Intervistë me Doc. Dr. Andrej Petrov: Rreziku nga solariumi mbi lëkurën është më i madh se dielli për 20 herë

Nga viti në vit rritet numri i personave që sëmurohen nga karcinomi i lëkurës, shqetëson edhe fakti që paraqitet te popullata më të re, cilat janë qëndrimet tuaja lidhur me këtë çështje?

Në përgjithësi rritet numri i të sëmurëve nga sëmundjet malinje, në kuadër të kësaj edhe numri i të sëmurëve nga kanceri i lëkurës. Sëmundjet malinje sot janë një lloj sëmundje kronike që përfshin numrin më të madh të popullatës. Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut dhe është e ekspozuar ndaj mjedisit të jashtëm. Ajo është barriera mbrojtëse. Në sipërfaqen e lëkurës së një personit të moshuar jetojnë 2 kilogramë bakteri që janë një lloj shtresë mbrojtëse të lëkurës. Sot, sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë rrezatimi ultra vjollcë identifikohet si karcinogen kryesor. Dielli është shkaktari direkt i  vjetërsimit të lëkurës por edhe për zhvillimin e tumoreve të caktuara malinje. Kur flasim për tumoret malinje të lëkurës ekzistojnë karcinome të lëkurës janë me origjinë epitelë edhe melanoma malinje që është tumori i qelizave pigmente melanocitet. Këto janë më të shpeshtat por ka edhe tjera që janë më të rralla.

Si njihet shfaqja e melanomës, a ekzistojnë shenja paralajmëruese ?

Melanoma malinje është tumori më i rrezikshëm i lëkurës dha shkaku më i shpeshtë për vdekje nga sëmundjet e lëkurës. Bëhet fjalë për tumor që ka origjinën e qelizave të pigmentit të lëkurës në shtresën më sipërfaqësor epidermis dhe pastaj përhapet ndaj shtresave më të thella të lëkurës dhe metastazon në nyjat limfatike. Duhet ta vizitoni mjekun për çdo “nishan të ri“ ose çdo nishan ekzistues që ndryshohet ose fillon të rritet, të gjakoset.

Ekziston rregulla  e ashtuquajtur ABCD nga akronimet e fjalëve në gjuhën angleze që shënojnë asimetri, kufi të ndryshimit, ngjyrë dhe diametër janë shumë të dobishme edhe për vetëevaluim, vetëm të vlerësojmë a ka ndonjë problem me ndonjë nishan që duhet ta ekzaminojmë te dermatologu.

Ajo që duhet ta dimë se nuk duhet të shqetësohemi dhe se 20% të melanomave krijohen nga nishanet ekzistuese ndërsa të tjerat krijohen de novo.

Cilat janë grupet e rrezikuara ose a preken burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë ?

Grupet më të rrezikuara janë njerëzit me lëkurë të ndritshme, pastaj ato që kanë pasur histori për melanoma në familjen, ato që gjatë jetës janë më shumë të ekspozuar në rrezatim diellor, pacientet që më parë kanë pasur melanoma të diagnostikuar kanë rrezik për të zhvilluar edhe një tumor të ri.

A janë gratë të vetëdijshme për veprimin e dëmshëm të solariumit, ose edhe më tej janë viktima të ngjyrës së erret të lëkurës?

Solariumet janë punë e dëmshme dhe unë nuk i rekomandoj. Në shumicën e shteteve federale të Amerikës ato janë të ndaluara dhe në shtetet ku nuk janë të ndaluara trajtohen si rrezik. Me shumë masa parandaluese. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu i ka shënuar si të rrezikshme. Gjithmonë duhet të dihet se efekti i solairumit mbi lëkurën është për 20 herë më të fortë nga dielli natyror, dhe me këtë edhe veprimi i dëmshëm d.m.th. karcinogjeneza dhe vjetërsimi i lëkurës. Për fat të keq pjesa e madhe e popullsisë nuk mendon për këtë. Por gjithsesi kultura shëndetësorë gjithnjë e më shumë po rritet në këtë plan. Siç thonë populli kot do të kenë ngjyrë e errët të lëkurës kur do të zhvillohen ndonjë nga tumoret e lëkurës dhe kur lëkura do të vjetërsohet para kohe.

