Hulumtimet e fundit – Kafja e zvogëlon rrezikun e cirozës

Nëntë studimet e kryera të cilat përfshijnë  430 000 persona të testuar, kanë treguar se pirja e kafes ndikon në mënyrë të favorshme në funksionimin e mëlçisë, dhe çon në reduktim të ndjeshëm për rrezikun e zhvillimit të cirozës. Shfaqja e cirozës në mëlçi, shfaqet si rezultat i sëmundjeve virale (hepatiti B dhe C) dhe mund të shfaqet si rezultat i konsumimit të tepërt të alkoholit dhe përdorimit të tepërt të ilaceve. Ciroza zhvillohet ngadalë, gjatë së cilës indi i shëndoshë i veshkës kalon në indin lidhës dhe kështu nuk është në gjendje për ti përpunuar proteinat, hormonet, ilaçet dhe toksinat. Gjithashtu zvogëlohet dhe aftësia për të prodhuar proteina dhe substanca të tjera të rëndësishme për  sistemin digjestiv dhe eliminimin e toksinave.  Më shumë se një milion njerëz në botë vdesin nga kjo sëmundje.

 Më shumë kafe, më pak dëme

Tetë nga nëntë hulumtimet e kryera, kanë treguar se rreziku i dëmtimit të mëlçisë zvogëlohet me rritjen e numrit të pirjes së filxhanëve të kafes.

Tek personat e testuar të cilët kanë pirë dy filxhanë kafe në ditë, rreziku i  shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë është ulur me 44%, ndërsa tek ata që pijnë deri në kater filxhanë në ditë është zvogëluar deri në 65%. Ky hulumtim ka çuar në përfundimin se sa më shumë kafe të konsumojmë  aq më tepër e zvogëlojmë rrezikun e shfaqjes së cirozës. Ende nuk dihet se si kafja arrin ta bëjë këtë efekt.

Kafja dhe mëlçia

Kafja përmban përbërës të cilët kanë efekt antioksidant dhe anti-inflamator. Megjithatë duhet të dini se kafja nuk do t’ju ndihmojë që ta ruani të shëndetshme mëlçinë në rast se konsumoni sasi të tepruara të alkoholit. Gjithashtu, kafja mund të jetë një ves i keq në rast se e pini me shumë sheqer, me krem apo me shllak të ëmbël. Është  e dobishme pirja e dy filxhanëve kafe në ditë, në rast se organizmi juaj e toleron këtë gjë. Ky studim është një piknisje e mirë për ti thelluar kërkimet në lidhje me efektet e kafes  në lidhje me shëndetin e përgjithshëm të trupit, dhe nuk duhet të kuptohet si një trajtim mjekësor për trajtimin dhe parandalimin e cirozës.  Kafja në vetvete nuk mund ta kurojë cirozën dhe të jetë një zëvendësues për të gjitha veset e tjera të këqija.

Gjithësesi, ky është një mesazh pozitiv për të gjithë ata të cilët e nisin ditën me një filxhan të madh kafe. 

Shpërndaj