Inflamacioni i pankreasit

Inflamacioni i pankreasit mund të jetë akut, që ndodh në mënyrë të papritur dhe mund të zgjasë me ditë, ose mund të jetë kronik dhe mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë, ndërsa shumë shesh paraqet edhe gjendje përfundimtare.

Pankreasi është organ i cili gjendet prapa stomakut në të tretën e sipërme të barkut. Funksioni i tij është thelbësor për degradimit e ushqimit dhe në rregullimin e metabolizmit të sheqerit në gjak.  Kjo sëmundje mund të manifestohet si gjendje relativisht e lehtë klinike, deri në format e renda  me  komplikime me rrezik të lartë për jetën.

Simptomat e pankreatit akut

  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
  • Dhimbje e cila përhapet në pjesën e shpinës
  • Dhimbje e cila intensifikohet pas ngrënies së vaktit
  • Të përziera dhe të vjella
  • Dhimbje barku, temperatura e rritur

Simptomat e pankreatitit  kronik

  • Dhimbje në pjesët e sipërme të barkut
  • Humbje në peshën trupore
  • Diarre, jashtëqitje me erë shumë të keqe

Shkaqet më të shpeshta të pankreasit

  • Alkoolizimi
  • Gurë në tëmth dhe në rrugët e tëmthit
  • Vakte të rënda dhe me tepër kalori
  • Vlerat e rritura të yndyrës në gjak, disa lloje të ilaçeve, trauma, procedurat mjekësore
  • Infeksioni, faktorët e trashëguar, kanceri i pankreasit dhe shkaqe të tjera më të rralla

Kur duhet ta kontaktoni mjekun?

Kur keni një dhimbje perzistente barku e cila përhapet në pjesën e shpinës, të përziera, të vjella, humbje të peshës, jashtëqitje të afatgjata yndyrore dhe diarre kërkoni këshillën e mjekut tuaj. Nëse ka dyshim për pankreatit, anomali laboratorike, simptoma klinike, duhet të konsultoheni me një mjek gastroenterohepatolog, I cili do t’i bëjë analizat e nevojshme laboratorike dhe procedurat vizuale mjekësore për gjetjen e diagnozës, ordinim të planit të terapisë, si dhe këshilla se si të veproni për ta parandaluar.

Shpërndaj