Pyetje: Jam 34 vjeçe, kam 4 vjet e martuar dhe nuk mund të mbetem shtatzënë. Në fillim të martesës gjatë kontrollit hormonal kisha estrogjen të ulët. Kur e pyeta mjekun për shkakun e uljes së estrogjenit, aim ë tha se kjo ndodh për shkak të stresit. Kam marrë ilaçe, por në kontrolloin e fundit u zbulua se kam rënie të progesteronit. Kam cikël menstrual jo të rregullt, dhe para disa muajsh cikli më vënoi pothuajse një muaj e gjysëm. Kam pirë “promulut” më pas mu kthye cikli menstrual. Në eko më zbuluan një cistë të vogël në vezore, mjeku tha se nuk është aspak i rezikshëm dhe më pas në kontrollin tjetër me ultratingull, nuk dukej asnjë shenjë apo prani e cistit.
Më frikëson shumë fakti i pregesteronit të ulët, a mund të mbetet shtatzënë me parametra të tilla të progesteronit, cili është funksioni i tij dhe nëse mbetem shtatzënë a mund ta rrezikojë shtatzëninë?
Përgjigje: infertiliteti i cili zgjat 4 vite duhet të ndiqet dhe trajtohet në mënyrë më të detajuar. Testet bazë për këtë problem përfshijnë shqyrtime të statusit hormonal në ditë të caktuara të ciklit menstrual. Kur dhe cilat hormone duhet të shqyrtohen këtë do t’jua thotë gjinekologu juaj. Përmendët se keni cikël të çrregullt, fillimisht duhet të gjendet shkaku i këtij çrregullimi. Sëbashku me statusin hormonal në ditë të caktuara të ciklit duhet të ndiqet rritja dhe maturimi I përmbajtjes së qelizës vezore, për të pare nëse keni ovulime të rregullta dhe formim të mëvonshëm të trupit të verdhë.
Trupi i verdhë është një strukturë fiziologjike, e cila prodhon progesterone në fazën e dytë të ciklit , dhe funksionimi adekuat I tij është tepër I rëndësishëm në fillim të shtatzënisë. Sigurisht, me kontrollet gjinekologjike dhe kontrollet me ultratingull, mund të zbulohen edhe patologji të tjera të cilat mund të jenë një pengesë për mbetjen shtatzënë (për shembull: polipe, fibroide, ciste, etj. ). Gjithashtu është e nevojshme që të kontrollohet lëvizja e tubave fallopiane (pasi në to ndodh fekondimi me anë të shqyrtimit që quhet histerosalpingografi (HSG). Procedura kryhet me një lëndë kontrasti në mitër dhe me regjistrim rentgen. Para kryerjes së këtij regjistrimi është e nevojshme që të keni mbjellje mikrobiologjike negative nga vagina dhe qafa e mitrës dhe sedimentim të ulët të gjakut. Kryerja e spermogramit tek partneri është gjithashtu e rëndësishme për zbulimin e shkakut të infertilitetit, me anë të së cilit përcaktohet numri, forma dhe lëvizshmëria e spermës. Kur të bëhen të gjitha këto shqyrtime, gjinekologu do të mund të përcaktojë nëse ka dhe ku qëndron problemi për pengesën e mbetjes shtatzënë.