Aromaterapia është një metodë e trajtimit e cila aplikohet për ruajtjen e shëndetit , për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me anë të lëvizjeve të buta gjatë masazhit me vajra esencaial. Vajrat esencialë janë komponime biologjikisht aktive të cilat avullojnë shumë lehtë, dhe arrihen me distilim të barërave dhe bimëve me ndihmë të avullit.
Çlodhja dhe relaksimi
Masazhi me vajra esencial rekomandohet për të gjithë ata tl cilët duan të çlodhen , të relaksohen dhe ta reduktojnë stresin. Gjithmonë zgjidhni fizioterapeut të licencuar. Vetëm kështu do të mund ti shmangni efektet e padëshiruara të masazhit, si dhe lëndimet. Ata kanë njohuri të shkëqyera të anatomisë të sistemit të muskujve, të qarkullimit dhe të sistemit limfatik dhe nervor. Ekzistojnë teknika të ndryshme të masazheve të cilat klasifikohen si masazhe të buta, të mesme dhe të forta, duke i alternuar sëbashku.
Lëvizjet e buta përdoren për përgatitje të masazhit dhe në përfundim për tu relaksuar, ndërsa lëvizjet mesatarisht të forta përdoren për çlirimin e tensionit të muskujve. Teknikat dhe metodat e tyre të përdorimit varen nga mosha e pacientit, nga gjendja psikofizike e tij dhe nga pjesa e trupit ku zbatohet masazhi. Në varësi të grupit të muskujve, masazhi mund të jetë më i thellë dhe mund të depërtojë më thellë tek muskujt apo në sipërfaqe. Duhet të bëhet kujdes me teknikën e masazhit, kohëzgjatja dhe intensiteti. Masazhi relaksues, përveçse do t’ju çlodh, e ushqen dhe e rigjeneron lëkurën, zgjon energjinë tuaj, dhe i jep trupit tuaj harmoni të plotë. Vajrat gjithashtu ndikojnë në relaksimin e trupit dhe në reduktimin e nivelit të stresit. Në ambient të këndshëm, me muzikë të përzgjedhur, çlirohuni nga dhimbjet, stresi dhe tensioni. Rezultatet më të mira arrihen nëse shkoni në masazh një herë në javë.
Anët pozitive
Masazhi me aromaterapi është tepër i dobishëm
– Ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, dhe për të stimuluar muskujt në zonën në të cilën trajtohen
– Përmirësohet fleksibiliteti dhe lëvizshmëria e muskujve
– Redukton stresin dhe tensionin
– Ndihmon në reduktimin e dhimbjes së kokës, migrenës dhe ngërçeve
– Përmirëson sistemin imunitar dhe çliron toksinat nga trupi
– Në kombinim me masazhin relaksues ndihmon tek sportistët të cilët kanë presion psikologjik apo kryejnë trajnime intenzive
Pasi ti keni përjetuar një herë avantazhet e këtij masazhi, thjeshtë do të bëheni të varur ndaj tij. Ky masazh i relakson bllokadat emocionale, ju ndihmon për ta kapërcyer më lehtë stresin dhe tensionin.
Përzgjedhja e vajit të duhur
Përveç cilësisë dhe profesionalizmit që domosdoshmërisht duhet të ketë fizioterapeuti, gjatë aromaterapisë është e rëndësishme edhe përzgjedhja e duhur e vajit esencial i cili i përshtatet më tepër pacientit për trajtimin dhe arritjen e ekuilibrit psikofizik.