Ekzaminimet PET/CT bëhen te pacientet onkologjike të sëmurë dhe është metode e dobishme për diagnostikim, për vlerësim të stadiumit të sëmundjes dhe për progresimin e saj, për detektimin e recidiveve lokale dhe metastazave të largëta, vlerësim të përgjigjes së terapisë së përdorur dhe për planifikim të saktë radioterapisë te pacientët onkologjike.
Në zhvillimin e shpejtë dramatik dhe mjekësia ka zhvillimin e vetë progresiv në diagnostikën dhe teknikave diagnostike. Në vitet e fundit zhvillimi i mjekësisë së personalizuar është e ndjekur edhe me zhvillimin e procedurave të reja në fushën e mjekësisë nukleare. Një prej procedurave më të reja të skenimit është përdorimi i aparateve PET/CT.
Për mundësitë dhe avantazhet e diagnostikës së PET/CT kemi folur me Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësi nukleare.
Çfarë është PET/CT?
Dr. Muratovska: Skaneri PET/CT është sistem i integruar i skanerit PET dhe skanerit CT. Skani PET/CT është fuzion i PET (tomografia pozitrone emisione) dhe CT (tomografia e kompjuterizuar) dhe është një nga teknikat më efektive të fotografimit. Me një imazhe tregohen ndryshimet në trupin e njeriut në nivel metabolik, dhe me kombinimin e dy teknologjive – PET për vlerësim funksional dhe CT për lokalizim anatomike të ndryshimeve. PET është metoda më sensitive molekulare imaging në kohën e sotme në të cilën me zbatimin intravenoz të emitereve pozitrone mund të tregohen ndryshimet e hershme metabolike në qelizat.
Historia e shkurtër
Përdorimi i emitereve pozitrone në qëllimet mjekësore daton nga viti 1951 kur me kamerën e parë gama të konstruar me dy krerë është bërë incizimi i parë të trupit të njeriut, por në formë dydimensionale. Bile në 1974 është konstruar kamera që ka pasur mundësi për incizimin dhe rekonstruim të tomogramet në të gjitha tre rrafshe ( transversale, koronale dhe sagjitale), dhe nga ajo kohë daton emri PET (tomografia pozitrone emisione).
Në mesin e 80 viteve të shekullit të kaluar është zhvilluar koncepti i sistemit multidetektor me uljen e shpenzimeve të prodhimtarisë, ashti që kamerat ishin prodhuar për qëllimet komerciale, ndërsa rritja në zhvillimin e skanerit PET filloi në vitin 2001. Atëherë është konstruar edhe kamera e parë PET/CT dhe janë përsosur programet kompjuterike për përpunimin e të dhënave digjitale, rekonstruksion të fotografive dhe planifikimin e radioterapisë. Zhvillimi i përshpejtuar të teknologjisë kompjuterike mundësoi zhvillimin e shpejtë të kësaj metode. Me programet kompjuterike mundësohet fuzioni i të dhënave të marra nga CT, MR dhe PET klasike ndërsa para disa viteve janë instaluar edhe kamerat e para PET/MR. Deri në vitet e vonshme 1990 radiofarmaceutiket PET janë përdorur vetëm në qëllimet eksperimentale. Në fillimin ishin shumë të shtrenjta dhe nuk ka pasur prodhimtari komerciale, bile edhe me sintezën e F18 – FDG (fluorodeoksiglukozë) filloi epoka e zbatimit klinik të PET.
Skaneri PET/CT është sistem i integruar nga skaneri PET dhe skaneri CT. PET/CT skani është fuzion i PET (tomografia pozitrone emisione) dhe CT (tomografia e kompjuterizuar) dhe është një nga teknikat më efektive të incizimit.
Parimi i PET
Zbulimi se tumoret malinje, recidivet dhe metastazat tregojnë metabolizmin e rritur të glukozës në krahasim me indet normale, ka shkaktuar shumë studime klinike. Është e njohur se shumë qeliza tumorale për rritje dhe reproduktim si burim për energji përdorin glukozën, për shkak të kësaj është e mundshme tregimi i qelizave të vogla tumorale në sistemet e ndryshme organike. Kur zhvillohet sëmundja, ndryshohet biokimia e indeve dhe qelizave. Te karcinomat qelizat multiplikohen me një tempo shumë të shpejtë sesa qelizat normale, duke u ushquar me sheqere si glukozë.
