Hiqni dorë nga pirja e duhanit duke filluar nga kjo e hënë

Përse është kaq e vështirë të heqësh dorë nga pirja e duhanit, provova që të mos e konsumoja më, por vetëm pas dy ditësh më vonë përsëri ndeza cigare… këto janë një pjesë e pyetjeve dhe dilemave  të pacientëve me të cilët çdo ditë përballet Dr. Kamelja Bushljetiq, pulmoalergologe. Me qëllim për të shpjeguar komplikimet e pirjes së duhanit, procesit të heqjes dorë nga konsumi i tij dhe benefitet e ndërprerjes, teksti i kushtohet të gjithë duhanpirësve të cilët janë duke u përballur me këtë problem.

Kanceri në mushkëri, kanceri i ezofagut, në hapësirën e gojës, në fyt, në fshikëzën e urinës, shumë karcinoma të tjera si dhe sëmundjet e zemrës, sulmi në tru, sëmundjet e enëve periferike të gjakut, sëmundja e sheqerit, osteoporoza, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, steriliteti janë të lidhura ngushtë me pirjen e duhanit. Sipas Organizatës Botërore Shëndetësore, çdo vit pirja e duhanit është shkaku kryesor i rreth 5 milion rasteve të vdekjes . 40% raste të vdekjes janë nga kanceri, 35% nga zemra apo sulmi në tru, 25% nga sëmundjet e mushkërive, si HOBB, astma, fibroza e mushkërive. Duhanpirësit jetojnë mesatarisht 10 vjet më pak se personat e tjerë të cilët nuk janë konsumues të duhanit. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i shfaqjes së sëmundjeve të cilat mund të parandalohen, por edhe përkrah këtyre statistikave, 19-21% e popullsisë në botë janë duhanpirës. Studimet tregojnë se 80% e duhanpirësve dëshirojnë të heqin dorë nga pirja e duhanit, por vetëm 5 nga 10 (55,4%) persona të rritur në vitin 2015, kanë arritur të heqin dorë, të paktën 1 ditë, ndërsa 4 nga 10 (45,5%) duhanpirës gjimnazistë. Çdo vit, miliona duhanpirës mundohen që të heqin dorë nga pirja e duhanit, por vetëm 10% e tyre arrijnë t’ia dalin mbanë, dhe më pak se 5% arrijtë t’ia dalin mbanë vetë.

Ndikimi i nikotinës në organizëm

Tymi i duhanit është një përzierje e 7000 kimikaleve nga të cilat 100 janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, ndërsa rreth 70 janë kancerogjene. Por vetëm njëra prej tyre është përgjegjëse për varësinë e njeriut ndaj cigareve, kjo rezulton të jetë nikotina.  Nikotina është ajo që ju detyron që të vazhdoni ta konsumoni duhanin pavarësisht se jeni të ndërgjegjshëm dhe i ndjeni pasojat e tij.  Organizmi juaj bëhet i varur fizikisht dhe psikologjikisht ndaj nikotinës.  Konsiderohet se varësia ndaj nikotinës është madje më e fortë se varësia ndaj heroinës.  Kur ta përthithni tymin e parë, nikotina futet shumë thellë në mushkëri, akumulohet në gjak dhe nëpërmjet gjakut trnasferohet në zemër, në tru, në mëlçi dhe në shpretkë si dhe në të gjitha organet e tjera të trupit. Nikotina ndikon në punën e shumë organeve në organizmin tuaj, duke përfshirë zemrën, enët e gjakut, sistemin hormonal, metabolizmin dhe trurin. Nikotina gjendet kudo, madje edhe në qumështin e gjirit dhe në sekretimin e organeve gjinore. Nikotina e depërton placentën dhe mund të gjendet edhe në lëngun amniotik (uji në të cilin lundron foshnja) edhe në gjakun e enëve të gjakut të kërthizës së foshnjës tuaj ende të palindur. Pas konsumit të cigares së parë, nikotina qëndron në trup përgjatë 3-4 ditëve në vijim. Përsa i përket trurit ajo lidhet me receptorët e dopaminit  dhe në të njejtën kohë stimulon çlirimin e dopaminës, ndërkohë që dopamina është substancë e cila është përgjegjëse për ndjesinë tonë të kënaqësisë. Tani e keni të qartë përse është e vështirë që të hiqni dorë nga pirja e duhanit. Kush është ai që do të heq dorë nga ajo gjë e cila i dhuron kënaqësi dhe qetësi?

Më shumë cigare më shumë kënaqësi

Efektet e nikotinës kanë afat të shkurtër, rreth 40 minuta deri në disa orë, për këtë arsye keni nevojë që gjatë ditës në mënyrë periodike të ndizni nga një cigare më qëllim që të merrni dozën e nikotinës gjatë ditës.  Shumë shpejt mund të bëheni tolerues të efektit të nikotinës, dhe në mënyrë që të arrini efektin e saj, domethënë ndjesinë e kënaqësisë duhet të rrisni numrin e cigareve deri në arritjen e sasisë së nikotinës e cila do t’ju kthejë ndjesinë e qetësisë dhe relaksimit.  Prandaj nuk duhet të çuditeni që nga një cigare në ditë të arrini të konsumoni një kuti në ditë, madje edhe më shumë. Kur truri ta ketë arritur sainë e kërkuar të nikotinës,  atëherë do të konsumoni aq sa është e nevojshme për ta ruajtur nivelin e saj.  Mos u mundoni ta gënjeni trurin me cigare më të hollë apo me më pak nikotinë,  truri nuk e kontrollon situatën deri në momentin kur ju të thoni “Qëndro” kështu nuk mund të vazhdohet!

Filloni planin nga kjo e hënë

Nëse tashmë jeni gati për të hequr dorë nga pirja e duhanit, duhet të bëni një plan duke përcaktuar ditën tuaj të hënë. Qendrat për heqjen dorë ng pirja e duhanit në SHBA kanë dalë në përfundimin se dita e javës kur duhanpirësit vendosin të heqin dorë nga konsumi i duhanit është pothuajse gjithmonë dita e hënë. Atëherë jeni në pozicionin fillestar të maratonës së vrapit pasi heqja dorë nga pirja e duhanit është njëlloj si të merrni pjesë në maratonën e vrapit. Maratona drejtohet individualisht por nuk vraponi vetëm, prandaj edhe përsa i përket heqjes dorë nga pirja e duhanit është mirë që këtë maratonë ta nisni me ndihmën tonë, pasi më shumë pjesëmarrës në maratonë e arrijnë objektivin e tyre, në krahasim me 3-6% e atyre të cilët e nisin vetë maratonën.  Zakonisht, kur ju e përcaktoni ditën tuaj të hënë , e ndërprisni me njëherë pirjen e duhanit ose  e reduktoni gradualisht numrin e cigareve, ose vendosni të mos e thithni cigaren deri në filter, të thini 2-3 herë dhe më pas ta hidhni. Është vëtetuar shkencërisht se kjo mënyrë është më pak e sukseshme, veçanërisht nëse pini më shumë se 10 cigare në ditë, dhe nëse cigaren e parë e ndizni pas 30 minutash nga zgjimi juaj në mëngjes. Mënyra tjetë për të hequr dorë, përveç vendosshmërisë tuaj, duhet të kërkoni ndihmë edhe nga mjeku pulmo-alergolog,  ndihmë psikologjike por edhe medikamentoze, sepse heqja dorë nga duhani kërkon zotërimin e komponentit fiziologjik  por edhe të komponentit psikologjik për varësinë e nikotinës, e cila me ndihmën tonë dhe me atë medikamentoze qëllimi do të mund të arrihet shumë më lehtë. Por, të ashtuquajturin rolerkoster emocional, duhet ta kapërcejë çdo duhanpirës që ka vendosur të heq dorë nga pirja e duhanit.

Simptomat e abstinencës

Këto smptoma shfaqen pas 30 minutash nga pirja e cigares së fundit. Simptomi i parë është dëshira për të ndezur një cigare tjetër, sepse truri kërkon dozën e vet të nikotinës. Më pas vijon ndjenja e nervozizmit, ankthit, irritimit dhe reduktimi i aktivitetit mental. Këto simptoma janë më të theksuara nga dita e tretë dhe e pestë nga pirja e cigares së fundit, dhe më pas forca e tyre fillon të zvogëlohet  pasi tashmë trupi në ditën e 3-të  e eliminon të gjithë nikotinën. Gjatë javës së parë do të shfaqen simptoma si dhimbje koke, marramendje, kapsllëk, rritje apetiti, lodhje, pagjumësi dhe dhimbje barku, tek disa persona mund të shfaqet edhe koll i shoqëruar me shtrëngim në pjesën e kraharorit. java e parë është periudha më e vëshirë, veçanërisht dita e 2-të dhe e 3-të. Në javën e 2-4 pagjumësia zhduket, rikthehet energjia, ndjesia e shijes dhe aromës, apetiti rikthehet në gjendje normale, gjithashtu do të zhduket edhe dhimbja e barkut, ndjenja e të vjellës dhe kapsllëku. Pas 4-6 javësh humbasin problemet me frymëmarrjen, nuk keni më kollë të shoqëruar me sekrecion, nuk keni shtrëngim në pjesën e kraharorit, mbusheni plotësisht me frymë. nëse arrini ti kaloni 8 javët e para pa ndezur cigare, atëherë jeni gjithnjë dhe më tepër afër qëllimit për të qenë ish-duhanpirës. por, fatkeqësisht, nostalgjia e nikotinës mbetet përherë e pranishme. madje edhe pas disa muajsh apo vitesh, ajo do të shfaqet përsëri në momente të caktuara, me kohëzgjatje të shkurtër prej 30 sekondash, dhe në rast se arrini ta përballoni, atëherë përsëri do të mbetet përsëri vetëm nostalgji ndaj nikotinës. Por studimet kanë treguar se 88% e atyre që kanë thithur vetëm një herë tymin e cigares, i janë rikthyer përsëri pirjes së duhanit, cigaren e dytë e kanë ndezur pas 9 ditësh, ndërkohë që pas 6 javësh jan[ bërë përsëri duhanpirës të rregullt.

Asnjëherë nuk është vonë për të hequr dorë nga pirja e duhanit, edhe pse është më mirë që të hiqni dorë deri në moshën 30 vjeçare. Gjithësesi, kurdo që të hiqni dorë mundet vetëm të përfitoni. Mos u zhgënjeni nëse nuk ia dilni mbanë me përpjekjen e parë. Zakonisht ata të cilët përpiqen disa herë, në shumicën e rasteve ia dalin mbanë. mbetet në dorën tuaj që të vendosni se cila ditë e hënë do të jetë dita juaj, ndërsa unë do të jem trajneri juaj personal që do t’ju ndihmojë që të vraponi në maratonë dhe të arrini rezultate të shkëlqyera.

 

Shpërndaj