Sëmundja ishemike e zemrës është shkaku më i zakonshëm i vdekshmërisë në mbarë botën. Metoda më e lehtë dhe më e saktë për zbulimin dhe vlerësimin e këtyre sëmundjeve është stres-testi koronar. Dr. Marjan Dimitrovski, kardiolog intervent, thotë se në përvojën e tij shumëvjeçare me mijëra pacientë të testuar, gjithnjë dhe më shpesh përballet me persona të rinj, ku nëpërmjet stres-testit është vërtetuar se ka prani të sëmundjes ishemike koronare pa asnjë simptomë. Falë diagnozës dhe trajtimit të duhur në kohë janë shpëtuar shumë jetë.
Ngushtimi dhe mbyllja e arterieve
Baza e këtyre sëmundjeve ishemike është ngushtimi dhe mbyllja e arterieve të zemrës ( arteriet koronare) të cilat ushqejnë muskujt e zemrës. Këto sëmundje mund të manifestohen me forma të njohura klinike:
- Angina pektoris të qëndrueshme
- Sindrom akut koronar që nënkupton anginë pektoris të paqëndryeshme dhe infarkt akut miokardit
- Vdekje e papritur kardiake
- Insuficiencë kardiake
- Çrregullim i ritmit të zemrës
- Sëmundje koronare asimptomatike
Çfarë është stres-testi koronar?
Është një metodë klinike jo-invazive e cila realizohet tek pacientët me dyshim të sëmundjes ishemike të zemrës ose tek pacientët tashmë me sëmundje ishemike të provuar të zemrës. Kjo metodë realizohet me anë të ergobiçikletës ose shiritit (lentë) të lëvizshëm sipas protokolleve të standardizuara. Qëllimi i testit është vendosja e diagnozës tek pacientët me sëmundje koronare apo vlerësimi dhe prognoza për pacientët e diagnostikuar me sëmundje koronare. Baza e testit është rritja e nevojës së muskujve të zemrës për oksigjen gjatë sforcimit apo ngarkesës fizike. Në gjendje të qetë, rrjedha e gjakut nëpër arteriet koronare është e përshtatshme për muskujt e zemrës edhe tek 80-85% ngushtim, por çdo ngushtim më i madh në momente të qeta shkakton rrjedhën e pamjaftueshme të gjakut dhe oksigjenit për nevojat e miokardit dhe manifestohet me dhimbje gjoksi dhe ndryshime të EKG-së. Megjithatë, gjatë sforcimeve fizike kur muskuli i zemrës ka nevojë për rrjedhë më të madhe të gjakut dhe oksigjenit, mund të ndodhë që edhe 50% e ngushtimit të arterieve koronare të manifestohet me dhimbje gjoksi dhe ndryshime të EKG-së. Pikërisht ky parim përdoret në stres-testin koronar me ngarkesë. Përveç stres-testit koronar me monitorimin elektrokardiografik, ekzistojnë edhe teste të kombinuara të cilat poërdorin analizën e gazit (test kardiopulmonar), teste farmakologjike për pacientët të cilët nuk mund të ngarkohen fizikisht dhe ekokardiografia e stresit.
Përgatitja për kryerjen e stres-testit
Në mënyrë që stres-testi të kryhet sipas të gjitha protokolleve dhe për të marrë një pamje më të mirë të gjendjes, është e rëndësishme që pacienti të jetë i informuar mirë në lidhje me procedurën. Pacienti duhet të informohet se 24-48 orë para kryerjes së testit duhet të ndërpresë marrjen e ilaçeve në vijim, në rast se i përdor: Beta broker, Antagonistë kalciumi, preparatet nitro dhe digoksinë. 3 orë para kryerjes së testit nuk duhet të konsumoni ushqim, pije, kafe, duhan. Duhet të visheni lehtë dhe me këpucë të rehatshme.
Si zbatohet stres-testi?
Pacienti vendoset në një shirit (lentë) lëvizës ose në një ergobiçikltetë me një rritje graduale të ngarkesës duke filluar me 25w dhe duke shtuar nga 25w në çdo 3 minuta, gjë e cila arrihet me anë të rritjes së shpejtësisë së shiritit dhe ngritjes së tij. Pacienti është i lidhur me EKG në mënyrë që të monitorohet gjatë gjithë kohës, bëhet dhe kontrolli i presionit të gjakut në të gjitha fazat. Qëllimi është rritja e ritmit të zemrës në një vlerë submaksimale (85% e frekuencës maksimale e cila varet nga gjinia, mosha dhe pesha e trupit). Pas përfundimit të testit, pacienti ndiqet për 2-3 minuta, pasi të jetë hequr nga monitorimi me EKG dhe pasi rezultatet të jenë analizuar.
Çfarë tregojnë rezultatet?
Parametri më i rëndësishëm që ndiqet në analizën e testit është segmenti ST nga regjistrimi i EKG. Në një raport të veçantë në fund ku analizohen të gjitha rezultatet e arritura, testi mund të vlerësohet si pozitiv – patologjikisht i kufizuar, i cili nuk ka kritere të besueshme për të qenë pozitiv dhe duhet të përsëritet për 1-2 muaj, negativ – normal dhe i papërcaktuar atëherë kur testi për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të ngarkesës nuk mund të interpretohet në mënyrë të vlevshme apo të besueshme.
A është i rrezikshëm për pacientët?
Stres-testi koronar konsiderohet si një procedurë me rrezik të ulët. Pacientët duhet të informohen për mënyrën e kryerjes së testit dhe rrezikun, si dhe për atë se çfarë presim nga testi, cili është qëllimi i kryerjes së tij. Rreziku i kryerjes së testit varet nga gjendja klinike e pacientit. Konsiderohet që rreziku të jetë më i lartë tek:
- Pacientët të cilët kanë pasur infarkt akut miokardi disa javë më parë
- Pacientët me mosfunksionim të barkushes së majtë gjithashtu kanë rrezik të rritjes së ndërlikimeve gjatë kryerjes së testit
- Pacientët me manifestim të anginës pektoris
- Pacientët të cilët kanë aritmi ventrikulare para kryerjes së testit
- KST është krejtësisht i sigurtë dhe me një rrezik tepër të ulët për pacientët pa simptoma dhe të cilët kanë rrezik të ulët të sëmundjeve ishemike të zemrës
Çfarë ndodhë në rast se testi është pozitiv ose negativ?
Pasit ë ketë përfunduar testi, pacientit i shpjegohet rezultati i testit si dhe i jepen rekomandimet e mëtejshme në bazë të rezultatit të testit. Në rast se testi është vlerësuar si pozitiv, pacienti rekomandohet të kryej koronarografi – procedurë invazive me anë të së cilës vërtetohet sëmundje ishemike e zemrës dhe bëhet trajtimi i sëmundjes – Zgjerimi (dilatimi) i balonës dhe stentimi ose bajpas aorto koronar. Në rast se testi është negativ, pacientit i jepen rekomandime për trajtim mjekësor, në rast se është e nevojshme edhe KST për një vit.
Stres-testi rekomandohet për:
- Pacientët e diagnostikuar me sëmundje ishemike të zemrës, për prognozën, përcaktimin e terapisë dhe rehabilitimin
- Pacientët të cilët dyshohet të kenë sëmundje ishemike të zemrës që kanë më shumë faktorë rreziku për sëmundje koronare, pacientët me dhimbje të pa përcaktuar në kraharor
- Pacientët tek të cilët është i nevojshëm përcaktimi i aftësisë për kryerjen e disa profesioneve të caktuara, rekreativët dhe sportistët
Në departamenti e kardiologjisë në “Acibadem Sistina” ekziston kabineti më bashkëkohorë dhe më i pajisur për kryerjen e stres testit në të cilin punon një ekip i nivelit të lartë kardiologësh.