëmundjeve si:  bronshiti, bronkopneumonia, faringjiti, laringjiti, pneumonia, sinuset, salmonella, tuberkulozi, tetanozi, ndër të tjera edhe gastriti.  Në të njejtën kohë ekzistojnë edhe baktere të tjera të cilat shkaktojnë infeksione vaginale, infeksione në lëkurë, frymë me erë të keqe dhe aromë të keqe në trup.

Megjithatë, jo të gjitha bakteret të cilat jetojnë në organizëm janë të dëmshme apo të rrezikshme, disa prej tyre janë të domosdoshme për zhvillimin normal të sistemit imunitar tek fëmijët.

Për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret, ju duhet të ndiqni disa hapa:

  • Konsumoni ushqime të cilat janë të përgatitura në mënyrë tepër higjenike
  • Gjithmonë lani duart para çdo ngrënie dhe pasi të shkoni në tualet
  • Nëse keni plagë në trup, duhet të përdorni ujë dhe sapun rreth plagës dhe më pas me anë të një pambuku duhet ta pastroni sipërfaqen e saj me anë të një lënde antiseptike.
  • Të ndiqni një dietë të balancuar mirë, në mënyrë që të ruani një sistem të mirë imunitar
  • Bëni dush çdo ditë
  • Lani dhëmbët tre herë në ditë, dhe bëni gargarë
  • Përdorni deordorant për të parandaluar aromën e shkaktuar nga bakteret
  • Përdorni sapun ose locione speciale të cilat janë të dobishme për eliminimin e baktereve të cilat qëndrojnë në lëkurë.
  • Nëse përdorni lente, është e nevojshme që ti pastroni me anë të një solucioni dizinfektues i cili gjithashtu do ti lubrifikojë ato.
  • Në rast se keni infeksion bakterial në lëkurë, mund të përdorni kremra dhe pomada të cilat përdoren posaçërisht për trajtimin e këtij problemi.  Në rast se ato paraqiten në forma më të buta (lehta), mund të përdorni emulsione të cilat përmbajnë triklosan (triclosan).

Shpërndaj