Disa zakone jo të mira të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit të dhëmbëve

Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të nisë që në moshë shumë të vogël. Fëmijët e vegjël duhet të fillojnë të praktikojnë disa zakone të cilat do ti ndihmojnë që ti ruajnë dhëmbët e tyre. Por, sa prej nesh i praktikojnë ato, apo ajo çfarë është më e rëndësishme, sa shumë persona në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ditës, praktikojnë zakone të cilat janë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve.

Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet të nisë që në moshë shumë të vogël. Fëmijët e vegjël duhet të fillojnë të praktikojnë disa zakone të cilat do ti ndihmojnë që ti ruajnë dhëmbët e tyre. Por, sa prej nesh i praktikojnë ato, apo ajo çfarë është më e rëndësishme, sa shumë persona në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ditës, praktikojnë zakone të cilat janë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve.

Sport pa përdorimin e mbrojtësit të dhëmbëve

Pa marrë parasyshë se çfarë sporti praktikoni, stomatologët rekomandojnë përdorimin e mbrojtësve të dhëmbëve, roli të cilëve është të mbrojnë dhëmbët dhe nofullën. Mund ti blini ose ti porositni që t’ju hartojnë mbrojtës dhëmbësh të veçantë (mouth guard) i cili do të jetë i përshtatur sipas dhëmbëve tuaj.

Dhënia e shisheve tek bebet gjatë kohës kur janë duke fjetur

Me mbrojtjen e dhëmbëve duhet të filloni që në moshë më të vogël. Në këtë drejtim, dhënia e shishes me qumësht apo  lëng para apo gjatë kohës që jeni duke e vënë në gjum fëmijën, është një zakon i keq, pasi  shpesh ndodh që foshnjat të flenë me dthithën e shishes në gojë.  Në këtë mënyrë, sheqeri mbetet në gojë gjatë natës, duke ndikuar negativisht për shëndetin e dhëmbëve.

Kërcitja e dhëmbëve

Në shumicën e rasteve, nëse bruksiszmi nuk shfaqet shpesh , nuk shkakton koplikime serioze, por nëse tashmë për një kohë të gjatë i kërcisni dhëmbët,  përveç dëmtimit të dhëmbëve mund të shfaqen edhe dhimbje koke si dhe dhimbje tek nyjet e nofullave.

Bombonat prej gome

Bombonat prej gome ngjiten nëpër dhëmbë dhe mbeten aty sëbashku me sheqerërat që ato përmbajnë duke shkaktuar kështu dëmtimin e dhëmbëve.

Hapja e objekteve me dhëmbë

Hapja e kapakëve të shisheve, e qeseve me ushqim dhe të tjera të ngjashme me këto, shkaktojnë dëmtimin e dhëmbëve tuaj, ndonjëherë edhe thyerjen e tyre. Duhet gjithmonë të keni parasyshë se dhëmbët tuaj nuk janë një mjet që ju shërben për të hapur, dhe nuk duhet tçju shërbejnë për këtë.

Gërricja e ushqimeve

Gërricja e ushqimeve shkakton më pak sekretim të pështymës në krahasim me sekretimin e pështymës që shkaktohet gjatë ngënies së vaktit normal.  Në këtë mënyrë ushqimi mbetet më gjatë në gojë duke u bllokuar ndërmjet hapësirave të dhëmbëve.

Duhani

Pirja e duhanit si dhe të gjitha produktet e tjera të cilat përmbjanë nikotinë mund të shkaktojnë dëmtimin dhe rënien e dhëmbëve si rezultat i zhvillimit të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.  Duhani dhe kafja gjithashtu shkaktojnë ngjyrosjen e dhëmbëve.

Përtypja e  akullit

Edhe pse është natyral dhe nuk përmban sheqer,  nuk do të thotë se akulli është i parrezikshëm për shëndetin e dhëmbëve tuaj. Përtypja e akullit mund ti dëmtoj dhëmbët tuaj. Akulli mund ti irritoj indet e buta (nervat) e dhëmbëve duke duke shkaktuar kështu dhimbjen e dhëmbëve. Ushqimi tepër i ftohtë apo tepër i nxehtë mund të shkaktoj dhimbje të menjëhershme dhe të fortë të dhëmbëve, prandaj, nëse dëshironi të përtypni diçka  është më mirë të përzgjidhni çamçakëz pa përmbajtje të sheqerit.

Shpërndaj