Inflamacion i pankreasit

Pankreasi është organ i cili gjendet prapa stomakut në pjesën e sipërme të barkut. Funksioni i tij është thelbësor për ndarjen e ushqimit dhe për rregullimin e metabolizmit të sheqerit në gjak.  Kjo sëmundje mund të manifestohet si gjendje relativisht e lehtë klinike, deri në komplikime të rënda të cilat mund të vënë në rrezik jetën. Inflamacioni i pankreasit mund të jetë akut, i cili ndodh papritur dhe mund të zgjasë me ditë, mund të jetë kronike dhe mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë.

 Simptomat e pankreatit akut

  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
  • Dhimbje e cila përhapet në pjesën e shpinës
  • Dhimbje e cila intensifikohet pas ngrënies
  • Të përziera dhe të vjella
  • Dhimbje barku, rritje temperature

Simptomat e pankreasit kronik

  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
  • Humbje e peshës trupore
  • Diarre, jashqitje me erë shumë të keqe

Shkakqet më të shpeshta të pankreasit

  • Alkolizimi
  • Gurë në tëmth dhe në fshikëzën e tëmthit
  • Vaktet e rënda dhe me tepër kalori
  • Vlerat e rritura të yndyrës në gjak, disa lloje të ilaçeve, trauma, procedurat mjekësore
  • Infeksioni, faktorët e trashëguar, kanceri pankreatik dhe shkaqe të tjera të rralla

Kur duhet të kontaktoni doktorin?

Kur keni dhimbje barku e cila ju mban për një kohë të gjatë e cila përhapet në pjesën e shpinës, të përziera, të vjella, humbje të peshës, diarre afatgjata yndyrore kërkoni këshillën e mjekut tuaj. Nëse dyshoni për pankreas, anomali laboratorike, simptoma klinike, duhet të konsultoheni me gastroenterohepatolog, I cili do t’ju bëjë analizat e nevojshme laboratorike dhe procedurat vizuale mjekësore për gjetjen e diagnozës , koordinimin e planit terapeutik, si dhe këshilla se sit ë veproni për ta parandaluar.

Shpërndaj