Lloji i ushqimit të cilin ju e keni në menynë tuaj të përditshme luan një rol të madh jo vetëm në kontrollimin e peshës tuaj trupore por edhe në parandalimin e goditjeve të papritura në tru.
Zgjedhja e ushqimit tuaj mund të zvogëlojë rrezikun e rritjes së kolesterolit të arterieve, pasi ato janë shkaku kryesor i goditjes në zemër, këshillojnë mjekët. Ushqimi i shëndetshëm mund t’ju mbroj nga goditjet e trurit dhe të zemrës. Si duhet të bëni zgjedhjen e vërtetë të ushqimit tuaj dhe ti zvogëloni këto rreziqe?
1. Hani më tepër fruta dhe perime
Frutat dhe perimet janë një zgjidhje e mirë për uljen e kolesterolit dhe yndyrës së keqe, gjithashtu bën që të ndiheni të ngopur.megjithatë, një pjesë e ushqimeve të gatshme që ju mund të blini, mund t’ju gënjejnë. Sallata e porositur në restorant përveç perimeve përmban dhe mish, djath me përmbajtje të lartë të yndyrës, si dhe majonez apo ketchup. Pikërisht kjo sallatë përmban sasi të mëdha kalorike, yndyrë dhe kripë të cilat mund të rrisin rrezikun e gëditjes në tru.
2. Evitoni ushqimin me përmbajtje të lartë të kolesterolit si mishi i kuq, gjalpi dhe ushqime të skuqura
Zëvendësoni ushqimet e skuqura me të pjekura, të ziera ose të gatuara në avull. Mos i shtoni në çdo vakt ushqimit salca kremoze, ndërsa mishi i bardhë është ushqimi më i mirë i cili mund ta zëvendësojë mishin e kuq.
3. Hani ushqime të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilat janë provuar për parandalimin e goditjeve në tru
Versioni më i shëndetshëm i yndyrave – acidat yndyrore të pangopura të cilat rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, të cilat mund ti gjeni tek peshku, veza dhe fara lino.
4. Limitoni sasinë e alkoolit
Alkooli mund të rrisë tensionin e gjakut, i cili është një faktor i madh në shfaqjen e goditjes në tru, këshillojnë doktorët. Ata rekomandojnë më së shumti dy gota në ditë për burrat dhe një gotë për gratë.
5. Mos përdorni shpesh kripë
Reduktoni përdorimin e kripës në gatim, dhe përpiquni që ta mbani kripën larg tryezës gjatë kohës që jeni duke drekuar. Zëvendësoni kripën me erëza të cilat rrisin aromën dhe shijen natyrale të ushqimit, duke mos e rritur në këtë mënyrë tensionin e gjakut.