Gratë janë më të prirura ndaj dhimbjeve të nyjeve

Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit që prek nyjet e gjithë trupit, por më shumë predispozitë kanë kyçet e duarve, gjunjët, ijet dhe shtylla kurrizore. Kjo shfaqet si rezultat i plakjes së nyjeve gjatë të cilave shfaqet dëmtimi i indit kërcor i cili gjendet në sipërfaqet e nyjeve. Me kalimin e kohës, sëmundja përparon dhe është i pamundur shërimi i plotë. Me vendosjen e disa rregullave të caktuara në jetë, dhe kryerjen e trajtimeve të duhura, mund të reduktohet dhimbja, mund të reduktohet përparimi i sëmundjes, si dhe nmund të përmirësohet funksioni i nyjeve.

Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit që prek nyjet e gjithë trupit, por më shumë predispozitë kanë kyçet e duarve, gjunjët, pelvisi dhe shtylla kurrizore. Kjo shfaqet si rezultat i plakjes së nyjeve gjatë të cilave shfaqet dëmtimi i indit kërcor i cili gjendet në sipërfaqet e nyjeve. Me kalimin e kohës, sëmundja përparon dhe është i pamundur shërimi i plotë. Me vendosjen e disa rregullave të caktuara në jetë, dhe kryerjen e trajtimeve të duhura, mund të reduktohet dhimbja, mund të reduktohet përparimi i sëmundjes, si dhe nmund të përmirësohet funksioni i nyjeve.

Faktorët e rrezikut

Faktorët të cilët mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së osteoartritit janë:

Mosha – me kalimin e viteve rritet rreziku i shfaqjes së osteoporozës

Gjinia  – gratë janë më të prirura ndaj osteoartritit në krahasim me meshkujt

Rritja e peshës trupore – rrit rrezikun e shfaqjes së osteoartritit në disa mënyra.  Mbipesha, krijon stres dhe presion shtesë tek nyjet. Gjithashtu, indi dhjamor, mund të krijojë protein të cilat shkaktojnë inflamacion rreth nyjeve.

Dëmtimi i nyjeve   –  veçanërisht traumat sportive të përsëritura mbi nyje të caktuara mund të ndihmojnë në zhvillimin e osteoartritit.

Predispozicioni gjenetik – tek disa persona ekziston predispozicioni gjenetik për zhvillimin e osteoartritit.

Deformimi i kockave – ekzistenca e deformimeve të lindura të nyjes kockore rrit rrezikun e zhvillimit të osteoartritit.

Sëmundje të tjera  – diabeti dhe sëmundje të tjera reumatike si artriti rheumatoid, mund të rrisë rrezikun e osteoartritit.

Komplikimet

Osteoartriti është një sëmundje degjenerative e cila me kalimin e kohës përkeqësohet. Dhimbjet e nyjeve dhe kufizimet e lëvizshmërisë I pengojnë aktivitetet e përditshme të këtyre pacientëve.

Diagnoza

Gjatë kryerjes së kontrollit fizik, doktori i shqyrton nyjet e pregura dhe përcakton praninë e ënjtjes, dhimbjen gjatë prekjes, skuqjen dhe lëvizjet.  Gjithashtu mund të rekomandojë edhe për kryerjen e disa filmimeve dhe analizave laboratorike.

Simptomat

Simptomat e osteoartritit zhvillohen ngadalë, gradualisht dhe përkeqësohen me kalimin e kohës. Këtu përfshihen simptomat e mëposhtme:

Dhimbja – para së gjithash, dhimbja shfaqet gjatë lëvizjeve të tepërta, dhe më pas ajo është e pranishme edhe në rastet e ngarkesave më të vogla, madje edhe atëherë kur pushoni.

Ndjeshmëria – nyjet janë të ndjeshme gjatë prekjes.

Ngurtësi –  ngurtësimi në mëngjes është karakteristikë tek kjo sëmundje, e cila lehtësohet pas disa lëvizjesh .

Fleksibiliteti – reduktohet lëvizshmëria dhe mobiliteti i nyjeve

Kërcitja – gjatë lëvizjeve dëgjohen kërcitje të nyjeve

Procedurat diagnostike

Rëntgen  – gjatë rrezeve rëntgen nuk mund të shihet indi kërcor, por mund të paraqitet ngushtim I hapësirës së nyjeve, gjë kjo që tregon dëmtimin e kërcit.

Rezonanca magnetike –  përdoret për të marrë një pamje të plotë vizuale të kockave, kërcit dhe strukturave të tjera të indeve të buta të nyjeve dhe dëmtimin e tyre.

Trajtimi

Nuk ekziston ilaç për osteoartitin, por terapia me ilaçe analgjetike e cila përbëhet nga ilaçe jo esteroide anti inflamatore (NSAIL) ose ibuprofen mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen. Ruajtja e duhur e peshës trupore është një nga hapat më të rëndësishëm, për të reduktuar shqetësimet. Gjithashtu mund të ndihmojë edhe :

Terapia fizikale – nëpërmjet procedurave të caktuara  fizikale të cilat kanë ndikim analgjetik dhe antiinflamator, si dhe gjatë përgatitjes së programit individual të kryerjes së ushtrimeve, forcohen grupe të caktuara të muskujve të cilat rrisin lëvizshmërinë dhe zvogëlojnë dhimbjen. Gjatë terapisë fizikale , fizioterapeuti  kryen trajnime se si duhet të kryhen aktivitetet e thjeshta dhe të përditshme.

Shtrëngues dhe orteza –  mjete ndihmëse të caktuara ortopedike mund të ndihmojnë për të reduktuar dhimbjen gjatë lëvizjeve.  Këto orteza zvogëlojnë presionin që krijohet tek nyjet për shakak të osteoartritit.

Shpërndaj