Dr. Deva Petrova për luftën me kancerin në departamentin për onkologji dhe radioterapi në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Na motivon buzëqeshja e pacientëve

Ju lutem prisni edhe pak,  dua ta shikoj edhe një herë babain tuaj para se të largohet, - i’u  me një buzëqeshje të ngrohtë Dr. Deva Petrova, Shefe e  Onkologjisë dhe Radioterapisë  në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” familjes së pacientit që sapo kishte mbaruar me kimioterapinë.

Ajo është imazhi i parë që na përshëndeti në departamentin e ri të kimioterapisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ku përveç bluzave të bardha të doktorëve dhe personelit mjekësor , nuk do ta kuptoni se ndodheni në spital.

Dhomat për kimioterapi janë të ndritshme dhe të mobiluara në mënyrë moderne dhe në to mund të akomodohet pacienti sëbashku me një shoqërues.

Na motivon buzëqeshja e pacientëve

Ju lutem prisni edhe pak,  dua ta shikoj edhe një herë babain tuaj para se të largohet, – i’u  me një buzëqeshje të ngrohtë Dr. Deva Petrova, Shefe e  Onkologjisë dhe Radioterapisë  në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” familjes së pacientit që sapo kishte mbaruar me kimioterapinë.

Ajo është imazhi i parë që na përshëndeti në departamentin e ri të kimioterapisë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ku përveç bluzave të bardha të doktorëve dhe personelit mjekësor , nuk do ta kuptoni se ndodheni në spital.

Dhomat për kimioterapi janë të ndritshme dhe të mobiluara në mënyrë moderne dhe në to mund të akomodohet pacienti sëbashku me një shoqërues.

“Departamentin e ri për kimioterapi e kemi hapur në tetor të vitit të kaluar, sepse kishim nevojë për më tepër hapësirë. Më parë, departamenti posedonte tre shtretër, ndërkohë  që tani kemi 11 njësi individuale për kimioterapi ku pacientit i ofrohet intimitet në momentin e marrjes së terapisë, i shoqëruar nga të afërmit dhe nën syrin vigjilent të infermiereve tona.  Mundohemi që këtë pjesë të trajtimit të pacientëve ta bëjmë sa më të rehatshme , duke patur parasyshë se qëndrimi mund të zgjasë për disa orë dhe ka një ndikim të madh në gjendjen e tyre psikologjike” –shpjegon Dr. Petrova.

Risi në departamentin për onkologji në “Acibadem Sistina” është mundësia që kanë pacientët për të marrë kimioterapi të pandërprerë për disa ditë në kushte të ngjashme me ato të shtëpisë, me anë të përdorimit të pompës për kimioterapi  të cilën pacientët e mbajnë poshtë rrobave dhe mund të funksionojnë pa asnjë pengesë.  Dr. Petrova theksoi se këtë mundësi pacientët e kanë për herë të parë në Maqedoni.

 Të sëmurët trajtohen me terapinë më bashkëkohore onkologjike e cila kryhet individualisht, sipas analizave të kryera molekulare në laboratorinë për histopatologji në spitalin tonë, pa patur nevojë që ti kërkojnë ilaçet jashtë shtetit. Ata mund ti kryejnë në një ditë të gjitha ekzaminimet, pas kryerjes së konsultimeve të mëparshme nga më shumë mjekë të specialiteteve të ndryshme, e cila është pjesë e qasjes multidisiplinare  për  trajtimin e pacientit në spitalin “Acibadem Sistina” – shpjegoi Dr. Petrova.

Pjesa më e vështirë në punën e onkologëve është atëherë kur duhet ti drejtohen pacientit me lajmin e keq se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë për të cilën ndonjëherë edhe përkrah mjekëve edhe përkrah marrjes së terapisë nuk mund të arrihet shërimi i pacientëve të sëmurë, pra sëmundja përparon.

