Gjithnjë dhe më shumë të rinj diagnostikohen me kancer të zorrës së trashë

Gjëja më e rëndësishme është që pacientët të diagnostikohen në fazë të hershme të sëmundjes, ku vetë trajtimi kirurgjik dhe mënjanimi i zorrës së trashë e cila është e sëmurë, tek një  numër i madh pacientësh ka të bëj me shërimin e përhershëm, shprehet Prof. Dr. Vasko Vasilevski specialist në gastroheteropatologji, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Gjëja më e rëndësishme është që pacientët të diagnostikohen në fazë të hershme të sëmundjes, ku vetë trajtimi kirurgjik dhe mënjanimi i zorrës së trashë e cila është e sëmurë, tek një  numër i madh pacientësh ka të bëj me shërimin e përhershëm, shprehet Prof. Dr. Vasko Vasilevski specialist në gastroheteropatologji, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Kanceri i zorrës së trashë është një nga sëmundjet më të përhapura, jo vetëm në mbarë botën por edhe në Maqedoni. Nga kjo sëmundje preken edhe personat nën moshën 50 vjeçare.  Prof. Dr. Vasko Vasilievski specialist në gastroheteropatologji, në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shprehet se gjëja më e rëndësishme është që pacientët të diagnostikohen në fazë të hershme të sëmundjes, ku vetë trajtimi kirurgjik dhe mënjanimi i zorrës së trashë e cila është e prekur nga kanceri, tek një  numër i madh pacientësh rezulton me shërimin e përhershëm.

Në qoftë se një dekadë më parë janë regjistruar 350-400 raste të reja, gjatë viteve të fundit, në vendin tonë kemi deri në 600 raste të reja, të cilat kryesisht janë zbuluar në fazën e tretë apo të katërt  të sëmundjes.  Cila është arsyeja që kanceri i zorrës së trashë ka marrë një ritëm të tillë mbi njerëzit?

Kanceri i zorrës së trashë ka marrë një vrull gjithnjë dhe më të madh.  Ajo çfarë është  shqetësuese  është fakti që gjithnjë dhe më tepër po reduktohet edhe kufiri i moshës, gjithnjë dhe më tepër të rinjtë preken nga kjo sëmundje tinëzare.  Kanceri i zorrës së trashë, zakonisht lind nga polipet të cilat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë dhe më pas zhvillohen apo shndërrohen në kancer, prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen dhe trajtohen në kohë.

Cilat janë simptomat të cilat paralajmërojnë shfaqjen e kësaj sëmundje?

Ajo çfarë është shqetësuese, është fakti që simptomat shfaqen atëherë kur sëmundja ka arritur në fazë të avancuar, ndërkohë që në fazë të hershme nuk shfaq shenja klinike.

Ndonjëherë mund të shfaqen: lodhje, humbje oreksi, humbje peshe, por këto simptoma nuk janë specifike. Shenjat tipike të pranisë së kancerit në zorrën e trashë, janë ndryshimet në ritmin e jashtqitjes, kapsllëk apo diarre, dhimbje në anën e majtë të të gjysmës së barkut dhe dhimbje mbi kockën e zonës intime.  Por ato janë simptoma të kancerit i cili tashmë është në fazë të avancuar. Keni ndjesinë se nuk keni patur jashtëqitje të mjaftueshme, dhe se keni ende nevojë për të kryer jashtëqitje. Nëse kanceri është I lokalizuar në pjesën e poshtme të zorrës së trashë, jashtëqitja juaj është e shoqëruar me gjakderdhje ngjyrë të kuqe të çelët, ndonjëherë me sasi më të madhe.  Zakonisht, gjatë analizave laboratorike zbulohet anemi me mungesë të hekurit, dhe me tumor marker pozitiv (СЕА dhe  СА 19-9). Diagnoza përfundimtare e kancerit të zorrës së trashë, jepet me anë të ekzaminimeve instrumentale siç është rektoskopia dhe kolonoskopia, me kryerjen e biopsisë së ndryshimit të shfaqur.

