Diabeti dhe dëmtimi i veshkave

Një nga komplikimet e shumta të diabetit është nefropatia diabetike, sëmundje e cila I sulmon veshkat, zhvillohet shumë ngadalë dhe zgjat me vite të tëra. Kjo sëmundje paraqet një nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit të veshkave.  Përqindja e personave të prekur nga kjo sëmundje është shumë e madhe.  Nga tre pacientë të sëmurë nga diabeti, një prej tyre është i prekur edhe nga dëmtimi i veshkave.  Dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog, shpjegon se pacientët të cilët vuajnë nga nefropatia, zakonisht I ndjejnë pasojat e mëposhtme: ënjtje të këmbëve, e cila mund të përhapet në të gjithë trupin, presion I lartë I gjakut, dobësi, të vjella, dhimbje koke, dhimbje shpine.

Një nga komplikimet e shumta të diabetit është nefropatia diabetike, sëmundje e cila I sulmon veshkat, zhvillohet shumë ngadalë dhe zgjat me vite të tëra. Kjo sëmundje paraqet një nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit të veshkave.  Përqindja e personave të prekur nga kjo sëmundje është shumë e madhe.  Nga tre pacientë të sëmurë nga diabeti, një prej tyre është i prekur edhe nga dëmtimi i veshkave.  Dr. Ljupço Stojkovski, nefrolog, shpjegon se pacientët të cilët vuajnë nga nefropatia, zakonisht I ndjejnë pasojat e mëposhtme: ënjtje të këmbëve, e cila mund të përhapet në të gjithë trupin, presion I lartë I gjakut, dobësi, të vjella, dhimbje koke, dhimbje shpine.

Çfarë është sëmundja e veshkave?

Veshkat janë organet përgjegjëse për rregullimin e lëngjeve dhe kripërave në trup, gjithashtu marrin pjesë edhe në rregullimin e presionit të gjakut. Funksioni I tyre është që ta përpunojnë gjakun dh eta çlirojnë atë nga numri i madh i toksinave të cilat prodhohen nga organizmi, por edhe të rregullojnë balacën e lëngjeve dhe mineraleve në trup. Përveç këtij funksioni vital, veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e presionit të gjakut, në korrigjimin e aciditetit në trup, në metabolizmin dhe sekretimin e disa hormoneve të caktuara (eritropoetin, kalcitonin, renin) dhe në rregullimin e temperatures së trupit.  Sëmundjet e veshkave janë të fshehta, fillojnë ‘’në heshtje’’pa ndonjë shqetësim, e dëmtojnë funksionin e veshkave dhe në fazën e tyre të fundit kjo sëmundje e shfaq ‘’fytyrën‘’ e saj të vërtetë, duke i dëmtuar veshkat përgjithmonë dhe në mënyrë të pakthyeshme. Zakonisht, në fillim, manifestohet me rritjen e lartë të presionit të gjakut, me ënjtje në trup, me urinim të shpeshtë dhe me anë të ndjesisë së etjes. Në faze më të vonë, sëmundjet e veshkave manifestohen me lodhje, humbje të oreksit, me ndryshim të ngjyrës së lëkurës, kruarje dhe ënjtje në trup. Ashtu siç përparon sëmundja e veshkave, veshkat e humbasin efektin e tyre gjithnjë dhe më shumë.

Përse personat e sëmurë me diabet janë më tepër të rrezikuar ndaj kësaj sëmundje?

Sëmundja e veshkave shkaktohet nga dëmtimi i enëve të vogla të gjakut tek veshkat, të cilat në një faze të avancuar shkaktojnë dëmtimin e plotë të funksionit të veshkave.  Kontrolli I sheqerit në gjak mund ta reduktojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të veshkave, por edhe të komplikimeve të tjera të cilat mund të shkaktohen nga diabeti.  Faktorët e rrezikut janë: mungesa e kontrollit të glukozës në gjak, presioni i lartë i gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit. Pikërisht për këto arsye, përveç kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, është i nevojshëm edhe kontrolli i rregullt i presionit të gjakut.

Simptomat

Simptomat e nefropatisë diabetike janë më të theksuara kur veshkat janë tepër të dëmtuara. Konsultohuni me mjekun tuaj në rast se keni: mbajtje të urinës, gjë e cila manifestohet me ënjtje në pjesën e këmbëve dhe të duarve, me humbje të oreksit, pagjumësi, konfuzion apo humbje të përqëndrimit.

Konsultimi me nefrolog

Gjatë kontrolleve të rregullta preventive,  analiza e nevojshme të cilën duhet patjetër ta kryeni është analiza laboratorike e gjakut dhe e urinës.  Nëse analizat e urinës rezultojnë me rritje të nivelit të proteinave, të quajtura ndryshe ‘’mikroalbumine’’. Kjo do të thotë se sëmundja është në faze fillestare, dhe trajtimi është efektiv dhe jep rezultate të mira.  Gjithashtu, analiza e gjakut do të jape një pamje të nivelit të ureas dhe kreatinit, dhe do të tregojë se si funksionojnë veshkat. Sëmundjet e veshkave nuk janë shkaku I vetëm I shfaqjes së proteinave në urinë. Nëse keni infeksion të traktit urinar, gjithashtu mund të shfaqen në analizën e urinës. Personat me diabet të pakontrolluar, janë të prirur ndaj infeksioneve të traktit urinar, sepse glukoza në urinë mundëson zhvillimin normal të baktereve.    Mjekimi për këtë gjendje bëhet me anë të antibiotikëve. Në rast se infeksioni vazhdon, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave, për këtë arsye, është e rëndësishme që pacientët me diabet të konsultohen me mjekun I cili do ta monitorojë apo do ta ndjekë infeksionin në traktin urinar.

Çfarë lloj trajtimi rekomandohet?

Trajtimi varet nga gjendja shëndetësore e pacientit, lloji i diabetit, dhe terapia që përdor pacienti. Për këtë arsye, mjeku juaj nefrolog mund t’ju ndryshojë disa ilaçe të caktuara ose t’ju ndryshojë zakone jetësore. Ilaçet ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, por mund të ndihmojnë edhe në mbrojtjen e mëtejshme nga dëmtimi  i veshkave.

Shpërndaj