Anët pozitive dhe negative të vezës

Me siguri e pyesni veten shpesh nëse do të hani një vezë të zjerë apo jo, për shkak të kolesterolit që përmban e verdha e vezës e cila rrit nivelin e kolesterolit në organizëm dhe dëmton zemrën. Megjithatë, një nga studimet e kryera lidhur me këtë temë, ka treguar se nuk ka ndonjë lidhje të fortë ndërmjet personave të cilët konsumojnë vezë në masë të kontrolluar dhe sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru. Në vijim do të gjeni anët pozitive dhe negative të vezës…

Anët pozitive:

–          Veza përmban vitamin A, D, E, B2, B6 dhe B12. Vitamina e vetme e cila nuk gjendet në vezë është vitamina C.

–          Përmban minerale, hekur, zink, kalcium, selen dhe jod.

–          Ato janë burimet më të mira të proteinave.

–          Vezët ndihmojnë për shikimin

–          Vëzët janë të mira për trurin pasi mund të rrisin kujtesën dhe aftësinë e njohjes.

–          Vezët përmirësojnë reflekset tuaja nëpërmjet tirozinës, amino acid ii cili gjendet në përbërjen e vezëve dhe mund të jetë me rëndësi të madhe në momente kur ju duhet reagim i shpejtë, si në rastin kur jeni duke ecur me makinë.

–          Ky ushqim e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit, ndërsa antioksidantët që gjenden në vezë, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

–          Ndihmojnë edhe në rregullimin e presionit të gjakut.

–          Veza zvogëlon oreksin dhe është një burim i mirë për ata persona të cilët duan të humbasin peshë.

–          Proteinat të cilat gjenden në vezë ju ngopin shpejtë dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Anët negative:

–          Vezët janë të njohura si një burim i pasur i yndyrës dhe kolesterolit. Kolesteroli në vezë gjendet pikërisht tek e verdha e vezës.

–          Epidemiologët besojnë se të konsumuarit vezë nuk ka ndonjë ndikim të madh në sëmundjet e sistemit kardiovaskular, por nëse konsumoni më shumë se gjashtë vezë në javë atëherë mund të rritet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

–          Proteinat e vezës janë shkaku kryesor i shfaqjes së alergjisë ushqimore.

–          Vezët e papërpunuara mund të përmbajnë salmonelë. Studimet kanë treguar se një në 20 000 vezë përmbajnë bakterien e salmonelës.

Shpërndaj