Kafeina shëron, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke

Ndonjëherë, secili prej nesh ankohet nga dhimbja e kokës.  A keni menduar se ndoshta kafeina mund të jetë shkaku i dhimbjes së kokës, dhe nga ana tjetër pikërisht kafeina ju ndihmon që të liroheni nga nervozizmi? Studimet kanë treguar se kafeina luan një rol të dyfishtë, ajo shpesh  ndihmon por edhe muind të jetë shkak për dhimbjen e kokës.

Ndonjëherë, secili prej nesh ankohet nga dhimbja e kokës.  A keni menduar se ndoshta kafeina mund të jetë shkaku i dhimbjes së kokës, dhe nga ana tjetër pikërisht kafeina ju ndihmon që të liroheni nga nervozizmi? Studimet kanë treguar se kafeina luan një rol të dyfishtë, ajo shpesh  ndihmon por edhe muind të jetë shkak për dhimbjen e kokës.

Si ndihmon kafeina gjatë dhimbjes së kokës?

Kur keni dhimbje koke, bëni gjithçka që është në dorën tuaj  për të larguar sa më shpejtë ndjenjën e tensionit apo dhimbjen e kokës.  Pavarësisht nga dhimbja e kokës, kafetina mund t’ju ndihmojë. Kafeina është një përbërës I cili gjendet në shumë ilaçe të cilat shërbejnë për lehtësimin e dhimbjeve. Prania e kafeinës I bën këto ilaçe 40% më efektive  në lehtësimin e dhimbjeve.  Pavarësisht se çfarë lloj analgjetiku do të merrni, nëse kombinohet me kafeinë do të jape efekt shumë më të mirë. Në disa raste të caktuara, dhimbja e kokës mund të kalojë vetëm me pirjen e kafes.  Kafeina ndikon në reduktimin e inflamacionit dhe në këtë mënyrë ju çliron nga dhimbja.

Kur lëndon kafeina?

Edhe pse duket e çuditëshme, por ajo që e bën kafetinën një ilaç efektiv për dhimbjen e kokës, mund të ndodhë që pirja e një kafeje të mund të shkaktoj dhimbje koke. Meqenëse, kafeina i ngushton enët e gjakut, kur të ndërprisni pirjen e saj, enët e gjakut rikthehen në gjendjen e tyre të mëparshmedhe kjo gjë mund të shkaktoj dhimbje. Ajo çfarë mund të shkaktojë dhimbje koke, dhe që është e lidhur me kafeinën, shfaqet atëherë kur të ndaloni me futjen e saj në organizëm. Kjo është e njejta gjë sin ë rastin e marrjes së ilaçeve për dhimbje, nëse I ndërprisni, dhimbjet bëhen më intensive.

Si ta ndihmoni veten kur keni dhimbje koke?

Përcaktoni vetë se si ndikon kafeina në organizmin tuaj  dhe për sa kafeinë në ditë ka nevojë trupi juaj.  Nëse keni shpesh dhimbje koke, atëherë mundohuni që ta zvogëloni dozen e kafeinës, ose shmangeni atë krejtësisht. Gjëja më e mirë është që ta reduktoni atë gradualisht. Nëse zakonisht pini dy kafe në ditë, zvogëlojeni dozën me një kafe në ditë.  Mundohuni të vëreni se çfarë ju ndihmon më tepër kur keni dhimbje koke. E rëndësishme është që të siguroni një gjumë të mirë dhe të pini tepër ujë. Ushqimi I shëndetshëm dhe  aktiviteti  I rregullt fizik gjithashtu mund të ndihmojnë në reduktimin apo shfaqjen e dhimbjes së kokës.  Një këshillë tjetër për të cilën me siguri do ta dëgjoni doktorin tuaj është shmangia e situatave të cilat ju krijojnë stres. Masazhi, meditimi dhe teknika të tjera relaksuese janë të mirëpritura dhe gjithmonë janë një alternative e cila zëvendëson pirjen e ilaçeve dhe të kafeinës. 

Shpërndaj