Intervenime stomatologjike me anestezi të plotë për fëmijë me aftësi të kufizuara

Ekipi i lartë i stomatologëve i kushton vëmendje të veçantë shëndetit oral të fëmijëve me anë të shërbimeve bashkëkohore stomatologjike. Përveç procedurave standard, departamenti i stomatologjisë në “Acibadem Sistina” mundëson një qasje multidisiplinare në trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Së bashku me anesteziologët, intervenimet kryhen në anestezi të përgjithshme. Para trajtimit bëhet ekzaminimi anestetik.  Pas ekzaminimit, fëmija dërgohet në ordinancën stomatologjike të pajisur posaçërisht, në të cilën do të kryhet trajtimi.

Pasi fëmija të jetë nën ndikimin e anestezisë së plotë,  atëherë nis intervenimi. Gjatë kryerjes së procedures, monitorohen funksionet vitale tek fëmija. Fillimisht nis me pastrimin e plakës dentare të dhëmbëve, më pas riparohen dhëmbët e dëmtuar nga kariesi. Në rast se është e nevojshme, në fund bëhet heqja e dhëmbëve ( zakonisht dhëmbët e qumështit). Pasi të ketë përfunduar intervenimi, fëmija zgjohet, dhe shpërngulet në spitalin ditor pediatrik, në të cilin do të qëndrojë 1-2 orë dhe më pas mund të kthehet në shtëpi. Për shkak të pamundësisë për të ruajtur higjenën orle tek këta fëmijë, dhëmbët e tyre janë më të ndjeshëm. Prandaj, stomatologët i edukojnë prindërit rreth kujdesit të dhëmbëve tek këta fëmijë, me anë të përdorimit të pastave speciale, të cilat pengojnë zhvillimin apo shfaqjen e kariesit.

Stomatologjia pediatrike

Ekipi i lartë i stomatologëve i kushton vëmendje të veçantë shëndetit oral të fëmijëve me anë të shërbimeve bashkëkohore stomatologjike. Të gjitha intervenimet kryhen me shumë kujdes dhe me një qasje të veçantë me qëllim që fëmijët të mos kenë frikë nga stomatologu. Gjatë periudhës së intervenimit, fëmijët mund të shohin filmin e tyre të preferuar të animuar, gjithashtu departamenti stomatologjik pediatrik ofron për fëmijët edhe mbushje speciale të dhëmbëve me ngjyra të ndryshme. 

Shpërndaj