Por për fat të mirë, ka dhe momente në të cilat unë dhe kolegia ime Dr. Slavica Kraleva nuk mund ta fshehim gëzimin në momentin kur vërejmë rezultatet e trajtimit tek disa pacientë të cilët kanë arritur shërim të plotë të sëmundjes, dhe në atë moment themi  se përveç pacientit ne jemi personat më të lumtur. Ai falenderim ndaj pacientëve, ajo buzëqeshje, ajo shkëndijë shkëlqimi në sytë e tyre është arsyeja jonë për të luftuar vazhdimisht me këto sëmundje të rënda – shtoi Dr. Petrova.

Ka një numër të madh të rasteve të suksesshme, të cilat punonjësit e departamentit për onkologji dhe radioterapi  i ndajnë me pacientët e tyre.  Situata kur pacientët vijnë me dhimbje tepër të forta dhe të shoqëruar me karrocë, pas kryerjes së trajtimit pacientët rikthehen me këmbët e tyrë në kontroll, të aftë për aktivitete normale në familje dhe në vendin e tyre të punës.  Situata kur babai i shqetësuar  e sjell birin e tij me tumor në tru, me dhimbje të forta në shtyllën kurrizore, rikthehen sëbashku me lotë në sy pas trajtimit, për të treguar se tani djali është kthyer në shkollë bashkë me shokët e tij. Një djalë i guximshëm i moshës 27 vjeçare, është përballur i vetëm me një sëmundje në fazë të avancuar, dhe pas kryerjes së trajtimit është shëruar plotësisht dhe ka udhëtuar drejt prindërve të cilët ndodheshin jashtë shtetit, që më pas të rikthehet me kuti me çokollata për ta ndarë gëzimin me ekipin mjekësor të “Acibadem Sistina” të cilët e rikthyen  në jetë.

Ja, vetëm për këtë ia vlen që të merresh me këtë punë të vështirë – u shpreh Dr. Petrova. Çdo vit në qendrën për onkologji në “Acibadem Sistina”  trajtohen rreth 400 pacientë, ndërsa çdo ditë në departamentin onkologjik nga 10 pacientë kryejnë kimioterapi. Përkrah trajtimit onkologjik, pacientëve i’u ofrohet mundësia për kryerjen e trajtimit radioterapeutik me një nga aparaturat më bashkëkohore “TRILOGY”.

Për planifikimin e trajtimit, përdorim procedurat diagnostikuese më bashkëkohore  HMP(rezonancë  magnetike nukleare) dhe PET –KT të cilat gjenden në spitalin tonë, me anë të të cilave imazhet e ekzaminimeve të kryera  i marim direkt nga rrjeti ynë i të dhënave i cili është pjesë e qasjes së trajtimit multidisiplinar. Praktikisht, gjithçka në një vend të vetëm për planifikimin e suksesshëm të trajtimit. Përdorim pamje kompjuterike gjatë trajtimit , pamje të cilat janë të vetmet në shtetin tonë, me anë të të cilave çdo ditë kryhet kontrolli i saktë i terapisë rrezatuese tek pacientët – shpjegoi Dr. Petrova.

“Acibadem Sistina” së shpejti pret që të akreditohet sipas standardeve Joint Commission International të cilat garantojnë sigurinë e pacientit. Këtë lloj akreditimi e kanë spitalet e niveleve më të larta në botë.


këtë mënyrë ne kemi siguruar standardet më të larta në funksionimin e spitalit tonë, duke filluar nga pranimi i pacientit, mënyra e përgatitjes, trajtimi , terapia e dhënë, kryerja e sigurt e operacionit, deri tek lëshimi i pacientit nga spitali. Ky standard nuk i ndryshon metodat e trajtimit, por, do të thotë se pacientit i kushtohet vëmendje  dhe kujdes maksimal , për të shmangur gabimet mjekësore dhe të rritet siguria e pacientit – përfundoi Dr. Petrova.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura