A është vera pushim edhe për rrugët respiratore?

Stina e dimrit kaloi dhe tani është koha të merrni frymë! Nuk ka më viruse, baktere, ftohje, gripëra, etj.  por a është stina e verës pushim për infeksionet e frymëmarrjes? Në periudhën e verës ‘ fshihen’ baktere të cilat shkaktojnë pneumoni anormale në mushkëri. Për këtë arsye ju ofrojmë disa informacione bazë të dobishme në lidhje me pneumoninë Legionela dhe Mikoplazma.

Ligionela

Nga se shkaktohet?

Kjo shfaqet në formën e epidemive të vogla apo më të mëdha në stinën e verës apo në fillim të vjeshtës.

Simptomat: ethe, rrëqethje, rraskapitje, kollë, dhimbje të muskujve. Dhimbje koke, të cilat fillojnë nga dita e dytë deri në ditën e katërmbëdhjetë (2-14)  nga kontakti me bakteren.

Si merret kjo sëmundje?

Kjo baktere lëviz lirisht në ambientet e lagështa të mjedisit të jashtëm, veçanërisht në vende me ujë të nxehtë si: dushi, dhe pajisje të tjera me ujë të ngrohtë, sisteme të vjetra hidraulike, sisteme shtëpiake për ftohjen e ajrit , në dhoma hoteli, në vendet e punës, makina dhe aeroplanë. Me aktivizimin e këtyre sistemeve, në ajër lirohen miliona grimca në formën e pikave të ujit të kontaminuara me Legionela. Kur këto aerosole thithen në mushkëri, shkaktojnë pneumoni, sidomos tek personat mbi moshën 65 vjeçare, për duhanpirësit aktivë apo pasivë, personat me sëmundje kronike të mushkërive, apo tek ata me imunitet të dobët. Kjo sëmundje nuk kërkon izolimin e pacientit pasi nuk është transmetuese.

Si të mbrohemi nga infektimi?

Për tu mbrojtur nga infektimi me Ligionela, duhet patjetër të pastroni filtrat e sistemeve për ngrohjen e ujit apo sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së ajrit, dhe ti dizinfektoni ato. Një lloj tjetër i butë i Ligionelës është një lloj ethe  e cila shfaqet 2-5 ditë nga kontakti me bakterien, ka simptoma të lehta të rritjes së temperaturës, dhimbje koke,  por nuk ka ndezje të mushkërive.  Kjo formë e Ligionelës kalon në mënyrë spontane, pa përdorur antibiotikë, dhe nuk lë pasoja të rënda për shëndetin në përgjithësi.

Si diagnostikohet?

Diagnostikimi në kohë, është thelbësor për trajtimin e duhur dhe të suksesshëm. Mund të shfaqet antigjen specifik në urinë, apo antitrupa specifik në gjakun e njeriut 10 ditë nga kontakti me bakteriet.

Pneumonia Mikoplazmë

Çfarë shkakton?

Shkakton inflamacion të mushkërive gjatë stinës së verës dhe vjeshtës. Zakonisht i sulmon personat nën moshën 40 vjeçare. Ajo është 15-50% shaku i inflamacioneve të mushkërive tek fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore si dhe adoleshentët. Simptomat janë:  dhimbje në kraharor, ethe , temperaturë, kollë të vazhdueshme, djerësitje, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje në trup.

Si merret kjo sëmundje?

Sëmundja zhvillohet pas 1-3 javësh nga kontakti me personin i cili është i infektuar nga kjo sëmundje.

Si të mbrohemi?

Për ta parandaluar këtë infeksion, duhet që të izolohen personat e prekur nga kjo sëmundje deri sa ata të jenë shëruar krejtësisht.

Cila është diagnoza?

Diagnostikimi i hershëm do të thotë vërtetim i antitrupave specifike në gjakun e pacientit. Nëse nuk trajtohet me antibiotikët e duhur, mund të provokojë komplikime të tjera si infeksion në vesh, ndezje të sinuseve, ndezje të rënda dhe serioze të mushkërive apo kollë të vazhdueshme e cila zgjat për disa muaj.

Shpërndaj