Intervistë: Prof. Dr. Nebojsha Tasiq – Kardiolog: edhe gratë e reja janë të rrezikuara ndaj infarktit në zemër

Problemet kardiovaskulare janë sëmundje moderne të ditës së sotme, ndërkohë që gratë veçanërisht pas periudhës së menopauzës janë më tepër të rrezikuara ndaj infarktit në zemër dhe atij në tru. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” javën e kaluar u hap qendra e parë HISPA në Maqedoni. Ajo çfarë e dallon këtë qendër dhe e bën atë unike në vend dhe në rajon, është qasja e personalizuar në reduktimin e faktorëve të rrezikut dhe rregullimin e presionit të gjakut, të cilat ndikojnë ndjeshëm në parandalimin e infaktit në zemër dhe në tru.

Me hapjen e kësaj qendre në “Acibadem Sistina” në të njejtën kohë u krijua edhe shoqata “HISPA M” e cila u bë pjesë e shoqatës rajonale HISPA për trajtimin e presionit të gjakut dhe parandalimine e infarktit në zemër dhe në tru. Qendra të tilla gjenden në 55 qytete në Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Bullgari në të cilat punojnë specialistë të një niveli të lartë. Prof. Dr. Nebojsha Tasiq, kardiolog i njohur në Institutin e sumundjeve kardiovaskulare “Dedinje”  në Beograd, në intervistën për Zhenski magazin (Revistën e grave) shpjegoi mënyrat specifike për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shkup dhe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”?

Dr. Tasiq – Ka disa arsye për të cilat ndodhem këtu.  Së pari dua të falenderoj profesor Aleksandar Nikoliq dhe udhëheqësin e spitalit klinik “Acibadem Sistina” që më ftuan për të bashkëpunuar për dy projekte të bukura. Proekti i parë është edukimi i mjekëve për trajtimin e hipertensionit rezistent, edukimin e një programi të veçantë i cili quhet HISPA – një program për parandalimin e shfaqjes së infarkit në zemër dhe në tru. Kam kënaqësinë të them se qendra e parë HISPA në Maqedoni është hapur në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Maqedonia është shteti i gjashtë në të cilin është hapur kjo qendër. HISPA është një shoqatë e re dhe e veçantë e cila ka si detyrë trajtimin einfarktit në zemër dhe në tru, me naë të një programi të veçantë HISPA, që t’iu përgjigjet në kohë pacientëve të cilët kanë probleme kardiovaskulare.

Përse njerëzit sot vuajnë gjithnjë dhe më tepër nga sëmundjet kardiovaskulare?

Dr. Tasiq – Sot, rritja e presionit të gjakut, diabeti, epidemia e gripit, rritja e peshës trupore, çrregullimi i metabolizmit, tashmë nuk konsiderohen si sëmundje më vete, por si një sëmundje e re e quajtur rreziku kardiovaskular. Prandaj ne, mjekët dhe infermierët, kemi bashkuar forcat tona me një program të ri, të veçantë, të specializuar dhe modern, me metodën HISPA për të luftuar dhe parandaluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Qendra HISPA ekziston në Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Bullgari dhe tashmë edhe në Maqedoni. Kjo luftë është tepër e nevojshme në këtë rajon, sepse çdo ditë njerëzit humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare. Nëse në të kaluarë, në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, njerëzit vdisnin nga murtaja, tuberkulozi dhe nga sëmundje të tjera infektive, sot, njerëzit humbasin jetë nga sëmundjet kronike, të cilat nuk janë sëmundje ngjitëse, siç janë sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj sot jemi këtu, prandaj dhe presim që shumë mjekë dhe punonjës mjekësorë të bashkohen me ne në këtë luftë, me qëllim që të shpëtojmë sa më shumë pacientë.

A është i rritur rreziku i problemeve kardiovaskulare veçanërisht tek gratë pas menopauzës?

