Frakturë e boshtit si pasojë e osteoporozës

Shumë shpesh ndodh të keni dhimbje në shpinë, ndërsa shkaku për paraqitjen të jetë frakturë e boshtit. Osteoporoza është një nga shkaktarët kryesor, pasi që i dobëson eshtrat dhe e rritë rrezikun nga paraqitja e frakturave të papritura. Pjesa më e madhe e njerëzve të cilët kanë osteoporozë kanë dhimbje të fuqishme në shpinë, të cilat janë shkaktuar nga fraktura të boshtit, të cilat mund të jenë shumë të dhembshme. Pasojat nga frakturat ndonjëherë mund të jenë edhe shumë serioze dhe të shkaktojnë bile edhe palëvizshmëri.  

Shumë shpesh ndodh të keni dhimbje në shpinë, ndërsa shkaku për paraqitjen të jetë frakturë e boshtit. Osteoporoza është një nga shkaktarët kryesor, pasi që i dobëson eshtrat dhe e rritë rrezikun nga paraqitja e frakturave të papritura. Pjesa më e madhe e njerëzve të cilët kanë osteoporozë kanë dhimbje të fuqishme në shpinë, të cilat janë shkaktuar nga fraktura të boshtit, të cilat mund të jenë shumë të dhembshme. Pasojat nga frakturat ndonjëherë mund të jenë edhe shumë serioze dhe të shkaktojnë bile edhe palëvizshmëri.  

Osteoporoza – sëmundje e gruas moderne

Mendohet se çdo grua e dytë dhe çdo mashkull i tetë pas moshës 50 vjeçe të jetës kanë rrezik të zhvillojë osteoporozë. Kjo sëmundje bashkëkohore shkakton zvogëlim të dendësisë dhe kualitetit të eshtrave dhe sjell deri te dobësia e skeletit. Me vetë këtë rriten edhe rreziqet për fraktura, të cilat janë më të shpeshta në pjesën e boshtit kurrizor dhe unazat, por edhe kërdhokulla dhe parakrahu.  

Çfarë është fraktura e boshtit?

Fraktura e boshtit ose spinale është çdo frakturë e cilave do eshtra, të cilat janë pjesë përbërëse e boshtit kurrizor. Frakturat e boshtit mund të shkaktojnë dhimbje serioze në kurriz, të cilat e vështirësojnë funksionimin e përditshëm, të ulurit, qëndrimi në këmbë. Deri te fraktura mund të vijë edhe për shkal të presionit që e bën njëra eshtra mbi tjetrën. Mënyra më efikase që të pengohet paraqitja e frakturave është pengimi dhe mjekimi i osteoporozës.   

Kush është nën rrezik prej frakturës së boshtit kurrizor?

Gratë, veçanërisht ato që janë më të vjetra se 50 vjet, janë nën rrezik të madh që të pësojnë fraktura të boshtit kurrizor. Ashtu siç kalojnë vitet kështu rritet përqindja e njerëzve me fraktura. Mendohet se mosha luan rol të madh në krijimin e frakturave të boshtit kurrizor. Ashtu siç plakemi, eshtrat bëhen më shumë e më shumë të holla dhe më të dobëta. Kjo është veçanërisht e saktë nëse keni osteoporozë.

Cilat janë simptomat e frakturës së boshtit?

  • Dhimbje të fuqishme në kurriz
  • Keqësimi i dhimbjes gjatë qëndrimit në këmbë ose ecjes
  • Vështirësi dhe dhimbje gjatë mbledhjes ose përdredhjes
  • Humbja e lartësisë

Trajtimi dhe mjekimi

Që të diagnostikohet fraktura e boshtit kurrizor medoemos duhet bërë tomografi kompjuterike. Mjeku juaj do ta analizojë incizimin e boshtit kurrizor dhe të vërtetohet serioziteti i frakturës.

Dhimbjet mund të zbuten me ilaçe ose terapi fizikale. Si pjesë e trajtimit që rekomandohet për stabilizim të boshtit kurrizor është vertebroplastika. Varësisht prej frakturës, ndoshta do të nevojitet edhe ndërhyrje operative.  

Diagnoza e osteoporozës me Dexa skaner

Pas menopauzës gratë humbin një pjesë të masës së tyre kockore. Si rezultat i kësaj gjendje eshtrat bëhen të dobëta dhe të thyeshme edhe gjatë rrëzimit më të vogël. Osteoporoza më së lehti mund të diagnostikohet me Dexa skaner. Me ndihmën e këtij aparati matet dendësia e eshtrave, e me këtë edhe fortësia e tyre. Çdo grua mbi 50 vjet duhet të bëjë skrining të rregullt për osteoporozë. Në këtë mënyrë do ta parandalojë sëmundjen, e me këtë edhe frakturat të cilat kërkojnë periudhë të gjatë për kurim dhe rehabilitim. Te gratë me rrezik të rritur prej osteoporozës (menopauzë të hershme, gra të dobëta dhe të holla me ten të ndritshëm, pas mjekimit të karcinomës së gjirit, insuficienca kronike e veshkave, sëmundjet e mushkërive dhe grastrointestinale) rekomandohet shumë herët të fillohet me teste të skriningut.

A mund të pengohen frakturat e boshtit?

Ushqimi i pasur me kalcium dhe vitaminë D, bashkë me aktivitetin e rregullt fizik ka rëndësi të madhe për pengimin e osteoporozës dhe frakturat e boshtit. Bisedoni me mjekun tuaj për vlerësimin e dendësisë së eshtrave, me çka do të kontrolloni se sa janë të forta eshtrat tuaja.

Vertebroplastika – metodë efikase për stabilizimin  boshtit

Vertebroplastika – metodë minimale invazive dhe mjaft efikase, e cila realizohet kur kemi unazë të lënduar të boshtit. Më së shpeshti përdoret si trajtim i frakturave patologjike të shkaktuara prej osteoporozës ose te ndryshimet e boshtit të shkaktuara prej tumorit (primar ose sekondar). Procedura është afatshkurtër dhe varet prej vlerësimit të anesteziologut dhe prej gjendjes suaj shëndetësore, realizohet me anestezion lokal të potencuar, afatshkurtër intravenoze ose me anestezion endotraheal. Gjatë procedurës vazhdimisht monitorohen funksionet tuaja vitale që të mund të shihet reagimi i organizimit në pranimin e çimentos speciale spinale – polymetthyl  methacrylate. Përdoren gjilpëra speciale përmes të cilave injektohet çimento me dendësi speciale drejtpërdrejt në unazën e ndryshuar. Gjatë realizimit të intervenimit pacientit rri shtrirë në stomak. Përfitimi më i madh prej këtij intervenimi është zhdukja e shpejtë dhe e tërësishme e dhimbjes, që paraprakisht ka qenë shkak që të merrni sasi të mëdha të analgjetikëve. Por, vertebroplastika nuk do të thotë se tërësisht duhet ta anashkaloni trajtimin e sëmundjes suaj themelore – osteoporozës ose sëmundjes onkologjike.

Shpërndaj