Deri tani kemi ndjekur efektin e terapisë, por ishte shumë më të rendë të caktohet a tumori është aktiv ose jo. Tani, në mënyre të qartë vërehet “jeta” e indit tumoral.
Në botën, ky aparat në 45 për qind të rasteve ndryshon trajtimin e pacientit nga aspekti i terapisë. Me ndihmën e PET/CT përcaktohet edhe lokacioni i saktë i qelizave kancerogjene me madhësi deri në 5mm. Vërehet se sëmundja është e përhapur edhe në organet e tjera, domethënë nëse ekzistojnë metastaza. Teknikat e deritanishme të incizimit nuk i diagnostikuan metastazat me dimensione të vogla në fazën e hershme. Me ndihmën e PET/CT mund në kohë të diagnostikohen dhe sa më shpejtë të fillohet me trajtim.
Në praktikën rutine kryesisht ekzaminimet PET/CT kryhen te të sëmurët onkologjike dhe veçanërisht është metodë e dobishme për diagnostikim, për vlerësimin e stadiumit të sëmundjes dhe progresimit të saj, për detektimin e recidiveve lokale dhe metastazat e largëta, vlerësimin e përgjigjes nga terapia e pranuar dhe për planifikim preciz të radioterapisë te pacientet onkologjike.
Përveç në onkologji, PET/CT zbatohet edhe në kardiologjinë për diagnostikim të sëmundjes së zemrës iskemike, në neurologjinë për epilepsi dhe demencione, bile edhe te sëmundjet e ndryshme inflamatore.
Si kryhet procedura?
Dr. Muratovska: Në praktikën rutine sot është radiofarmaceutiku- emiteri pozitron F18- FGD që është një radioizotop (Fluor 18) i lidhur me sheqer- glukozë dhe shpërben për shfaqjen e metabolizmit të glukozës.
Para kryerjes së skanimit është e nevojshme që pacienti të mos marrë ushqim më së paku 6 orë para incizimit. Mund të pihet ujë para incizimit, ndërsa më shumë pas incizimit. Hidratimi i mirë i pacientit dhe niveli i glukozës në gjak në kornizat normale janë parakusht. Para incizimit matet niveli i glukozës në gjak, ndërsa pastaj injektohet radiofarmaceutiku. Radiofarmaceutiku injektohet në mënyrë intravenoze, në një sasi të caktuar sipas moshës dhe sipas peshës trupore të pacientit, zakonisht pas një pushim të shkurtër. Pacienti pas injektimit duhet të pushojë, incizimi kryhet pas 60 minutash dhe zgjat rreth 30 minutash për tërë trupin. Pastaj incizimet përpunohen me ndihmë të softuerit të veçantë kompjuterik.
Regjistri kombëtar onkologjik PET (NOPR)- baza kombëtare e të dhënave e dokumenton përdorimin e PET dhe PET/CT në menaxhimin e kancerit dhe tregon se në më shumë se një praj tre rasteve, rezultatet e PET/CT shkojnë deri në një ndryshim të shpejtë në trajtimin e pacientëve.
Diagnoza është e shpejtë, raporti mjekësor nga skani PET/CT merret për 24-48 orë. Përparësia është se aparati është “dy në një”, pacienti nuk zhvendoset, ndërsa incizimi i tërësishëm është i shkurtër, domethënë nuk zgjat më shumë se 30 minuta.
A ka pasoje negative incizimi në PET/CT?
Dr. Muratovska: PET/CT skani është i sigurt për pacientet. Mund të zbatohet te fëmijët dhe te pacientet e moshuar, te pacientet me implante dhe proteza artificiale, si dhe te pacientet me diabet, pas përgatitjes së nevojshme. Doza e radiofarmacetikut që përdoret është shumë e vogël dhe nuk ka efekte të padëshirueshme dhe nuk ndikon në proceset normale në organizmin. Skanimi PET/CT vetëm nuk kryhet te gratë shtatzëne për shkak të ndikimit të dëmshëm mbi frytin. Prandaj gratë që janë shtatzëne duhet ta informojnë mjekun e tyre dhe personelin që kryejnë incizimin.
Sa skane PET/CT mund të kryhen?
Dr. Muratovska: Mund të kryhen më shumë skanime PET /CT gjate sëmundjes, me qëllim të caktohet diagnoza e saktë dhe procedura e saktë terapike dhe gjithashtu nëse hemoterapia ose rrezatimi japin efekte pozitive.