Sa shpesh duhet të ekzaminohen nishanet dhe në çfarë mënyrë?

Ekzaminimi i rregullt i nishaneve bëhet një herë në vit. Këtë rregull duhet të zbatojnë të gjitha paciente me të ashtuquajturin multiple mole syndrome. d.m.th ato  me më shumë nishane në trup. Sepse një nishan që është normal ka shanse shumë të vogla që gjatë një viti të transformohet në diçka malinje.

Atje ku nuk jemi shumë të sigurt vendoset për mbikëqyrje me afat të shkurtër nga 3 muaj. Por edhe nëse atëherë nuk jemi të sigurt ose për diçka dyshohemi rreth këtij ndryshimi lëkuror  duhet të hiqet në ind të shëndosh  dhe të dërgohet për analizë histopatologjike.

Tanimë disa vite me radhë Spitali klinik “Acibadem Sistina” ndërmerr aktivitete për shënimin e muajit të melanomës?

“Disa vite më radhë ne marrim pjesë në fushatën evromelanoma me ofrimin e ekzaminimeve falas për qytetarët gjatë një shtune në muajin maj. Rreth një qind njerëz çdo vit kanë mundësi që të ekzaminohen me teknikën më bashkëkohore të dermatoskopisë digjitale Mole max HD. Fushata, para se të gjithash është me karakter parandalues, por më i rëndësishëm është aspekti simbolik për alarmimin e rrezikshmërisë nga shfaqja e kancerit më të rrezikshëm të lëkurës- melanoma dhe për zbulimin e tij të hershëm dhe trajtim. Nëse zbulohet me kohë, shanset për të arritur rezultatin më të mirë në mjekim dhe mbijetim janë më të mëdha. Lidhur kësaj gjithmonë theksoj se bindjet e vjetra të popullit se nishanet nuk duhet të preken ose të operohen sepse mund të merret kancer, janë të gabueshme dhe të pasakta, kjo është e provuar në shkencën e mjekësisë. Problemi krijohet te personat që më vonë kanë vizituar mjekun për shkak të frikës, dhe në këto faza të sëmundjes asnjë operacion nuk mund të ndihmojë”.

Cilat janë aktivitetet për këtë vit?

Ky vit në shtunën më 18 maj nga ora 8 deri në orën 16  përsëri do të bëjmë aksion për ekzaminime falas të nishaneve në spitalin tonë në Repartin e dermatovenerologjisë. Një aktivitet që filluam mes të pareve në shtet dhe zhvillojmë tanimë 5 vite me radhë. Ne jemi spital privat, sipas shumë parametrave një prej më të mirave në rajon, por kemi edhe përgjegjësi sociale dhe e demonstrojmë me kujdesin tonë për bashkësinë. Të theksoj se kemi bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Shoqatën e dermatologëve të Maqedonisë, edhe në këtë fushatë kemi vepruar në partneritet.

Gjatë këtyre ekzaminimeve falas a është detektuar një karcinom te disa paciente?

Po kemi pasur raste të tilla. Zakonisht pacientë me karcinome bazocelulare, që i kemi trajtuar në mënyrë të suksesshme, por edhe paciente me nishane të dyshimta që i kemi hequr në mënyrë parandaluese.  Kemi pasur edhe raste ku kemi zbuluar raste të reja të melanomës, dhe në ekzaminimet parandaluese  kemi pasur edhe pacientë me melanoma in situ, përkatësisht të zbuluara në fazën më të hershme para se të fillohet të përhapet në drejtim më poshtë, ku ka 100% mbijetesë e sëmundjes.

Puna e dytë është se gjatë këtyre ekzaminimeve përmes fushatës promotive e rrisim ndërgjegjësimit  për domosdoshmërinë e përdorimit të faktorëve për diell. Pacienteve u japim edhe broshura me të cilat theksojmë rëndësinë nga mbrojtja e rrezatimit diellor.

Shpërndaj