Dr. Tasiq – Këtë pjesë dua t’ia përkushtoj lexuesve të Zhenski magazin (Revistës së grave) dhe të gjitha grave në përgjithësi. Gratë si bartëse të familjes, gratë të cilat kujdesen për shëndetit të të gjithë familjes. Ato nuk kujdesen vetëm për shëndetin e tyre, por për shëndetin e të gjithë familjes. Prandaj, programi HISPA ka të bëjë me edukimin veçanërisht të grave. Fatkeqësisht, gratë në preiudhën e menopauzës, janë më tepër të ekspozuara ndaj faktorëve të rrezikut. Shkak për këtë është stresi, lëvizja e pamjaftueshme, mënyra jo e mirë e të ushqyerit. Dua të theksoj se mjekësia e sotme i kushton vëmendje të veçantë grave në periudhën e menopauzës. Prandaj, ne duam që edhe gratë e moshës 30 vjeçare dhe ato të cilat janë në fillim të moshës 40 vjeçare, duhet të kryejnë në mënyrë agresive kontrolle të rregullta në mënyrë që të mos preken nga faktorët e rrezikut. Çfarë do të thotë në mënyrë agresive? Ato gra të cilat janë relativisht të reja, i edukojmë që të heqin dorë nga konsumi i duhanit, dhe përveç pamjes së tyre fizike ato duhet të kujdesen edhe për shëndetin e tyre, të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe të merren me aktivitete sportive. Në këtë mënyrë do të jenë të dukshme rezultatet edhe përsa i përket kujdesit të tyre në pamjen e jashtme. Kështë periudha e menopauzës do ti gjej ato të shëndetshme dhe me reduktim  të problemeve kardiovaskulare. Është e gabuar që periudhën e menopauzës  gratë ta shohin  si faktor rreziku kur ato janë në rrezik që në moshë të re, që në moshën 30 vjeçare.

Ju do të pyesni përse një grua e re dhe e bukur duhet të kryej kontroll në qendrën HISPA? Ne duam ti zbulojmë në kohë pikat e saja të dobëta, për ti sanuar /korrigjuar problemet të cilat ka shumë gjasa që të shfaqen në vitet e ardhshme. Këto probleme ne do ti korrigjojmë në kohë, do të krijomë  një bashkëpunim të mirë ndërmjet mjekut dhe gruas, dhe këtë bashkëpunim do ta kultivojmë për dekada me rradhë. Qëllimi ynë është që personat e shëndetshëm të mbeten të shëndetshëm, duke parandaluar në këtë mënyrë shfaqjen e infaktit në zemër dhe në tru.

A keni një shembull konkret të parandalimit dhe trajtimit veçanërisht për gratë e reja?

Dr. Tasiq – Sot, fatkeqësisht, kufiri i plakjes është zhdukur, dhe gratë e reja janë në qendër të sëmundjeve kardiovaskulare, prandaj them që me një mënyrë jetese të shëndetshme, kjo mund të parandalohet. Dua të theksoj se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për parandalimin, por për një kujdes aktiv ndaj vetvetes. Sot, flitet shumë për këto rreziqe në televizione dhe media, por gjithçka paraqitet si një re që zhduket, me disa këshilla të përgjithshme. Ajo çfarë ne duam të arrijmë në qendrat tona HISPA është që të orientojmë çdo grua të ushqehet siç duhet, si të lëvizë, si të  pushojë, si të përballet me problemet e tjera dhe me pikat e saja të dobëta, dhe si të luftojë kundër stresit.