Incizimi PET/CT mund të kryhet në këto mënyra:
1.PET e tërë trupit me incizim të njëkohshëm dhe CT me dozë të ulët të tërë trupit (“low dose”CT) për korrigjim të atenuacionit të incizimet PET dhe për lokalizim të saktë anatomik të lezioneve.
2. Skani PET nga baza e kafkës deri në pjesët proksimale të mbigjunjëve me incizim të njëkohshëm të CT („low dose” CT) për korrigjim të atenuacionit të incizimeve PET dhe për lokalizim të saktë anatomik të lezioneve.
3. Analiza e të dhënave digjitale që janë marrë gjatë incizimit kryhet në njësi kompjuterike të lidhur me kamerën PET. Mjeku specialist i mjekësisë nukleare përcakton protokollin e incizimit në varësi të indikacionit klinik.
Cilat janë indikacionet për skanin PET/CT?
Dr. Muratovska: Mjekët e specialiteteve të ndryshme si onkologji, pulmologji, gjinekologji, dermatovenerologji, mjekësi interne ( hematologë, gastroenetrologë, endokrinologë), onkologë pediatrik mund të bëjnë referimet e pacienteve për PET/CT.
Më saktësisht të gjithë ato që punojnë me sëmundje për të cilët ekzistojnë indikacione për FDG- PET CT, sipas studimeve të kontrolluara ndërkombëtarë multicentrike, ato janë noduset solitare në mushkëritë dhe karcinomi i mushkërive, tumore në rajonin e kokës dhe qafës, limfomat, melanomi, karcinomet e gjëndrës tiroide, karcinomi kolorekltal, karcinomi i ezofagut, karcinomi i gjirit, karcinomi i ovarit dhe mitrës, karcinomi i mëlçisë, karcinomi i rrugëve të tëmthit dhe fshikëza e tëmthit, karcinomi i pankreasit dhe tumoret e tjera malinje të traktit digjestiv, tumoret malinje të testikujve dhe sistemit reproduktiv të meshkujve, karcinomi i veshkës (me dyshim për sëmundje të përhapur, por edhe për tumor primar të veshkës), tumore malinje të sistemit muskulo- skeletor (të gjitha llojet e sarkomave), si edhe tumoret me origjinë të panjohur dhe lokalizim.
Indikacionet joonkologjike janë te sëmundja iskemike miokarde (pas përpunimit të tërësishëm diagnostik të zbatuar dhe pas rezultatit të marrë të paqartë dhe epilepsia (në mënyrë paraoperative për lokalizim të fokusit të epilepsive refraktore me lokalizim të paqartë).
Ardhmëria e PET
Ardhmëria gjithsesi qëndron në mjekësinë e personalizuar dhe në teranostoikën ( diagnostikimi dhe terapia me preparatit të njëjtë farmaceutik), por këtu gjithashtu vend i rëndësishëm ka mjekësia nukleare. Përdorimi i skanerëve PET/RM gjithashtu është sfidë, si dhe përdorimi i radiofarmaceutikëve për sëmundje të caktuara.
Regjistri PET kombëtar onkologjik (NOPE) – baza kombëtare e të dhënave dokumenton përdorimin e PET dhe PET/CT në menaxhimin e kancerit dhe tregon se në më shumë se nga një nga tre rastet, rezultatet e PET/CT shkojnë deri në ndryshim të shpejt në trajtimin e pacientëve. Rezultatet e prezantuara në revistat për onkologji klinike, tregojnë rolin thelbësor që PET/CT mund ta luajë në diagnostikimin e drejtë ose verifikimit të recidiveve suspekte te karcinomat. Përveç asaj, Rrjeti kombëtar i kancerit (NCCN) inkorporon PET/CT në algoritëm për menaxhment në më shumë malinjitete. Për shkak të kësaj përdoret si metoda standarde për ndjekjen e të sëmurëve me tumoret e ndryshme. Veçanërisht është e dobishme për lokalizimin e tumoreve, vlerësimin e efektit të terapisë, përcaktimin e stadiumit të sëmundjes përkatësisht progresioni i saj, për detektimin e recidiveve lokale dhe metastazat distante, ndërsa kamerat më të reja PET/CT mundësojnë planifikimin preciz të radioterapisë te pacientet onkologjike.