Konsiderohet se më shumë rrezik për tu prekur nga kjo sëmundje janë personat mbi moshën 50 vjeçare. Sa shpesh ndodh që kjo sëmundje të shfaqet edhe tek personat nën këtë moshë dhe cili është shkaku?  A keni vënë re reduktim të kufirit të moshës tek rastet e reja?

Personat me rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit në zorrën e trashë, janë personat deri në moshën 40 vjeçare, të cilët kanë një histori familjare të pranisë së polipeve apo të kancerit në zorrën e trashë, sidomos ata persona të cilët kanë të dhëna për praninë e polipeve apo kancerit në gjeneratën e parë  apo të dytë familjare  duke përfshirë edhe gjysëm motrën apo gjysëm vëllain.  Është e rëndësishme të dini se ndonjë anëtar i rrethit të ngushtë familiar është trajtuar ndonjëherë nga kanceri apo polipet e shfaqura në zorrën e trashë.  Nëraste të tilla, pacientët duhet të fillojnë me kryerjen e  kontrolleve parandaluese në moshë shumë më të re.

Sa ndikon ushqimi dhe stili i jetesës në zhvillimin e kësaj sëmundje?  Çfarë duhet bërë për ta parandaluar atë?

Ushqehuni shëndetshëm, kryeni ushtrime dhe ndaloni pirjen e duhanit.  Një ndër faktorët e rrezikut të lartë është edhe konsumi i shpeshtë i mishit të kuq (mish derri, viçi, qengji), gjithashtu rritja e peshës trupore.  Rritja e indeksit të peshës trupore tek me 30%, tek meshkujt rreziku rritet  80% , ndërsa tek gratë 50%.  Rreziku i shfaqjes  kancerit të zorrës së trashë rritet me pirjen e duhanit dhe të alkolit, me heqjen e qeses së tëmthit dhe me anë të lodhjes kronike.  Nuk duhet të keni frikë që të bisedoni me mjekun tuaj,  të gjithë ne duhet ti shikojmë gjërat me më shumë seriozitet kur bëhet fjalë për shëndetin.  Nëse vëreni gjak në letrën higjenike, nuk duhet të shkoni gjithmonë me mendimin se kjo gjendje ka të bëj me hemoroidet. Bisedoni  me mjekun tuaj, ai do të bëj përcaktimin e gjendjes tuaj dhe do t’ju shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë.

Cilat janë mundësitë për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë?  A mund  të  arrihet shërimi i plotë  i kësaj sëmundje?

Mënyra e vetme për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë është trajtimi kirurgjik, i cili ndonjëherë  shoqërohet me ndonjë trajtim tjetër shtesë: trajtim onkologjik, terapi rrezatuese dhe citostatike. Qëllimi i trajtimit është që të rrisë përqindjen e mbijetesës, për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të reduktuar rrezikun përsëritjes së sëmundjes.  Gjëja më e rëndësishme është që pacientët të diagnostikohen në fazë të hershme të sëmundjes,  atëherë kur vetë trajtimi kirurgjik , me mënjanimin e zorrës e cila është e prekur nga sëmundja, në shumicën e rasteve rezulton me shërim të përhershëm.

Sa shpesh duhet bërë kolonoskopia?  Për sa kohë pas shqyrtimit, pacientit  mund ti jepet  diagnoza në spitalin klinik “Acibadem Sistina”?

Diagnoza vendoset menjëherë.  Për pacientët të cilët nuk kanë asnjë faktor rreziku, kontrolli kolonoskopik duhet të bëhet ndërmjet moshes 50-60 vjeçare. Për pacientët të cilët kanë histori familjare të polipeve, kryerja e kontrollit kolonoskopik duhet të bëhet shumë më herët (rreth moshes 10 vjeçare, për shkak se në moshën 20 vjeçare mund të zhvillohet duke shkaktuar shfaqjen e  kancerit).  Pacientët të cilët ndjejnë  probleme apo kanë simptoma të cilat kanë të bëjnë me zorrën e trashë, duhet të paraqiten vullnetarisht tek mjeku për kryerjen e kontrollit kolonoskopik.

Bur
imi: Telegraf.mk

Shpërndaj