Kushtojini rëndësi palestrës, dhe bëni që të gjithë të jenë konfuzë. Askush nuk do t’a kuptojë se ju merreni me stërvitje.
Fëmijët dhe të rriturit kanë nevojë për stërvitje. Në fakt të rriturit duhet të ushtrojnë 150 minuta në javë, madje edhe më tepër nëse duan të humbasin ndonjë kilogram. Nga ana tjetër fëmijët kanë nevojë të ushtrojnë një orë në ditë. Ja disa këshilla për një familje të madhe “në lëvizje”.
Jini një shembull i mirë. Nëse ju jeni aktivë, edhe familja juaj do të fillojë të ndjekë hapat tuaja.
Mbylleni televizorin. Limitoni ndjekjen e televizionit në dy orë gjatë ditës.
Filloni një traditë të shëndoshë familjare. Mundohuni të krijoni një ritual tuajin, çdo mbrëmje pas darkës të bëni një shëtitje.
Bëni dhurata të cilat kanë lidhje me sportin. Për ditëlindje dhuroni gjëra të cilat do t’i ndihmojnë të jenë aktivë në tenis, litarë për kërcim, topa, etj.
Luani në baltë. Nëse jetoni në shtëpi private, bëni një kopsht në oborr, dhe kërkoni nga e gjithë familja t’ju ndihmojë rreth ruajtjes dhe mirëmbajtjes.
Gjeni lojën e preferuar për të gjithë familjen në mënyrë që edhe ata të mund të aktivizohen në lojë duke e vënë trupin e tyre në lëvizje.
Shënoni orët e aktivitetit në ditë. Ngjitni në frigorifer një listë të aktiviteteve të cilat duhet t’i kryeni në një periudhë të caktuar të ditës, dhe shkruani një listë të shpërblimeve të vogla për arritjen e rezultateve.
Lejoini fëmijët të zgjedhin lojën e tyre të preferuar, gjatë fundjavës mos i pengoni ata t’a shijojnë lojën e tyre të preferuar.
Mos harroni! Luani gjithmonë në mënyrë të sigurt. Gjithmoni përdorni pajisje të përshtatshme për t’i mundësuar vetes dhe të tjerëve më shumë siguri, si psh: helmetë për çiklizëm, mbrojtës të gjunjëve dhe bërrylave kur përdorni patina, si dhe pajisje të tjera kur luani futboll, etj.