Dhimbjet kronike shkaktojnë depresion

Personat të cilët përballen me dhimbje kronike, përballen edhe me vështirësi të tjera, para së gjithash me probleme psikologjike dhe sociale. Personat me dhimbje kronike kanë rrezik të lartë edhe ndaj depresionit, i cili mund të shkaktojë probleme serioze në rast se nuk trajtohet.

Personat të cilët përballen me dhimbje kronike, përballen edhe me vështirësi të tjera, para së gjithash me probleme psikologjike dhe sociale. Personat me dhimbje kronike kanë rrezik të lartë edhe ndaj depresionit, i cili mund të shkaktojë probleme serioze në rast se nuk trajtohet.

Si ta ndihmoni veten në rast se vuani nga dhimbjet kronike?

Është shumë e rëndësishme që të krijoni një strategji për drejtimin e gjendjes tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përfshini një ekip i cili do t’ju mbështesë për t’i kushtuar vëmendje vetes, të kryeni ushtrime ose të praktikoni teknika të tjera për tu relaksuar. Kjo strategji do t’ju ndihmojë që të mos mendoni për dhimbjen dhe në këtë mënyrë do të mund të bëni një jetë më cilësore. Nëse nuk zhvilloni një lloj të till strategjik, dhimbja mund të ndikojë edhe në aktivitetet e përditshme, të shkaktojë pagjumësi dhe çrregullim të shëndetit mendor.

Dhimbja kronike dhe depresioni

Dhimbja kronike mund të jetë shkak i shfaqjes së depresionit, por nga ana tjetër ajo mund ta fsheh depresionin. Përballja me dhimbjen në vetvete është  depresive për shkak  të përjetimit të dhimbjeve, është stresuese dhe ju mënjanën nga aktivitetet sociale. Disa ilaçe të caktuara të cilat e reduktojnë dhimbjen, mund të ndikojnë në përqëndrimin tuaj, ju bëjnë të përgjumur ose ju shkaktojnë një gjendje humori depresive.

Si mund ta dini nëse bëhet vërtetë fjalë për depresion?

Nëse edhe në momentin kur nuk ndjeni dhimbje  ndiheni me humor të keq, nuk interesoheni ndaj gjërave të cilat ju bëjnë të ndiheni të lumtur, nëse keni probleme me fjetjen dhe përqëndrimin, keni humbje të oreksit dhe ju sillen ndërmend ide për vetëvrasje, atëherë ju vuani nga depresioni.

Depresioni konsiderohet si një gjendje e cila shfaqet shpesh, një nga pesë persona vuajnë nga depresioni.  Zakonisht nuk trajtohet siç duhet pasi njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga depresioni dhe nuk kërkojnë ndihmë profesionale.  Prandaj, është vërtetë e rëndësishme që të shikoni realisht mbi gjendjen tuaj momentale dhe të vlerësoni nëse është e nevojshme që të bisedoni për gjendjen tuaj me persona të cilët mund t’ju ofrojnë ndihmë profesionale. 

Shpërndaj