Ushqimi i duhur, stërvitja dhe të gjitha përpjekjet që bëni nuk do të japin rezultat përsa i përket shëndetit në rast se nuk shoqërohen me një gjumë të shëndetshëm prej të paktën 7 orësh. Duhet ti jepni prioritet gjumit pasi vetëm një organizëm i relaksuar mirë mund të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë të shëndetshme.
Sa orë gjumë janë të nevojshme për organizmin tonë?
Pas një gjumi të mirë dhe të thellë, do ta pranoni dhe vetë se ndiheni të relaksuar dhe të freskët. Sipas një studimi të kryer për një periudhë dy vjeçare, janë formuar 9 (nëntë) grupe njerëzish të cilët rekomandojnë orët minimalisht të nevojshme për gjumë:
Mosha |
Orët e nevojshme për gjumë |
Të rriturit mbi moshën 65 vjeçare |
7-8 orë |
Të rritur nga 26-64 vjeç |
7-9 orë |
Të rritur nga 18-25 vjeç |
7-9 orë |
Adoleshentët nga 14-17 vjeç |
8-10 orë |
Adoleshentët nga 6-13 vjeç |
9-11 orë |
Fëmijët parashkollorë nga 3-5 vjeç |
10-13 orë |
Fëmijët nga 1-2 vjeç |
11- 14 orë |
Bebet nga 4-11 muaj |
12-15 orë |
Të porsalindurit nga 0-3 muaj |
14-17 orë |
Çfarë ndodh me organizmin kur nuk keni fjetur mjaftueshëm?
Pavarësisht nga mosha doktorët rekomandojnë minimum 7 (shtatë) orë gjumë. Në rast se keni gjumë të çrregullt, atëherë do të keni çrregullime me kujtesën, probleme me përqëndrimin, çrregullim të sjelljes tuaj si dhe do të jeni më të prirur ndaj stresit. Aksidentet me makinë gjithashtu janë një rrezik plus. Këto janë probleme me afat të shkurtër, por, në rast se vërtet përballeni me një pagjumësi serioze, është e mundur që të keni çrregullime me presionin e lartë të gjakut, me diabetin, sulmin në zemër dhe në tru, me shtimin në peshë, depresionin dhe me reduktimin e dëshirës seksuale. Pagjumësia kronike mund të shkaktojë ndryshime në pamjen tuaj të jashtme, duke bërë të mundur shfaqjen e rrathëve të errëta poshtë syve si dhe shfaqjen e rrudhave.