Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Qëndrimi ulur në zyrë para kompjuterit për një kohë të gjatë ndikon mbi muskujt tuaj. Për të parandaluar shfaqjen e ngërçeve dhe dhimbjeve, konsulktohuni me mjekun tuaj i cili do t’ju rekomandojë kryerjen e disa ushtrimeve të thjeshta të cilat mund ti kryeni madje edhe gjatë qëndrimit tuaj në zyrë.

Dhimbja në shpatull është një nga dhimbjet më të shpeshta tek njerëzit për shkak se nyja e shpatullave është nyja më e lëvizshme dhe më e ndjeshme.  Për shkak të strukturës dhe funksionalitetit të saj, përdoret më shpesh në aktivitetet e përditshme siç është veshja e rrobave, krehja e flokëve, të ushqyerit… Shpatulla është një nyje e cekët, e cila përveç kockave përbëhet edhe nga kërci, tendonat (tetivat), muskujt, kapsulat dhe të gjitha këto struktura e bëjnë atë të lëvizshme dhe e mbajnë të qëndrueshme.

Shkaqet e dhimbjes

Shkaku më i shpeshtë i shfaqjes së dhimbjes në shpatull mund të jetë ndonjë sëmundje e caktuar, trauma apo ndonjë lëndim i kyçit (nyjes) apo i ndonjë tendoni, ligamenti apo muskuli pranë shpatullës. Intensiteti i dhimbjes rritet me rritjen e aktivitetit të dorës apo shpatullës. Përsa i përket rritjes së intensitetit të dhimbjes, ndikim mund të ketë aktiviteti i rëndë fizik, kryerja e ushtrimeve në mënyrë jo adekuate dhe të tepruar,  si dhe ndonjë lëndim. Dr. Mihajllo Ivanovski, traumatolog, këshillon se është e rëndësishme që të fillohet në kohë me trajtimin në mënyrë që dhimbja të mos  bëhet kronike apo të mos shndërrohet në sëmundje. Jo gjithmonë ka të bëj me lëndimin, por me kalimin e viteve dhe me përdorimin e përditshëm  mund të shfaqet dhimbje në këtë zonë.  Në praktikë, zakonisht bëhet fjalë për shfaqjen e dhimbjes në njërën shpatull ( zakonisht, shpatullën të cilën e përdorim më shpesh apo më shumë).

Vendosja e diagnozës

Fillimisht merret anamneza (historia) e pacientit, bëhet kontrolli klinik për të marrë një pamje të përgjithshme të shëndetit të pacientit. Me ndjekjen e duhur të gjendjes së pacientit, duke filluar me radiografi të thjeshtë, rezonanca magnetike është standard i artë për marrjen e diagnozës.

Trajtimi

Pas vendosjes së diagnozës vijon trajtimi konzervativ, pushimi, analgjezia, imobilizimi i shpatullës dhe më pas kalon në terapi fizikale. Disa lëndime, madje edhe nëse bëhet fjalë për kalcifikim, trajtohen me terapi fizikale. Në rast se këto trajtime nuk e zgjedhin problemin, kalohet në terapi më invazive (injeksione me kortikosteroide, trajtim PRP 3-5 javë, në afat të gjatë përmirëson simptomat dhe ndihmon në zgjidhjen e problemit).

Artroskopia në shpatull

Në rast se e gjithë kjo nuk ndihmon, atëherë bëhet kirurgji atroskopike e shpatullës – në mënyrë minimalisht invazive pastrohen të gjitha strukturat të cilat krijojnë dekompresion dhe dhimbje. Më pas nyja e shpatullës funksionon në mënyrë normale. Gjatë arteroskopisë , sanohen apo riparohen  të gjitha lëndimet e tetivave dhe muskujve, kërcet dhe indet e tjera të buta.Ky intervenim rutin, bëhet atëherë kur të janë përjashtuar të gjitha mundësitë e tjera të trajtimit. Për të arritur efektin e operacionit , terapia fizikale e kryer nga terapistë profesionalë është e domosdoshme pas kryerjes së intervenimit. Në departamentin e terapisë mjekësore fizikale dhe rehabilitimit, përveç ushtrimeve të cilat kryhen nën udhëheqjen e fizioterapistëve, në rehabilitim përdoret edhe Biotex system 4- apatati izokinetik për trajtimin e lpëndimeve të ndryshme në shpatull, gjendjet pas operacionit, dhe lëndime të trajtuara në mënyrë jo operative. Sportistët profesional dhe ata rekreativë, përballen shpesh me këtë dëmtim, pasi shpatullën e përdorin në mënyrë të vazhdueshme dhe agresive gjatë aktivitetit sportiv.   Tek sportistët profesionalë dëmtimet duhet të sanohen apo riparohen menjëherë, në mënyrë që të mund ti kthehen sportit përsëri, prandaj trajtimi tek këta sportistë është më intenziv.

Metoda revolucionare PRP për trajtimin e kyçeve

Metoda Platelets Rich Plasma është trajtim revolucionar  i kyçeve (nyjeve) me vetë plazmën e gjakut të pacientit të pasuruar me trombocite. Me ndihmën e kësaj metode indi i dëmtuar rigjenerohet për një kohë të shkurtër. Trajtimi është efektiv dhe pa dhimbje dhe nuk ka pothuajse asnjë kundër reagim pasi përdoret vetë gjaku i pacientit.

Shpërndaj