Humbja e flokëve – problem që zgjidhet

Metoda revolucionare FUE është një standard i artë në mbarë botën për zgjidhjen e problemit me humbjen e flokëve. Kjo ndërhyrje e cila shërben për trajtimin e përhershëm të flokëve, për herë të parë në vend është kryer në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Për gjithçka lidhur me metodën FUE përgjigje morëm nga Doc. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog .

Çfarë është metoda FUE?

Bëhet fjalë për një intervenim minimalisht invaziv, me anë të së cilit për një kohë shumë të shkurtër do të mund ta zgjidhni problemin me humbjen e flokëve tuaj.  Ndryshe nga metodat e tjera të transplantimit të flokëve ku është i nevojshëm transplantimi me pjesë apo copëza të plota të lëkurës, me këtë metodë përdoren vetëm fijet e flokëve të marra nga zona e qafës  të cilat transplantohen në zonën në të cilën mungojnë flokët. Këto flokë nuk bien asnjëherë, sepse nuk kanë receptorë në sipërfaqe, me të cilin lidhet hormoni mashkullor testosteron, i cili është përgjegjës për humbjen e flokëve, prandaj dhe suksesi është i madh.

Si kryhet intervenimi?

Procedura kryhet me ndihmën e një aparati të veçantë, me anë të të cilit merren në mënyrë tepër të saktë fijet e flokëve nga pjesa e pasme e kokës, pa shenja dhe pa dëmtim të rrënjëve përreth, gjë që është një avantazh në krahasim me teknikat e tjera. Kjo procedurë kryhet nën ndikimin e anestezisë lokale, dhe është krejtësisht pa dhimbje. Merren folikulat individuale nga zona në të cilën keni më shumë flokë, dhe me ndihmën e një piskatore të veçantë, bëhet transplantimi në zonën në të cilën mungojnë flokët.

Flokë për flokë – pamje natyrale

Kjo metodë ka shumë avantazhe dhe është tepër e popullarizuar pasi fijet e flokëve të cilat janë transplantuar në zonën e munguar, kanë të njejtën ngjyrë natyrale me pjesën tjetër të flokëve. Nuk është aspak e dhimbshme dhe zgjat  4-5 orë, më pas menjëherë i riktheheni detyrimeve të përditshme. Pas përfundimit të transplantimit nuk do të mbeten shenja, nuk përdorni fasho në kokë si dhe nuk hiqni penjë. Kjo procedurë kryhet në mënyrë tepër të saktë dhe problemi juaj zgjidhet përgjithmonë.  Flokët e transplantuar rriten pas një periudhe gjashtë mujore, më pas ato bien dhe zëvendësohen me flokë të reja, të cilat rinovohen si çdo fije tjetër floku brenda çdo 2-4 vjet, që është një cikël natyral i rritjes së flokëve. Avantazh në këtë rast është fakti që këto flokë nuk bien asnjëherë.

Kush është kandidati ideal?

Zakonisht, për kryerjen e kësaj procedure vendosin meshkujt të cilët kanë problem me rënien e flokëve, por kohët e fundit kanë shfaqur  interes edhe gratë. Metoda FUE mund të zbatohet tek të gjithë pacientët mbi moshën 18 vjeçare, dhe praktikisht nuk ka një kufi deri në cilën moshë mund të kryhet. Mosha ideale është duke filluar nga mosha 25-35 vjeçare, për shkak të karakteristikave të fijeve të flokëve.

Para dhe pas transplantimit

Para kryerjes së procedurës, kërkohet konsultim me mjekun për të bërë planin e transplantimit dhe për të lokalizuar zonën në të cilën do të merren fijet e flokut dhe zonën në të cilën do të bëhet mbjellja e tyre. Pas kryerjes së transplantimit duhet të tregoheni të kujdesshëm me kokën, për të shmangur çdo përplasje të padëshiruar të kokës , si dhe nuk duhet ta fërkoni apo të bëni masazh të ashpër në zonën në të cilën është bërë transplantimi, si dhe për një periudhë një javore duhet të shmangni aktivitetet sportive.

 

Shpërndaj