Do t’ju jap një shembull konkret. Kemi një grua e cila është në fillimet e të dyzetave. Ajo është nënë, ka dy ose tre fëmijë, punon në një kompani, ka detyrime shtëpiake, çdo lëvizje e bën me makinë, kryen shumë pak ecje. Kjo grua paraqitet tek mjeku i familjes dhe ai i thotë: keni pak rritje të yndyrës, keni pak rritje të sheqerit, por ju nuk ndjeni asgjë, nuk keni dhimbje dhe këtë ju nuk e shikoni si diçka të rëndë. Pikërisht, kur kjo grua mendon se gjithçka është në rregull, ajo pëson infarkt në zemër ose në tru, dhe të gjithë të habitur pyesin, si ka mundësi? Këto faktorë rreziku shumfishohen dhe akumulohen në mënyrë të progresuar, dhe më pas si pasojë e ndonjë stresi më të madh, mund të shfaqet infarkt në zemër apo në tru. Prandaj ne jemi këtu, tek qendrat HISPA, për ti parë në kohë këto ndryshime, për ti korrigjuar ato por jo në mënyrën që nuk ju përshtatet juve. Tashmë ka ikur koha e mjekëve të cilët thonë: mos pini duhan, mos konsumoni ushqime të yndrshme, mos konsumoni ushqime pikante, merruni më tepër me ndonjë aktivitet, ja dy ilaçe dhe mirupafshim. Edhe ne mjekët duhet ta ndryshojmë qëndrimin tonë. Prandaj, sot në Shkup, mbajmë leksione edukative edhe në këtë temë. Për qendrat tona HISPA ka mjaft informacione në faqet tona të internetit, në media dhe në aplikimet celulare. Ne duam që në mënyrë aktive të edukojmë edhe mjekët edhe popullin se mënyra e vetme dhe e vërtetë është parandalimi i personalizuar, që absolutisht çdo pacient të ketë profilin e tij personal për një jetë të shëndetshme.

 

Kush mund të jetë pacient në qendrën HISPA?

Dr. Tasiq – Në qendrën HISPA do të trajtohen pacientët të cilët kanë çrregullim të presionit të gjakut ose rregullim jo adekuat të presionit të gjakut, pacientët të cilët janë paraqitur tek mjeku kardiolog por përsëri nuk kanë arritur ta rregullojnë presionin e gjakut. Këta pacientë kanë nevojë për diagnozë të plotë, trajtim dhe monitorim. Fokus kryesorë janë edhe pacientët të cilët kanë rrezik të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Ata mund të jenë relativisht persona të shëndetshëm të cilët nuk kanë asnjë simptomë por kanë probleme të tjera të tilla siç është mbipesha, stresi, presioni i lartë i gjakut, si dhe të ushqyerit në mënyrë jo adekuate. Një program i veçantë është edhe rehabilitimi i pacientëve të operuar sipas programit të personalizuar HISPA, i cili do të mundësojë reduktimin e faktorëve të rrezikut dhe zhvillimin e sëmundjes. Në qendrën tonë janë të mirëpritur edhe personat e shëndetshëm të cilët duan ta ruajnë shëndetin e tyre.

Përveç terapisë që ju rekomandoni për pacientët, a duhet të ndryshohet në mënyrë drastike  edhe mënyra e tyre e jetesës, dhe sa e rëndësishme është qasja psikologjike?

Dr. Tasiq – Jo të ndryshohet, unë do të thoja duhet të korrigjohet. Fjala “ndryshim” shpesh ndikon rëndë psikologjikisht tek njerëzit. Nëse dikush dëshiron të konsumoj mish derri dhe sallatë me speca, ndërkohë që mjeku i thotë: Nuk duhet ta konsumoni atë!, kjo ndikon psikologjikisht keq tek pacienti. Ne kërkojmë një mënyrë të butë dhe jo mënyrë kategorike: Këtë nuk duhet ta konsumoni!, por ti korrigjojmë ato gjëra të cilat janë të dukshme. Diku ka më shumë dhe diku më pak hapësirë për të bashkëpunuar me pacientët. Prandaj, ne ndjekim të gjitha tendencat botërore më të reja – shkencore dhe profesionale. Ajo çfarë është veçanërisht e rëndësishme në këtë program shkencor, është fakti që ne i japim rëndësi të veçantë reduktimit apo shmangies së faktorëve të rrezikut tek pacientët tanë.

Burimi : Zhenski magazin ( Revista e grave)

Shpërndaj